Qeveria japoneze nën akuza për situatën e krijuar në Japoni

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2578
TOKIO – Qeveria japoneze e kryesuar nga kryeministri Naoto Kan ndodhet nën akuza të rënda nga opinioni botërorë në lidhje me mangësitë në drejtimin dhe paqartësitë e përmasave në të cilën ndodhet gjendja e jashtëzakonshme që u krijua pas tërmetit 8.9 ballësh të shkallës rikter dhe tsunamit shkatërrues që solli dëme të pallogaritshme në njerëz dhe materiale.
Në qendër të vëmendjes ndodhet dhe keqdrejtimi dhe ngadalsimi i ndërhyrjes në ndihmën e shpejtë ndaj popullsisë japoneze si dhe nënvlerësimi dhe zvogëlimi i përmasave alarmante të centralit atomik në Fukushimë ku u abandonuan për 6 ditë, 50 punëtorët në luftën me shpërthimet e vazhdueshme të reaktorëve atomik. Vetëm sot qeveria japoneze dërgoj 180 punonjësit që të rimarrin punën në centralin nuklear.

Aksidenti i centralit nuklear të Fukushimës ka nxjerrë në pah rolin forcërisht të kritikueshëm të qeverisë japoneze me në krye Naoto Kan e cila vazhdon të fshehë trasparencën e rrezikut të vërtetë duke i bërë thirrje popullsisë të qetësohet sepse s’do ketë një “Chernobyl(Çernobil)” të dytë. Mirëpo mediat sjellin një situatë tjetër shumë më të rënduar nga çka deklaron kryeministri japonez. Ku vetëm nga shpërthimet e reaktorëve ka 50 të vdekur dhe qindra të tjerë të prekur nga readioaktiviteti. Pa folur për numrin e të vdekurve që ka kapë shifrën e zyrtarizuar me rreth 7 mijë të vdekur dhe rreth 10 mijë të humbur nga tërmeti dhe tsunami. Kështu që popullsia japoneze ndodhet në gjendje terrori pasi nuk ka trasparencën e duhur nga qeveria e saj.

Teknikët japonez kanë deklaruar që e vetmja zgjidhje e mundëshme është ajo e versionit çernobilas ku të përdoret çimentizimi i centralit.

Prej ditësh ndodhet në Japoni dhe shefi i agjensisë atomike ONU, Yukiyo Amano për të verifikuar personalisht situatën nukleare të krijuar në Fukushima si dhe të ndihmojë në një zgjidhje për vënjen nën kontroll të këtij centrali nuklear.

 

Uji dhe Ushqimi

Sipas kontrolleve të fundit të bërë nga grupi i ekspertëve ushqimorë rezulton se Fukushima, uji dhe ushqimi janë të ndotura nga lëndë radioaktive kështu që janë rreptësisht të ndaluara për përdorim.
Po punohet që të shtrihen me tej kontrollet në këtë drejtim.

 

Ambasadat në Tokio

Ambasadat e huaja në Tokio kanë përforcuar thirrjet për nënshtetasit e tyre për t’u larguar nga Japonia. Qeveria japoneze është akuzuar se po informon shumë ngadalë dhe jo mjaftueshëm mbi situatën në centrale dhe nivelet e vërteta të radioaktivitetit. Vazhdojnë evakuimet nga Japonia për të gjithë nënshtetasit e huaj po ashtu në aeroportet e vendeve që presin nënshtetasit e tyre janë ngritur dhoma kundra reaktivitetit për të kontrolluar nivelin e radioaktivitetit që mbartin me vehte nënshtetasit e ardhur nga Japonia. Sipas burimeve policore aeroportuale të ndryshme, prekshmëria nga radiokativiteti nuk është e niveleve kritike por valixhet japin sinjalin e rrezikut radioaktiv. Mbi 10 mijë të huaj(të nacionaliteteve të ndryshme) të evakuar nga Japonia janë nënshtruar kontrollit radioaktiv imtësisht. Masë kjo shumë e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit ndaj nënshtetasve të tyre dhe ndotjes radioaktive.

 

Reagime nga SHBA dhe Rusia

Pas ardhjes në ndihmë të Japonisë nga shteti amerikanë, rritet dhe frika për katastrofë nukleare të pariparueshme. Shumë avion spiun pa pilotë mbikqyrin situatën mbi reaktorët për të mbledhur informacione mbi ecurinë e temperaturës dhe gjendjes të reaktorëve. SHBA reagon ashpër ndaj qeverisë japoneze mbi trasparencën e situatës së krijuar në Japoni.
Presidenti Obama i bëri thirrje nënshtetasve të vetë të kthehen menjëherë në amerikë si dhe vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Kaliforni pasi rreziku i radioaktivitetit mund të arrijnë të prek popullsinë kaliforniane e cila shtrihet në anën tjetër të paqësorit. Po ashtu do të rishikohet siguria e centralit nuklear amerikan – theksoj Obama.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, e ka përkufizuar incidentin nuklear në Japoni “një fatkeqësi nacionale kolosale, një katastrofë”.Presidenti rus ka folur nga rezidenca e tij në Moskë ku kishte ftuar Presidentin kazakistanez, NurSultan Nazarbaiev. “Shpresoj që ky vit të jetë i mbarë për popujt tanë, që të jenë kushtet e mira klimatike dhe që të mos ketë probleme serioze dhe kataklizmi si ajo japoneze”.
Copyright Proletari.Com






Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/03/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Qeveria japoneze nën akuza për situatën e krijuar në Japoni

  1. Bardhi

    18/03/2011 at 14:25


    Nuk e dija gjithë kët informacion mbi mashtrimet e qeverise të 123 milion japonezve. Është e vërtetë se si studentët dhe japonezë që kanë mbetur pa shtëpi të gjejnë vetë hotele me paret e tyre. Kjo ësht skandaloze dhe pashë se si një gazetarë i huaj ishte i revoltuar nga sjellja gangstere e qeverisë japoneze që vetëm mashtron, që i ka braktisë krejt popullin e atij rajonit dhe sillet sikur nuk ka ndodhur gjë.
    Kjo ësht katastrofë apo një tsunam i dytë që ja ka shkaktuar qeveria kriminale, e pashpirtë e Japonisë. Si mund të ndodhi në një vend i tretë në botë për pasuri kjo mungesë ndjenjash humane dhe detyrime kushtetuese të qeverisë për të marrë në mbrojtje qytetarin japonez që i ka paguar taksa??????????
    Në këto raste shifet ftyra e vërtetë e qeverive.
    Qeveria japoneze ka habitur dhe trishtuar gjithë botën për sjelljet e papërgjegjshme ndaj njerzve të dëmtuar nga shpërthimi atomik, nga tsunami, nga bora dhe nga tsunami qeveritar edhe më i rëndë.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.