Rimbursimi, 15 ilaçe të reja në skemë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5083
Janë 14 alternativa të reja barnash që janë futur këtë vit në listën e rimbursimit.Këtë javë pritet hyrja në fuqi e saj pas miratimit nga qeveria në mbledhjen e radhës. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se projekt-vendimi është dërguar tashmë në Kryeministri. Mungesa e fondeve për të zgjeruar më shumë skemën dhe vendosja e TVSH-së për barnat, ka bërë që lista të shkojë në qeveri me gati disa muaj vonesë. ISKSH-ja kërkoi nga Ministria e Financave miratimin e një fondi shtesë prej 1.3 miliardë lekësh, por sugjerimi nuk u morr parasysh. Pas rishikimit të listës, Ministria e Shëndetësisë sugjeroi që të shtohej një fond rreth 650 milionë lekë, por as kjo kërkesë nuk u pranua nga Ministria e Financës. E kthyer për herë të tretë në komisionin e hartimit dhe miratimit të listës, ekspertët e Ministrisë ,ISKSH-së dhe përfaqësuesit e grosistëve vendosën për variantin përfundimtar. ISKSH-ja do të përballojë me fondet e saj shpenzimet e listës së rimbursimit.

Zëri i rimbursimit të barnave zë rreth 6.7 miliardë lekë në buxhetin e ISKSH-së. Krahasuar me vitin aktual, për 2011-n fondi për listën e barnave me rimbursim do të rritet me 14 %, ndërkohë që parashikohet që në këtë listë të përfshihen ilaçe më cilësore dhe më çmim më të lirë. Alternativat e reja të shtuara në skemë janë barna që kurojnë kryesisht sëmundjet tumoriale dhe ato të gjakut apo diabetin. “Këto janë prioritetet kryesore të listës së rimbursimit dhe kur flasim për sëmundje kronike, kemi parasysh sëmundjet e gjakut, sëmundjen e kancerit, ato kardiovaskulare”, kanë sqaruar specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë.

TVSH-ja dhe rimbursimi
Ata bënë me dije se vonesat në shpalljen dhe miratimin e kësaj liste krahasuar me vitet e shkuara, ka ardhur si rezultat i vendosjes së TVSH-së edhe për barnat, duke kërkuar kështu kryerjen e kalkulimeve të reja në lidhje me faturën financiare. “Për herë të parë këtë vit është futur TVSH-ja mbi barnat dhe duhej më shumë kohë për të bërë llogaritjet”, sqaruan specialistët. Sikundër ka ndodhur gjatë viteve të mëparshme, një sërë medikamentesh janë hequr nga lista e rimbursimit, për t’u zëvendësuar me barna të tjera, teksa për një numër të caktuar medikamentesh është bërë edhe ndryshimi i formëdozave që do të rimbursohen. Masa e rimbursimit të barnave do të vijojë të jetë e përshkallëzuar nga 50 deri në 100 për qind të medikamentit, e kategorizuar kjo sipas shtresave që do të përfitojnë. Barnat e listës do të ofrohen falas për fëmijë 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët. Të gjitha barnat falas do të shkojnë edhe për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës si dhe për një sërë personash të tjerë, si: për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozës multiple, talasemisë major. Ndërsa kategoritë e tjera do të përfitojnë rimbursim të pjesshëm në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50 për qind e medikamentit.

Barnat e reja

Për sëmundjet kronike
• Forme-doza te reja:
• Ampicilline 1gr fl.
• Somatropine 8mcg(24UI), 12mcg (36UI), 24 mcg (72UI)
• Beclomethasone100mcg/doze*200doza spry nasal;
• Ferrum hydroxide sucroze 100mg/5 ml iv amp.
• Beclomethasone + formoterol 100mcg/6mcg*120 doza/inhalacion pompe si dhe kombinimi i barnaveValsartan+amlodipine+hydrochlorthiazide (160+5+12.5) mg; (160+10+12.5) mg; (160+5+25) mg; pasi keto barna kane kompliance me te mire dhe perdorim me te pershtashem per te semure kronike.

Alternativa mjekuese dhe kombinime të reja
• Indicaterole maleate 150 dhe 300mg tabl( semundjet kronike respiratore
• Tobramycine 3mg/ml-5 ml (Pika per sy),
• Tobramycine0.3%-3.5 gr (pomade per sy)
• Kombinimi Tobramycine+Dexamathasone (3mg+1mg) mg-3.5 gr Pomade per sy e (3mg+1mg)ml-.5 ml Pika per sy;
• Latanoprost 0.005%-2.5ml pika per sy, kombinimi Latanoprost+Timolol maleate (50mcg+6.83mg)-2.5 ml pika per sy  Pyrantel embonate 125 mg, 250 mg tabl , 125mg/2.5ml-15 ml fl si antiparazitar
• Insulina Lispro 100UI/ml-3 ml se bashku me ate te kombinuar Insulin Lispro protamine 100UI/ml-3 ml ne raport 25/75 dhe 50/50 si nje insuline e re analoge duke e plotësuar me mire këtë grup barnash.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/04/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.