Policia njofton masat e marra për zgjedhjet

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2265
TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë publike sot masat e marra për mbërvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës së diel, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi. Gjatë një konference për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça tha se policia e kryeqytetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor, ku theksoi numrin e madh të forcave të policisë të cilat do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj.

Muça tha se ka patur bashkëpunim nga ana e forcave politike dhe partneritet në lidhje me programet që policia ka kërkuar lidhur me tubimet e tyre të fundit, për të cilët ai tha se janë marrë masat për zhvillimin sa më të qetë të tyre.

Gjatë fushatës elektorale në kryeqytet, sipas Muçës janë shënuar rreth 11 incidente me fyerje, kanosje, shkatërrim prone, dhunim të posterave elektoral etj.

Muça ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo parregullsi, dhe këdo që rrezikon lirinë e tyre të votës, dhe i ftoi ata që të qëndrojnë larg konflikteve dhe emocioneve të çastit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/05/2011. Filed under Policia shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.