Rasmus – Kujdese me fene e tjetrit!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1435
Z.Rasmussen ka thënë se nuk kërkon ndjesë për lirinë e shtypit
Rasmussen: Më kujdes ndaj çështjeve fetare

Personi i emëruar si Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, thotë se do t’i kushtojë një vëmendje çështjeve të ndjeshme fetare.

Kandidatura e zotit Rasmussen u kundërshtua nga Turqia, për shkak të mënyrës se si u mor me çështjen e botimit në shtyp të karikaturave të profetit Muhamed, në kohën kur ishte kryeministër i Danimarkes.

Një prej sfidave më të mëdha, me të cilat përballet zoti Fogh Rasmussen do të jetë shërimi i plagëve mes perëndimit dhe botës myslimane.

Ai mban një fjalim në Turqi një një konferencë të Kombeve të Bashkuara për dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin. Gazetat turke shkruanin se ai duhet të kërkojë falje për karikaturat anti-islamike të botuara në vitin 2005 dhe që nxitën demonstrata anti-daneze në shumë vende muslimane. Por duket folur për agjencinë daneze të lajmeve Ritzau, zoti Fogh Rasmussen tha se Danimarka nuk do të kërkonte falje për lirinë e shtypit.

Dhe kjo duket sikur lehtëson autorin e karikaturave të profetiti Muhamed, Kurt Westergaard, që doli në publik pasi kishte jetuar tre vjet i fshehur. Gazetat daneze besojnë se ai do ta pranojë se karikaturat kishin shkaktuar fyerje. Bota islame dukje djegur flamurin danez

Është ironik fakti që Sekretari i ri i NATO-s do të duhet të gjejë një gjuhë diplomatike për t’i kërkuar ndjesë botës islamike për vizatimet e zotit Westergaard, në një kohë kur ai vetë si kryeministër ishte pjesë e aleancës, Bush-Blair që anashkaloi myslimanët duke pushtuar Irakun.
Malcolm Brabant Korrespondent i BBC-së

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Bota. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.