Policia: Protesta e PS e kundraligjshme, 5 policë u lënduan

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1536
TIRANE-  5 punonjës policie janë plagosur në protestën që Partia Socialiste zhvilloi dje pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga drejtori e policisë së qarkut të Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë sot paradite. Sipas policisë 5 punonjësit e policisë të cilsët kanë pësuar lëndime të lehta janë goditur me gurë dhe sende të tjera të forta.

“Në përfundim të tubimit, një grup prej 40 – 50 protestuesish goditën me gurë e sende të tjera të forta, punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për mbarëvatjen e tubimit. Për pasojë, janë plagosur lehtë 5 (pesë) punonjës policie, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë informon se tubimi ishte I kundraligjshëm pasi PS nuk kishte bërë asnjë njoftim paraprak në Polici. “Ky tubim është organizuar nga subjekti Partia Socialiste në kundërshtim me Ligjin Nr.8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”, duke mos bërë asnjë njoftim paraprak në Policinë e Tiranës sipas parashikimeve të neneve 5 dhe 7 të ligjit të mësipërm.”

Megjithatë në komunikatë informohet se policia kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e zhvillimit normal të tubimit dhe për sigurimin e rendit e qetësisë publike në të gjithë territorin e qarkut Tiranë.

Policia informon se nga strukturat e hetimit të krimit janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, janë siguruar pamjet filmet të ngjarjes dhe po punohet intesivisht për identifikimin e autorëve të goditjes së punonjësve të policisë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236 të Kodit Penal.
BalkanWeb

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/05/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.