Pse ka frikë PD-ja nga Visar Zhiti?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 623
Më bëri përshtypje presidenti i vendit tim Bujar Nishani dhe standartet me të cilat ai përdor Kushtetuten e vendit tim.

30/12/2012-Presidenti Nishani dekoron zotin Visar Zhiti me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 28/12/2012, nr. dekreti 7905 zotit Visar Zhiti Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Poetit, prozatorit dhe publicistit, i cili me sinqeritetin e rrëfimit dhe me forcën e shprehjes artistike shquhet për dhuntinë e fjalës, duke u bërë një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit ”.   

Kurse dje presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh kështu:

Arësyeja që nuk e emërova Zhitin kishte të bënte me mosrespektimin e procedurës ligjore të propozimit nga qeveria, të deklaratave publike të papranueshme të Zhitit ndaj kishë Katolike(për periudhën e inkuizicionit) dhe pas një takimi që pata në zyrën time konstatova një paqendrueshmëri psikike të tij. Në këto kushte përdora të drejtën time kushtetuese për të mos e emëruar atë në postin shumë të rëndësishëm të ambasadorit.

Pra vetëm duke parë këto kontradikta mendimi dhe veprimi posti i presidentit lëkundet nga serioziteti kushtetues që i jep ligji. Pra vetvetiu lind pyetja me sa standarte vepron presidenti ynë dhe cila nga këto është ajo e drejta? Se unë personalisht e shoh që asnjëra nuk është e duhura thjesht sepse ky post politizohet sipas oreksit partiak të prejardhjes.

Së pari i dashur president ju nuk keni asnjë të drejtë kushtetuese të caktoni një periudhë historike ndryshe nga ç’është zyrtarisht e pranuar(në rastin e inkuizicionit askush nuk ka marrë mundimin ta “gjykonte” atë periudhë makabre historike të popullit shqiptar) meqë si deputet prej vitesh në parlamentin shqiptar nuk e shtrove asnjëherë këtë temë për diskutim, kurse sot na hiqesh si dënues i periudhës ku ju vetë i shërbyet me aq devotshmëri.

Së dyti i dashur president nuk keni asnjë të drejtë kushtetuese, morale apo profesionale të gjykoni aftësitë psikike të një njeriu e aq më pak të një personi që i keni dhënë titullin “Mjeshtër i Madh”. Mos harroni se të jesh president në një sistem demokratik diktatura nuk është pjesë e së drejtës tuaj e as të atyre që ju urdhërojnë të bëjnë me shtetasit shqiptar çtë doni…
Pellazgilirarber/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/03/2017. Filed under Shteti shqiptar,Skandale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.