Profesori, Dekani i fakultetit të shkencave politike, Akademiku Kosta Bajraba arrestohet për vjedhje së bashku me vajzën Joniada dhe gruan e tij Fatbardha

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1923
Kosta BajrabaSHBA-Arrestohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës profesori Kosta Bajraba. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, sipas të cilave profesori Kosta Bajraba 52 vjeç është vënë në pranga së bashku me bashkëshorten e tij Fatbardha 52 vjeç dhe vajzën Joniada 23 vjeç më datë 27 dhjetor 2012.

Sipas mediave amerikane Fatbardha dhe Joniada Bajraba kanë vjedhur një çantë me rrobat që arrinin në vlerën 238 dollarë, në një qendër tregtare në Palo Alto të Kalifornisë në SHBA. Më vonë mediat amerikane sqarojnë se Kosta, Fatbardha dhe Joniada Bajraba janë kthyer në qendrën tregtare “Stanford Shopin Center” dhe kanë dorëzuar çantën e vjedhur. Më pas policia ka arrestuar të 3 pjesëtarët e familjes Bajraba.

3 personat fillimisht janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County’s Maguire Correctional Facility. Mediat amerikane raportojnë se familja Barjaba është rezident në Shqipëri dhe pas arrestimit janë liruar me kusht pasi kanë paguar garancinë dhe do të përballen me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë që pas publikimit të lajmit i kontatuar në telefon nga A1 Report Kosta Bajraba ka mohuar arrestimin duke thënë se gjithçka ka qenë një keqkuptim.

“Asgjë që shkruajnë mediat amerikane nuk është e vërtetë. E vërteta është kjo që them unë”, tha Bajraba.
A1Report

SHBA, arrestohet për vjedhje Kosta Bajraba me gruan e vajzën





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/01/2013. Filed under Aktualitet,Bota,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Profesori, Dekani i fakultetit të shkencave politike, Akademiku Kosta Bajraba arrestohet për vjedhje së bashku me vajzën Joniada dhe gruan e tij Fatbardha

  1. shkëlzeni

    04/01/2013 at 11:47


    Shifni linkun amerikan për vjedhje palaçosh nga media amerikane;

    http://www.paloaltoonline.com/news/show_story.php?id=28093

    http://www.cityofpaloalto.org/civicax/filebank/documents/18224

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.