Prindërit nuk motivohen të vendosin mbi fëmijët e tyne

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2996
Fëmijët i shmangen punëve të  përditshme shtëpiake dhe e përdorin kohën para kompjuterit dhe televizorit. Prindërit janë kundër kësaj mënyre e të jetuarit, por e kanë të vështirë të gjejnë zgjidhje për të marrë drejtimin dhe përgjegjësit e tyne ndaj ksaj gjendje me fëmijtë e tyne.

Prindërit daneze kufizohen apo stepen para fëmijëve të tyre për t’i angazhue në punët dhe përgjegjësitë në shtëpi. Kjo është një nga konkluzionet e një studimi të plotë të jetës së fëmijëve në Danimarkë gjatë vitit 2012, e cila ka publikuar gazeta javore Ugebrevet(Letra Javore) e Mëngjesit të së Hënës dhe Fondacioni Tryg(Shoqëria Private e Siguracionit).

43 për qind e prindërve gjithashtu thekson studimi  mendojnë se fëmijët e tyre kanë më pak  detyrime në punët e shtëpisë se sa prindërit e tyre, kur ata ishin fëmijë. Dhe paradoksalisht, këta prindërit pretendojnë që fëmijët e tyre duhet t’i ndihmojnë më shumë në punët e përditshme shtëpiake.
Por prindërit nuk kanë kurajo kurrë për t’i detyrue fëmijte e tynet të jenë pjesë aktive në aktivitetet e detyrimeve shtëpiake, prandaj nuk munden që t’ja kërkojnë fëmijve tyne një gja të tillë.

“Kjo situatë është e mbushur me paradokse që të marrin përgjegjësi për fëmijët. Ne të gjithë prindërit kemi ëndrra dhe idenë që fëmijtë duhet të ndihmojnë në shtëpi, por bahet e komplikuar, në  përmbushjen e ëndrrës me realitetin ekzistues “, thotë Margrete Brun Hansen, psikologe fëmijësh dhe autore i disa librave rreth fëmijëve dhe edukimit.

”Në kët mënyrë prindërit duhet të marrin atributet ” e drejtuesit menaxherial ndaj fëmijve në këtë kohë “. Ajo insiston që bashkëpunimi fëmijë-prind nuk duhet shoqërue me konflikt të heshtun, por të ngrihet një sektor shërbimi për fëmijët”.

Mësojini fëmijët të kenë ndjeshmëri/empatinë në jetë!

Empatia është aftësia për të kuptuar plotësisht ndjenjat e të tjerëve, kjoftë të gëzueme, kjoftë edhe të hidhnueme. (Kjo asht shpjegimi jem. B.M.P.). Por në qoftë se prindërit nuk guxojnë të marrin riskun e konfliktit dhe të vendosin mbi fëmijtë e tyne, atëherë ashtë rreziku, që për një kohë të gjatë të rriten fëmijtë pa aftësinë e të kuptuarit dhe të   ndjerit e nevojave të tjetrit e në këtë rast, të prindërve tyne mendon Marghrete Brun Hansen. “Një familje është një grup ku të gjithë antarët janë të pavarun nga njeni-tjetri dhe të detyruem për të ndihmue njëri – tjetrin. Prindërit duhet të mësojnë fëmijët e tyre për të kuptuar e ndjerë jetën dhe detyrat e tyne”, thotë ajo.

Frekuentimi i kohës para kompjutrit, lodrave elektronike dhe televizionit

Por në qoftë se fëmijët përdorin me tepër kohë vetëm për të luajtur muzikë dhe lexue libra apo duke u kacavjerë nëpër pemë, pjesa tjetër e prindërve(pra 57 %) sipas studimit janë të kënaqur. Kjo kohë nuk përdoret prej fëmijve. Fëmijtë shpenzojnë shumë kohë të lirë përpara kompjuterit apo televizionit – pajisje të cilat vetë prindërit i kanë pajisur në dhomat e tyne.

Lista e përdorimit përafërsisht të kohës nga fëmijtë me titull:





     Fëmija jem duhet të përdorë më shumë kohë;

–          Të ndihmojë në punët e shtëpisë 46 %

–          Të ndjeki emisionin e lajmeve     17 %

–          Të flasi me prindërit e vet            19 %

–          Të mësoji mësimet                       29 %

–          Të rrijë me mosha të mëdha        32 %

–          Të merret me instrumentë muzikor 33 %

–          Të merret me sport                       36 %

–          Të jetë jashtë shtëpisë                   49 %

–          Të lexojë libra                               55 %

Sa  shumë ndihmojnë fëmijët danezë në punët e shtëpisë?

15 për qind

e fëmijë të moshës 6-15 vjeç ndihmon për të shkuar në dyqan  1-4 herë në javë. Ndërsa 84 % e fëmijëve nuk shkojnë më shumë se disa  herë në muaj në dyqane për të blerë.

18 për qind

e fëmijëve i ndihmon për të ba pastrimin 1-4 herë në javë. 82 % e bajnë kët pastrim jo ma shumë se disa herë në muaj.

28 për qind

e fëmijëve i ndihmon prindin për të vënë teshat në makinën larëse 1-4 herë në javë. Ndërsa 70 % e bën atë jo më shumë se disa herë në muaj.

43 për qind

të mbajnë rregull në dhomat e tyre 1-4 herë në javë. Ndërsa 46 % e fëmijëve e bajnë atë jo më shumë se disa herë në muaj.

42 për qind

Marrin pjesë në larjen e enëve duke i mbushur makinën larëse të pjatave prej 1-4 herë në javë. Ndërsa 43 % e bajnë këtë rregull disa herë në muaj ose më pak.

50 për qind

 e fëmijëve shtrojnë tryezën e bukës 1-4 herë në javë. Ndërsa 16 % e tyne e kryejnë kët rregull ditor disa herë në muaj ose më pak.

 

Burimi:

 Gazeta e së Hënës në Mëngjes dhe Fondi Tryg. Përgjigja e 2.175 prindërve të fëmijve prej moshës 2-15 vjeç.

Testimi i gazetës për artikullin e  Prindërit nuk motivohen të vendosin mbi fëmijët”

 Çfarë mendoni për këtë artikull të Jens Aagaard ?

Zbavitës 7%
I mërzitshëm 40 %
Fantastik 13%
E frikshme 37%
Emocionuese 3%
Indiferent 0%
E kandshme 0%

Përgatiti në shqip: Bep Martin Pjetri më datën 29.VI.2012 – U morë prej artikullit të gazetës Søndagsavisen(Gazeta e së Djelës) e datës prej 22 – 24 qershor të 2012 me titull ”Forældre tør ikke stille krav til børn” me autor Jens Aagaard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/11/2012. Filed under Bota Aktuale,Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Prindërit nuk motivohen të vendosin mbi fëmijët e tyne

  1. Bep Martin Pjetri

    12/11/2012 at 09:14


    Ndryshe ky fëmijë i ,,gjymtuem,, indiferenca e kohës, nga pakujdesia e institucioneve speciale të Fëmijës shoqnore, shtetnore dhe ato shkencore do të ketë pasoja kur të rriten ai dhe mbarë brezi i tij. Dhe po ky brez i mangët do ta përkeqsoji detyrimin shtetnor të edukimit të fëmijve. Prandej të dashtun prindër, pedagoga, mësuesa sociologa, psikologa,….merreni seriozisht kohën e lirë të Fëmijës sepse bash kjo kohë, ky vakum nuk mbetet e zhbrasun, por do të mbushet ambël e ambël me një shpejtsi rrebeluese me edukim të pakontrulluem. Nga ku do të produktohej një landë me deviacione. Efekti i tipit Emili i Rusoit asht i kundërt me industrinë elektronike,…Mund të quhet Emili Elektronike. Mbroni diploma dhe tituj shkencor me temën: Koha e lirë e Fëmijve dhe të mos mbeten lustra kapardisjesh sikur shifen në ekranet e televizioneve me tituj e krekosje idjotike e të neveritshme. Landa duhet institucionalizue dhe unë e ndihmoj me lanë burimore edhe nga jasht sepse e due vendin tem. Me bujari i serviri për t’i ndihmue edhe e di se nuk marrë asnjë mirënjohje. E di dhe jam i vetdijshëm se e marrë falenderimin nga ndikimi pozitiv i punës teme.

  2. Bep Martin Pjetri

    12/11/2012 at 09:06


    Fëmija ashtë një subjekt, që nuk mund të trajtohet sipas një pakete ligjore e parimesh pedagogjike, sepse shoqëria asht në proçes dialektik. Fëmija duhet të mos marrë zhvillim amorf me kohën, por të edukohen me ambiciet e kohës në normalitetin biologjik, fiziologjik dhe psikologjik.

  3. Bep Martin Pjetri

    12/11/2012 at 09:04


    Në dukje landa nuk paraqet fort randsi. Hë mo punë fëmijësh! Na merremi me globin, me Xhorxh Bushat, …e pallavra tjera.
    Po, po! Punë çapaçulash, punë fëmijësh! Mos të harrojmëse janë e ardhmja e kombeve. Fëmijtë thuhet se janë Pasqyra e Prindit, ndërsa unë do ta shtojë për ta plotsue se Fëmija ashtë Portreti i një shtetit dhe i një shoqërie indiferente ndaj Fëmijës. .

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.