Raporti i KE, Hashim Thaçi ‘bosi’ i trafikut të organeve dhe armëve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2452
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci qëndron në krye të një grupi mafioz shqiptar përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe trafikut të organeve në të gjithë Europën Lindore, sipas një raporti të Këshillit të Europës mbi krimin e organizuar.
Britanikja ‘The Guardian’ raporton sot se Hashim Thaci është identifikuar si ‘bosi’ i një rrjeti që ka filluar aktivitetin kriminal në prag të luftës në Kosovë në vitin 1999, ndërsa vetë Thaci ka qëndruar i fortë me qeverinë e tij që nga ai vit.

Raporti i hetimit i cili citon burime nga FBI dhe shërbim të tjera inteligjence. Emra si Thaci kanë patur ndikim të fortë në dekadën e fundit dhe ‘kontroll të dhunshëm’ të tregut të heroinës.
Të tjerë afër Thacit janë akuzuar për tregti të organeve njerëzore, ku janë marrë disa serb të cilët më pas janë vrarë, u janë marrë veshkat të cilat më pas janë shitur në tregun e zi.

Sipas The Guardian marrja e organeve personave(serb) me nevoja financiare është bërë në një klinikë të njohur si ‘Medicus’, dhe thuhet se kjo çështje lidhet direkt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ky raport vjen në një periudhë vendimtare për Kosovën, e cila të dielën zhvilloi zgjedhjet e saj të parë që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Thaçi deklaroi fitoren në zgjedhjet dhe ka kërkuar për të formuar një koalicion me partitë e opozitës.

Dick Marty, një investigues i të drejtave të njeriut, do të paraqesë raportin e tij para diplomatëve evropian nga 47 shtetet anëtare, në një takim në Paris të enjten.
Raporti i tij tregon lidhjet e Thaçit me krimin e organizuar për më shumë se një dekadë.

Autori:  The Guardian.co.uk

Përkthej dhe Publikoj: Shekulli






Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 14/12/2010. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Raporti i KE, Hashim Thaçi ‘bosi’ i trafikut të organeve dhe armëve

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.