Rreth kritikës të Ambasadorit Withers për votimin e Parlamentit kundër kandidaturës të Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2589
PETICION i sponsorizuar nga Lek Mirakaj, VATRA, FEDERATA PANSHQIPTARE në SHBA rreth kritikës të Ambasadorit Withers për votimin e Parlamentit kundër kandidaturës të Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese

PETICIONI

Drejtuar:
Barack Obama
President i SHBA
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, DC 20500

Joseph Biden
Nën Presidenti i SHBA
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, DC 20500

Hillary R. Clinton
Sekretarja e Shtetit
U.S. Department of State
Washington, DC 20520





Ne të nënshkruarit e Peticionit drejtuar Presidentit të SHBA Barack Obama , Nën Presidentit të SHBA Joseph Biden, dhe Sekretares së Shtetit të SHBA Hillary R. Clinton, për të tërhequr vemendjen, rreth qendrimit të Ambasadorit Withers përsa i takon çështjes që paraqesim më poshtë.

Si shtetas Amerikanë me prejardhje Shqiptare, jemi shumë të shqetësuar lidhur me deklaratat e fundit të bëra nga ambasadori Withers në Shqipëri sa i përket votimit të Kuvendit të Shqipërisë për të hedhur poshtë emërimin e Vangjel Kostës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Ambasadori Withers e quajti vendimin e Kuvendit të Shqipërisë “të çuditshëm, nëse jo të pakuptimtë”, dhe nxiti median për ta luftuar vendimin në njëkohë kur bota është përsëri e shqetësuar për stabilitetin politik në Shqipëri.

Në një sulm të mëtejshëm për votimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, ambasadori Withers gjithashtu deklaroi se “arsyet e dhëna për këtë mospranim çuditërisht i ngjasojnë kriterit të projektligjit të lustracionit të vitit të kaluar, i cili qe deklaruar jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias”.

Jam i detyruar të vë në dukje natyrën mashtruese të kësaj deklarate. Projektligji i lustracionit për të cilin e ka fjalën ambasadori Withers, kërkoi një rishikim të së kaluarës së zyrtarëve. Ligji nuk u miratua, bazuar në mundësinë e shtrëngimit dhe të manipulimit të zyrtarëve ekzistues të zgjedhur, që ai ligj mund ta shkaktonte.
Kuvendi i Shqipërisë, megjithatë, nuk veproi fare në pajtim me parimet e projektligjit të lustracionit në këtë rast. Vangjel Kosta nuk ishte dhe nuk është një zyrtar i zgjedhur.

Lexoni më shumë..

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/03/2011. Filed under Peticione/Letër e Hapur. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Rreth kritikës të Ambasadorit Withers për votimin e Parlamentit kundër kandidaturës të Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese

  1. Qamil

    13/03/2011 at 23:40


    Ishte një fat që u shporr ku soj specie nga Shqipëria, se kishte një mision të vetme; Të destabilizonte nëpërmjet kreut të PS Edvin Rama, njeriu i sëmurë psiqik, i papërgjegjshëm, antishqiptar i betuar.
    Uidhërsi nuk kishte të bënte me politikën amerikane, por me politikën e xhunglës.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.