POROSI E SULLTAN MEHMETIT: “RRETHIMI I SHKODRES”; “SHKODRA E RRETHUEME”… “RRETHONI SHKODREN !”; “SHKODREN QITNJE FARE !”… (pjesa e parë)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2510
Shkodra e pare nga lart“Qytetin e Shkodres dhe krejt atë krahinë gjithmonë e kanë merzitë anmiqtë ma mizorë; të gjitha të zezat i ka provue ai vend.” D.M.Barleci, fq. 27.

 Shkodra ase Scodra e Kështjellës Rozafat, e Kështjellës së vjeter Ilire, asht Shkodra ime!

Para Krishtit provoi thundren e pushtuesit, tue fillue nga romaket e mbas tyne nga serbët, venedikasit, per me mërrijtë tek rrethimi i parë nga turqit në vitin 1474, dhe pushtimi mizor nga ata në vitet 1478 – 79. Mbas pushtimit otoman, Shkodra u kthye nga qendra ma e randsishme e Shqipnisë në një fshat. Si ngjau një gja e tillë? – Nuk duhet nenvleftësue ky fakt historik mbasi fatkeqësisht do të persëritet historia, derisa do ta çojnë Shkodren në gryken e varrit!..

Humanisti Don Marin Barleci – Shkodrani, në librin e vet “Rrethimi i Shkodres”, i botuem në Venedik në vitin 1504, i perkthyem per fat me një Gegnishte të paster e të kandshme nga Prof. Henrrik Lacaj (në vitin 1962 “pa titull”), na jep hollësi të këtij rrethimi nga barbarët osmanë, masakrave dhe dhunës së pushtuesit ndaj qendrimit heroik të shkodranëve trima.

Barleci tregon në faqe 19, në fillim të librit: “…turqit rrjedhin nga Skyhët, nji fis i egër e i palamë, që rronin gati si shtazë, kishin shtrat të përbashkët; jetesa e tyne ndryshonte nga ajo e zakonshmja as fe s’kishin…Turqit dolën nga portat e Kaukazit edhe nënshtruen shumë popuj të Azisë…Veç asaj zonë zunë edhe disa male e gryka të vlefshme, të cilat u dhanë dorë të fitonin nji fuqi të jashtëzakonisht të madhe me disa sulme të paprituna pikrisht si hajdutë.”

Në vitin 1451 – 1481 në Turqi sundoi Mehmeti II, i cili pushtoi Konstantiopolin në 1453.

“Se ç’ kerdi e ç’ kasaphanë bani ai ndër mashkuj e femna të çdo moshe, se sa vajza e gra u çnderuen, sa tempuj u dhunuen e çfarë poshtersishë e krimesh u kryen per inat e tallje të fesë sonë të vërtetë, s’ ka burrë që mund ta shprehë as me fjalë as me lot as me gojtari.” (fq. 24).

“Me të paren u hodh në Maqedoni, që sot në gjuhën popullore quhet Arbëni, sepse banorët e atij vendi të gjithë flasin arbënisht.”(fq. 24).

“Sulltani kur paska pa pozicionin e qytetit…paska thanë: “Oh se ç’ vend të shkelqyeshëm e të naltë paska zgjedhë shqiponja për vete e për folenë e zogjve të vet.” (fq. 44).

E kur u dorëzue qyteti i Theodozisë që sot quhet Kafa dhe gjindet në bregun taurik, sa të krishtenëi preu në besë e i vrau! Sa burra i nguli nder hunjë atje në Lesb! Po ç’ të them masandaj per sa e sa të tjerë që ka vra e pre mizorisht ndonse, në moshë të njomë e gjithmonë tue i pre në besë?” (fq. 46)

 

 

Ai Zot nuk do të lejojë kurrë e kurrë që na të shuhemi fare, por do të na shpetojë

Neve na asht ngarkue barra që të mbrojmë fenë katolike edhe të gjithë krishtenimin, pra mjafton kjo per të na nxitë që të derdhim gjakun tonë deri në piken e fundit.” (fq. 50).

“Kauza e jonë asht e Hyut; na luftojmë per drejtësi, per ligjët hyjnore per Fe e Atdhe, per Altarë e vatrat tona, per fëmijët tanë.” (fq. 79).

Sulltani i turqëve,..tha këto fjalë: “Ah sikur mos t’ ia kisha dëgjue kurrë zanin Shkodres! Kot erdha; të gjitha përpjekjet e mija shkuen kot!” (fq. 90).

“Mbasi ledhet e Drishtit u rrafshuen perdhe…U zunë gjallë nja 300 vetë dhe me 2 shtator me urdhen të Sulltanit të gjithë u vranë nder sy të shkodranëve. Të nesermen u nisën per Lissus… Mbasi dogj qytetin e Lezhës, nja 50 vetë të krishtenë… i sollën pranë qytetit të Shkodres e aty i vranë të gjithë…dhe vazhduen rrethimin e Shkodres, ku vendosen mbi katerdhjetëmijë kalorës.”

“Mbas paqes së nenshkrueme në mes të Venedikut dhe Sulltanit…Shkodra do të zaptohej nga turqit…dhe me 4 prill u njoftuen shkodranët, të cilët mund të shkonin në Venedik…”

***

Kjo pjesë e parë e “Rrethimit të Shkodres”, lexues i nderuem, asht fillimi i pafund i asaj histori të dhimbëshme të qytetit Martir të Shkodres, që në vitin 1913 e rifilloi Kalvarin e pafund!

Kemi hy në vitin e 100 të Martirizimit dhe masakrave, në vitin 2013 !

E Shkodranët… vazhdojnë “me ikë në Venedik..!”

Fritz RADOVANI/Proletari.Com
Melbourne, 1 Janar 2013

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/01/2013. Filed under Lashtësia shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.