Produkte për të hequr grim/makjazh kundra ujit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1226
Një nga gjërat që në rutinën tonë ditore mund të kalohet në harresë futet edhe pastrimi apo heqja e makjazhit nga lëkura e fytyrës tonë, edhe pse kjo është një nevojë e obligueshme që çdonjëri nga ne duhet ta kryejë për të mbajtur në formë lëkurën e fytyrës tonë por edhe për të siguruar mbarëvajtjen e procesit ditor të qelizave të lëkurës.

Sot kam zgjedhur  për t’ju paraqitur tre pastrues makjazhi qe janë kundra ujit. Këto produkte përdoren për makjazh sysh që është kundra ujit apo që qëndron gjatë mbi lëkurën tonë pa u degraduar nga yndyra apo djersa e lëkurës tonë në pjesën e syve. Këto tre produkte janë të preferuarit nga ana ime për sa i përket kualitetit, efektit që bëjnë në pastrimin e makjazhit dhe për lehtësinë që kanë për tu përdorur.

Duke filluar nga majtas tek fotoja anash, shfaqet produkti në formë lënguKozmetik Pure Skincare Eye Make-Up Remover. Ky produkt është i rehatshëm në përdorim kërkon vetëm një masë të vogël të aplikohet në pamukun me formë të rrumbullakët që përdoret për pastrimin e makjazhit dhe makjazhi do të shkrihet dhe do të hiqet shumë lehtë nga lëkura pa pasur nevojë të ushtrohet forcë mbi pjesën delikate të syve. Ky produkt është pa parfum për ata që janë alergjikë ndaj parfumit, ka një konsistencë yndyrore të lehtë që nuk irriton pjesën e syve dhe nuk të lë perde yndyrore në sy mbasi e kemi aplikuar atë mbi sy.

Duke vazhduar me produktin e mesit në foton e mësipërme, kemi Nivea Waterproof Eye Makeup-Remover. Produkti në fjalë është në formë kremi, shumë komfort në përdorim nuk lejon asnjë irritim sysh, vetëm pastron makjazhin me lehtësinë më të madhe, ky është dhe pastruesi im i preferuar nga të tre produktet. Ky pastrues përmban një dozë të vogël parfumi që nuk ndjehet edhe aq shumë kur produkti vihet në përdorim.

Produkti i rradhës është djathtas në foton e mësipërme dhe quhet L’Oreal Sublime Glow Sensational Cleansing Oil. Sic mund ta shihni (apo ta lexoni edhe nga emri i produktit) ky është një produkt në formë vaji, i cili pastron makjazhin në mënyrë perfekte dhe më shpejt se të gjithë produktet e mësipërme. I vetmi dizavantazh është që ky produkt është i yndyrshëm më tepër se produktet e lartpërmendura dhe ka tendencë të lë një shtresë yndyrore në sy deri në momentin që ti lani sytë me një detergjent larës për fytyrën. Ky fakt nuk e redukton efektin e mirë pastrues që ka ky produkt. Ky produkt po ashtu përmban një dozë të papërfillshme parfumi. Duhet përmendur fakti se cmimi i këtyre produkteve që përmenda mësipër është shumë i arsyeshëm dhe mund të përballohet pa vështirësi nga shumica prej nesh.

Rradhën tjetër do vijoj me një artikull mbi pastruesit (që janë me bazë ujore) e makjazhit të zakonshëm. Kështu që mos harroni të na vizitoni përsëri për artikujt e rradhës. Për pyetje të ndryshme në lidhje me artikujt e mi të kozmetikës apo edhe për ide të ndryshme që dëshironi t’jua trajtoj në rubrikën time, ju lutem lini komentet dhe pyetjet tuaja poshtë këtij artikulli.

Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura  mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë.

Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/01/2015. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.