Produkte në kategorinë neutral/nude për buzë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2618
Bakama, makiazheJu prezantoj disa opsione produktesh për buzë që janë neutrale dhe që mund të përdoren në çdo rast/eveniment. Fillojmë me lapsin e buzëve tek fotoja sipër nga Gosh që quhet Chocolate Kiss në serinë Velvet Touch dhe është kundra ujit (waterproof). Ky lapës buzësh ka një ngjyrë kimçe dhe hyn në kategorinë neutrale/nude. Ky lapës mund të përdoret vetëm ose me buzëkuq sipër. Buzëkuqi djathtas në foto, mund të karakterizohet si ngjyrë mollë, është po ashtu nga Gosh, quhet Darling nr.134 dhe është po ashtu nga seria Velvet Touch, kjo ngjyrë buzëkuqi hyn po ashtu në kategorinë neutrale/nude. Buzëkuqi është i kualitetit të mirë dhe ndjehet hidratues kur vendoset në buzë. Mund të kombinohet me lapësin e buzëve të përmendur mësipër, nqs nuk doni që buzët t’ju duken tepër ”nude”. Produkti i tretë që dua t’ju prezantoj këtu është një shndritës/lipgloss nga Rimmel London, quhet Hippy Spirit nr.260 nga seria Vinyl Gloss. Ky shndritës ka një ngjyrë neutrale që anon nga ngjyra portokall, është një ngjyrë që mund të përdoret në përditshmërinë tonë ose edhe darkave me një makjazh të sfumuar/smokey. Të tre produktet e sipërpërmendura mund të përdoren të gjithë bashkë duke ja filluar me lapësin e buzëve në fillim, me të cilin kufizojmë buzët dhe më pas i mbushim komplet ato me lapës, për të vazhduar me buzëkuqin dhe në fund një shtresë të hollë shndritësi.

Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë. Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/09/2015. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Produkte në kategorinë neutral/nude për buzë

  1. Ilir

    04/09/2015 at 06:17


    Kjo është një pershkrim i saktë dhe mjaft konkret, larg teorizime. Êshtë e prekshme dhe mjaft praktike!
    Falimnderit Farmaciste!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.