Proletari.Com uron Shqipërinë PA VIZA

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4788

Të nderuar nëna e motra e vëllezër!

Të nderuar baballarë, gjyshe e gjysha!

Të nderuar shqiptar brenda trojeve etnike!

Të nderuar shqiptar kudo në botë!

Kolektivi i www.Proletari.com ju uron;

UDHTIM TË MBARË NË FAMILJET DHE MIQTË T’UAJ!

I KALOSHIT TË GËZUAR E ME PLOT HARE FESTAT

E KRISHTLINDJEVE DHE TË VITIT TË RI 2011!

GËZUAR E NË MOTE NË FAMILJEN TONË EUROPIANE

Data 15 dhjetorit 2010 ësht dita e rihapjes së Portës në Familjen tonë Europiane.

Mbas shumë halleve e derteve nanat dhe prindërit do të ribashkohen pas 20 vjetësh.





S’ka ma lot e rradha mbas ambasadave të huaja në Shqipëri!

S’ka ma tallje e përdhunime nga doganat e Greqisë!

Shqiponjat rinisin flurimet në qiellin e kalter pas 66 vjetësh!

Shqipëria e lirë me popullin e lirë!

Bijtë e shqipes lundrojnë nëpër vapora, fluturojnë me aviona!

Udhtojnë me autobuza e vetura drejt kapilarve të Europës!

Andrra e rilindasve u ba realitet!

Sot arbëreshët gëzojnë  me familjet.

Kukuvajkat  bunkerizojnë veten e tyre në greva!

Liria asht dhuratë e Shqiponjave të Alpeve tona.

Ashtë dhuratë e Gjakut dhe lotëve.

Edhe Zoti gëzohet për fluturimin e shqiponjave,

në qiellin e pamatë të Europës së Vjetër!

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/12/2010. Filed under Festa. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Proletari.Com uron Shqipërinë PA VIZA

  1. Petro

    16/12/2010 at 00:01


    Të nderuar nëna e motra e vëllezër!
    Të nderuar baballarë, gjyshe e gjysha!
    Të nderuar shqiptar brenda trojeve etnike!
    Të nderuar shqiptar në globin tokësor!
    Kolektivi i http://www.Proletari.com ju uron;
    Tre ngjarje historike;
    – 17 shkurt 2008 – Kosova fitoi Pavarsinë
    – 4 prill 2009 – Shqipëria në NATO
    – 15 dhjetor 2010 – Shqipëria Pa Viza
    UDHTIM TË MBARË NË FAMILJET DHE MIQTË T’UAJ!
    I KALOSHIT TË GËZUAR E ME PLOT HARE FESTAT
    E KRISHTLINDJEVE DHE TË VITIT TË RI 2011!
    GËZUAR E NË MOTE NË FAMILJEN TONË EUROPIANE!

    Data 15 dhjetor i vitit 2010 i rihapi portat shqiptarve të Shqipërisë së copëtuar nga serbët, malazezët, maqedonas dhe grekët në familjen europiane.

    Të lëviz pak nga kapitujt e historisë shqiptare.

    Prej vitit 1944 e deri në vitin 1991, klika kriminale serbo – turke e Enver Hoxhës me Flamurin e ’’ Europa kapitaliste-revizioniste –reaksionare-antihumane -antikomuniste” në dorë i mbylli popullit shqiptar dyert e kontinentit duke ngritë e gjakos muret me tela me gjemba, duke vrarë idealet e rilindasve dhe martirve që spërkatën me rruezat e gjakut faqet e historisë moderne.
    Historia e trashëgimis së rilindasve u groposë, u rrëzuen edhe lisat vigan të kombit shqiptar. Sytë hidheshin nga kufijtë e Shqipërisë dhe andrrat për Europën si pjesë e saj kontinentale me shpresën për të pa dritën e lirisë dhe të mirëqenies.
    Jo, miqë! Nuk ishte thanë që shqiptari të kishte të drejtë të inspironte dhe as ta shprehte para shokut e shoqes, para nanës e babës, para vllaut e motrës, se ishte europian.….
    Shqipërinë e degdisën sa nga Beogradi, në Moskë, sa nga Moska në Pekin e në fund brenda kombinatit të bunkerave. Fat tragjik, fat i ndëshkuar nga një grupë përversë antishqiptarë, me ndjenja serbo-turke, që historikisht këto dy shtete i sollën dëme gjeografikisht dhe etnikisht në shekuj, ku ende vazhdojnë dhembjet e shekujve.

    Vranë e torturuen, dogjën e shkrumbuen gjithshka që quhej vlerë kombtare nga thesari i Shqipërisë në shekuj me dëshirë e duke fjetë rehat, paj u cënuar sadopak ajo grimë ndijesie njerzore.
    Arbëria pas 1944 u ngritë në kambë para kësaj bande antishqiptare që rrëmbyen pushtetin me dredhi, krime, vrasje, tortura, me mashtrime duke e kundërshtue me gjoksë deri duke dhurue padhimbë edhe pikën e fundit të gjakut.
    Lumi i gjakut u derdhë mbi tokë dhe ende notojnë nën tokë nga ndëshkimi i padrejtë i bijve mat ë mirë të kombit shqiptar në gjithë globin gjeografik të Shqipërisë.

    Vagonat me mineral nxirreshin nga thellësitë e minierave nga skllevërit e burgjeve nën kamzhikun dhe automatikët mbi shpinë e krye. Eksporti i kromit ishte biznesi ma frutdhanëse e ekonomisë kombtare, por kur nuk i siguroi shtëpi, bukë, veshje dhe mirëqenie minimale popullit. Nëpër arat e pamata ngryseshin vajza, gra, plaka,fëmijë, të rinjë e burra me kazëm e lopatë dhe kurrë nuk e mbushën barkun fëmijve dhe vetes tyre. Tragjedi e absurdit! Zoti i kishte dhurue të tëra të mirat për të gëzue pemët dhe lulet
    Kongreset me flamujt emulacionesh hipnotizonin të verbërit nga duartrokitjet histerike për ditët e mjeruar që i dhuronin. Një komedi – tragjike kërcehej në varfërinë e nji popullit me racë kastriote!

    Izolimi
    Shqiponjat e alpeve tona ngjiteshin më lart qiellit, të mos i kapte shigjetat e helmëta krahut të vetëm të mbetun. Ato nuk ju trembën erërave të stepave siberiane, fluturonin dhe vështronin horizontin e shpresave të bijve të saj për liri dhe për prosperitet.

    Viti 1991 ishte viti i kthesës shoqërore- eknomike – politike në Shqipëri. U rrëzua bustet, përmendoret e diktatorve sllavë si të Stalinit e të Leninit, u dogjën librat dhe figurat e urryera të bandës së Enver Hoxhës nga populli shqiptar. Kjo ishte rilindja e vetëdijes së kombit.
    U vendos prona private dhe ekonomia e lirë e tregut dhe u rrëzue doktrina leniniste e ekonomisë së centralizimit të planifikuem dhe parimet e ekonomisë – politike të veprës së ’’Kapitalit’’.

    Viti 1997 – pranverë e përgjakëshme në Shqipëri. Mbi 1500 shqiptar u vranë, u dogjën, u mbytën e u shkrumbuen nga shperthimet e eksplozivet. Antishqiptarizmi rrebeloi, ngriti krye mbi demokracinë e brishtë. La gjurmë dhe lotë, arkivola dhe rrënime. Demokracia foshnje u rrëzue për dhe në sy edhe të Evropës plakë.
    Një tablo e pashpresë për një të ardhme europiane për shqiptarët.
    17 shkurt 2008 – Kosova e Pavarun – Shqiponja me dy krahë fluturon ma fortë e ma naltë.

    Rradha dhe poshtërime, grabitje paresh dhe korrupsion gjigand në të gjitha ambasadat e huaja. Mbi 15 milion euro vjelin shpenzime vizash ambasadat e hueja në Tiranë prej hallexhinjve të sëmurë, familjarë, studenta,…Po sa e sa mbi 15 miliona euro i zhvaten shqiptarët nga bandat e amasadave në Tiranë popullit shqiptar ma të vorfën në Europë. Pamëshirësia dhe babëzitja e mafies së ambasadave tejvarfëruen ekonominë e shqiptarit, që don vetëm të shohin e të shmallen me antarët e familjes.
    Vitet 2008 – Shqipëria – Kantjer rindërtimi dhe ndërtime tunelesh dhe rrugësh.
    Shqipëri drejt Familjes Europiane – Shqipëria në NATO.
    – 4 prill 2009 – Shqipëria në NATO
    – 15 Dhjetor 2010 Pa Viza Shqipëria.
    U shpartalluen Mure pas Mure djallzore e tepër anmiqsore të Europës nga antari i Familjes saj – Shqipnia.
    Opozita e majtë me në krye kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe kryetarin e partisë socialiste bojkotoi duke dhanë kontributin e vet personal dhe të partisë kundra Pranimit në NATO dhe kundra Heqjes së Vizave Shqipnisë me greva, kaos, me destruktivitet politik. Duhet të kujtojmë edhe kaosin që i solli Edvin Rama Shqipnisë me demostrata në momentin e Marrjes së Pavarsisë së Kosovës. Dihet se Edvini përfaqson shtabin e bllokmenve në krye të partisë. Sipas tyre u bënë deputetët dhe kryesia e partisë socialiste si kambë dhije pasi edhe popullit ju hoqën vizat.

    Sfida e fundit asht futja në BE. Opozita e bllokmenve po e pengon me manovra të sajuem politike pranimin e Shqipnisë në BE.

    15 dhjetori hyn në kalendarin e historisë së rilindjes së lëvizjeve shqiptare në Europë.

    E martë, më dt. 15 dhejtor 2010
    Bep Martin Pjetri

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.