Policia e Tiranës nuk garanton tubimin e opozitës: Rrezik kombëtar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3463
Deklaratë për shtyp e DPQ Tiranë: Përgjigje shkresës nr.4, datë 26.01.2011 “Njoftim për tubim” të Subjektit Partia Socialiste, Dega Tiranë
Sot më datë 27 janar 2011, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, bën publike përgjigjen e saj, lidhur me kërkesën për tubim të Subjektit Partia Socialiste, Dega Tiranë për ditën e nesërme, si vijon:

Ne përgjigje të shkresës Tuaj, Nr.4 prot, date 26.01.2011, “Njoftim për tubim”, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku njoftoni për organizimin e një tubimi homazh në datë 28 Janar 2011, ora 13.30 deri ne orën 15.30, ku grumbullimi i pjesmarrësve organizohet në disa vend grumbullime, duke lëvizur në drejtim te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë,

Pavarësisht nga masat qe po merr dhe do marrë Policia e Shtetit në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe bazuar në nenin 1, pika 2, te Ligjit Nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” ;

i) Duke patur parasysh se tubimi i datës 21 Janar 2011 degjeneroi ne akte dhune, cënim të rendit kushtetues, sulm ndaj institucioneve kushtetuese, sulme të dhunshme ndaj punonjësve te Policisë së Shtetit gjatë përbushjes së detyrës së tyre funksionale për garantimin, mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike;

ii) Duke patur parasysh se një numer i madh protestuesish në tubimin e lartpermendur, dispononin armë zjarri, bomba Molotov, mjete të tjera te forta si gurë, shkopinj, etj,

iii) Si dhe duke u bazuar në informacionet që administrohen nga strukturat e Policisë së Shtetit,

për të cilat (re: pika i) dhe ii) Drejtoria e Policise Qarkut Tiranë ka bërë referimet e veprave penale në lidhje me aktet e mësipërme,

Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, ka vendosur:

Zhvillimi i një tubim-homazh te tillë, përbën rrezik per sigurinë kombetare, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut,

Sipas sanksionimit ligjor, te nenit 1, pika 2, të Ligjit Nr.8773, date 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe në rrethana të tilla, Policia e Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, nuk garanton mbarëvajtjen dhe zhvillimin e këtij tubimi.

Policia e Shtetit Shqiptar/Asp.gov.al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/01/2011. Filed under Policia shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.