SHBA“Mbajtëm kreun e SHISH, Berisha donte ta hiqte”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 13084
“SHISH, jo si ish-Sigurimi i Shtetit, i ulët niveli i penetrimit”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë direkt që kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, të mos shkarkohet.Në një raport sekret dërguar Departamentit të Shtetit në dhjetor 2007, Ambasada në Tiranë dërgon një pasqyrë të plotë në lidhje me situatën në SHISH. Raporti tregon se qeveria e SHBA ndërhyri direkt që Shaqiri të qëndrojë në punë, pavarësisht insistimit të Kryeministrit Sali Berisha, me argumentin e vetëm që kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri, është një kontakt i besueshëm i amerikanëve. “Pas zgjedhjes së tij si Kryeministër në vitin 2005, Sali Berisha u përpoq ta zëvendësonte drejtorin aktual të SHISH-it me një mbështetës, politikë e cila më rezultoi një betejë e gjatë mes Presidentit, Kryeministrit dhe drejtorit të SHISH-it. Pas ndërhyrjes tonë, të qeverisë amerikane, u sigurua përfundimisht që drejtori Shaqiri (një person profesionist dhe kontakt i vlefshëm për SHBA), të qëndrojë në detyrë. Pas kësaj, Berisha ka refuzuar të takohet me drejtorin Shaqiri, madje edhe në kontekstin e vizitave zyrtare në SHISH”, thuhet në raportin sekret. Më tej në këtë raport flitet gjerësisht në lidhje me situatën në SHISH dhe në Shërbimin Informativ të Ushtrisë. Në të vërehet se SHISH nuk ka një nivel të lartë penetrimi në shoqëri, ashtu siç është perceptuar nga shqiptarët. “SHISH dhe SHIU nuk janë të njohura të kenë ndonjë penetrim të nivelit të lartë, ndonëse perceptimi në mesin e shqiptarëve është se SHISH dhe SHIU janë tepër të futur në shoqëri dhe mes zyrtarëve, siç ka qenë Sigurimi. Sipas një perspektive të qeverisë së SHBA, ka disa individë që kanë mbetur që nga koha e komunizmit, si dhe disa që janë njohur si partnerë të aftë. Ka pasur disa incidente ku hetimet kanë ngecur për shkak të rrethanave të përfshirjes së zyrtarëve dhe sugjerohet se penetrimi ka qenë i ulët, por ne (SHBA), jemi në gjendje për ta dalluar një gjë të tillë”, thotë raporti. Më tej specifikohet se SHISH-i punon ngushtë me sistemin amerikan të shërbimit sekret dhe ka qenë i gatshëm ndaj çdo kërkese nga SHBA, ndërsa shton se përballet me shkurtime në buxhet dhe nuk mungojnë edhe goditjet politike. Një tjetër çështje është edhe mungesa e mbështetjes për SHISH-in, duke thënë se nuk mund t’i hetojë zyrtarët e lartë, pasi ata kanë imunitet ligjor.

Raporti për SHISH nga SHBA
Shërbimi Informativ shqiptar punon ngushtë me sistemin amerikan të shërbimit sekret dhe ka qenë i gatshëm ndaj çdo kërkese nga SHBA. Por, ata përballen me shkurtime në buxhet, ndërsa nuk mungojnë edhe goditjet politike.
SHISH është agresiv në gjetjen e të dyshuarve për krim të organizuar, por shumë herë rastet pushojnë së hetuari kur janë të lidhura me zyrtarë me imunitet. Shënojmë se deputetët, ministrat, gjyqtarët, KQZ etj., janë të mbrojtur nga imuniteti ligjor. Për shkak të kësaj, nuk ka nxitje të madhe në këtë pikë. SHISH është i kufizuar për mbledhjen e informatave dhe nuk ka autoritet për të arrestuar. SHISH mbledh dhe kalon informacion mbi zyrtarët e shtetit për çështjet e trafikimit të narkotikeve dhe ia kalon Policisë së Shtetit.

Krimet e Luftës: Shqipëria nuk ka ndonjë kriminel lufte, por SHISH ka ndihmuar në sigurimin e informatave mbi personat e kërkuar në Serbi dhe Bosnjë, dhe i ka vënë informatat në dispozicion.
Politizimi: Pas zgjedhjes së tij si Kryeministër në vitin 2005, Sali Berisha u përpoq ta zëvendësonte drejtorin aktual të SHISH-it me një mbështetës, politikë e cila më rezultoi një betejë e gjatë mes Presidentit, Kryeministrit dhe drejtorit të SHISH-it. Pas ndërhyrjes tonë, të qeverisë amerikane, u sigurua përfundimisht që drejtori Shaqiri (një person profesionist dhe kontakt i vlefshëm për SHBA), të qëndrojë në detyrë. Pas kësaj, Berisha ka refuzuar të takohet me drejtorin Shaqiri, madje edhe në kontekstin e vizitave zyrtare në SHISH.
Një militant i njohur i PD, me lidhje direkte me Kryeministrin, u vendos shef personeli në SHISH, si dhe një inspektor i përgjithshëm. Ai ka orkestruar disa punësime dhe emërime, por që nuk plotësojnë kërkesat për të punuar në SHISH, edhe pse teorikisht Shaqiri jep vendimin përfundimtar për punësimet. Në vijim pati shkurtime në buxhet. Gjithsesi, inspektori i përgjithshëm dhe shefi i personelit nuk kanë akses në informacion.

Penetrimi: SHISH dhe SHIU nuk janë të njohura të kenë ndonjë penetrim të nivelit të lartë, ndonëse perceptimi në mesin e shqiptarëve është se SHISH dhe SHIU janë tepër të futur në shoqëri dhe mes zyrtarëve, siç ka qenë Sigurimi. Sipas një perspektive të qeverisë së SHBA, ka disa individë që kanë mbetur që nga koha e komunizmit, si dhe disa që janë njohur si partnerë të aftë. Ka pasur disa incidente ku hetimet kanë ngecur për shkak të rrethanave të përfshirjes së zyrtarëve dhe sugjerohet se penetrimi ka qenë i ulët, por ne (SHBA), jemi në gjendje për ta dalluar një gjë të tillë.
Heqja e kreut të SHISH dhe dorëheqja e Ina Ramës

Në një kabllogram tjetër, ku ish-ambasadori tregon për luftën politike për SHISH-in, shprehet gjithashtu se kreu i SHISH-it dhe Ina Rama kanë një miqësi me njëri-tjetrin. Sipas këtij kabllogrami, burime të caktuara i thanë Ambasadës së nëse Bahri Shaqiri largohet nga detyra, atëherë edhe Ina Rama, në një situatë të tillë, mund të japë dorëheqjen nga posti i saj, nisur nga sulmet politike. “Shumë vënë në dukje edhe lidhjet mes Shaqirit dhe Ina Ramës, prokurore e Përgjithshme, e cila ka sfiduar sulmet e ardhura nga Berisha. Ata besojnë se nëse Shaqiri shkarkohet, ka të ngjarë që edhe Ina Rama të japë dorëheqjen”, thotë Withers në kabllogramin e tij dërguar Uashingtonit. Më tej thuhet se kërkesat për të ndryshuar ligjin për SHISH-in kanë probleme që lidhen me mënyrën se si funksionon ky institucion.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/09/2011. Filed under Agjent dhe Spiun. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to SHBA“Mbajtëm kreun e SHISH, Berisha donte ta hiqte”

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.