Polici: Rama më injoroi në spital, interes vetëm për demonstruesin

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5992
Haki Dauti: Nga goditja humba 2 herë ndjenjat. Më janë paralizuar dora dhe këmba.
Efektivi i komisariatit nr.5 Haki Dauti, babai i dy fëmijëve që u qëllua nga demonstruesit e PS-së me një tullë në kokë, duke humbur më pas ndjenjat, tregon nga Spitali Ushtarak momentet e para të dhunës. Sipas Dautit, kanë qenë disa persona që kontrollonin demonstruesit, të cilët herë i urdhëronin të tërhiqeshin dhe herë i jepnin thirrje për sulm. Ai mban mend vetëm momentet e para, si dhe disa fytyra të demonstruesve që akoma i kanë ngelur në mendje, pasi goditja me tullë i ka shkaktuar dëme në tru dhe një paralizë në këmbë dhe dorë. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, Haki Dauti tregon vizitën e kryetarit të PS Edi Rama në sallën e reanimacionit dhe injorimin që ai i bëri atij pasi mësoi që ishte efektiv i forcave të policisë. Dauti thotë se u interesua vetëm për shëndetin e demonstruesit Aleks Nika, ndërsa vetë atij si është afruar as për t’i dhënë dorën.

Nga gjithë ajo situatë që ndodhi në demonstratën e 21 janarit, ju vetë ku ishit me shërbim, në cilin pozicion?

Në atë kohë unë dhe kolegët e mi kemi qenë me shërbim përballë Kryeministrisë. Nuk e di se si mund të ta përshkruaj, por neve efektivave të komisariatit nr.5 Kamëz fillimisht situata nuk na u duk shumë problematike. Mirëpo me kalimin e kohës demonstruesit filluan të hidhnin gurë, shkopinj, si dhe sende të forta. Kemi marrë shumë goditje nga këmbët, por situata vazhdonte të ishte e rënduar. Pas ndërhyrjes së disa personave, të cilët nuk munda t’i dalloj u qetësua disi turma, ku pjesa më e madhe e tyre ngriti duart lart dhe u shpërndanë. Kjo ishte një shenjë që tregonte se si ata i kishin ulur tonet e sulmit.

Ju keni qenë në shërbim në makinë?

Kam qenë në kordon, në mënyrë rreshtore si gjithë punonjësit e policisë, pa skafandra dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Mbani mend me çfarë jeni goditur?

Mendoj se në kokë duhet të më ketë zënë ndonjë tullë, që demonstruesit i shkulnin nga trotuari dhe bulevardi. Ato vinin nga të gjitha anët dhe na godisnin në pjesë të ndryshme të trupit. Mirëpo goditja në kokë, për mua ka qenë tepër e rëndë.

Fillimisht jeni rrëzuar pa ndjenja apo vazhdonit ta kontrollonit trupin tuaj?

Jam rrëzuar drejt e në tokë. Isha pa ndjenja. Vetëm gjatë rënies kam ndjerë dhe një dhimbje të forta në krahun e majtë, të cilin tani e kam të paralizuar për shkak të dhimbjes. Nuk mbaj mend se si u dëmtova në krah, ose jam vrarë kur kam rënë në tokë ose ndonjë tullë tjetër më ka goditur në krah. Pas këtyre goditjeve s’mbaj mend asnjë gjë, veç se dëgjoja disa zëra që thoshin …kapeni, kapeni se është gjallë akoma… Kanë qenë katër ose pesë kolegët e mi, që më kanë transportuar në spital, të cilët gjatë rrugës më flisnin të rezistoja. I kam hapur sytë dhe e kam njohur njërin prej tyre, ishte një kolegu im nga Kamza. Më kanë futur në furgon me zor, isha i gjakosur dhe s’kontrolloja trupin fare. Kam humbur sërish ndjenjat, por mund të të them se i dëgjoja nga larg bisedat. Fillimisht me kanë çuar në urgjenca tek njishi dhe më pas më sollën në Spitalin Ushtarak. Tek urgjenca më kanë qepur plagën që kisha në kokë.

Kur erdhët në Spitalin Ushtarak, ju vetë kishit dijeni se ku ndodheshit dhe po kuroheshit?

Gjatë ardhjes në spital jam ftilluar më shumë. Këtu mjekët më kanë kryer dy skanerë në kokë, si dhe më kanë kryer një shërbim të mirë mjekësor dhe me medikamente. Pas këtyre ekzaminimeve më kanë futur në sallën e reanimacionit.

Nga kontrolli mjekësor që ju kanë bërë mjekët, çfarë ju kanë thënë që do vazhdoni të mjekoheni në Shqipëri apo jashtë shtetit?

Jo, s’më kanë thënë për vizitë jashtë shtetit. Tani ndjehem më mirë. Por vetëm probleme kam me këmbën e majtë dhe krahun, të cilat nuk i lëviz dot, si komandoj. I kam të paralizuara. Spitali ka caktuar një nga fizioterapistët më të mirë për mua. Fatos Olldashin dhe Shkëlzen Osmanin.

Nga gjithë ajo turmë, patë personin që ju qëlloi me tullë?

Tani unë për atë kohë që qëndrova aty, kam fiksuar shumë persona. Por duke qenë se ishin shumë dhe pas goditjes që mora pësova dy herë humbje ndjenjash, nuk mund ta kujtoj fytyrën e personin që më qëlloj.

Po Prokuroria ju ka marrë në pyetje?

Jo, deri tani nuk kanë ardhur. Po edhe sikur të vinë, nuk di se çfarë të them pasi emrat e personave që gjuanin më gurë nuk i di. Unë kur të dalë në shërbim mund të them dhe shumë gjëra pasi ato fytyra të demonstratës i njoh. Ata drejtoheshin nga dy apo tre persona që i organizonin dhe se nëpërmjet komandës së tyre, demonstruesit herë tërhiqeshin herë sulmonin.

Veç kolegëve të policisë, ndonjë individ nga të dyja forcat politike ju ka vizituar?

Kanë ardhur shumë kolegë, vizitat e tyre dhe telefonatat nuk kanë munguar për gjatë gjithë këtyre ditëve. Takimet kanë qenë tepër të rezervuara pasi kam qenë në sallën e reanimacionit. Ka ardhur ministri Lulzim Basha, drejtori i policisë Hysni Burgaj e shumë të tjerë. Jam zhgënjyer nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, pasi kanë ardhur për të vizituar një demonstrues Aleks Nikën që ndodhej në reaminacion me mua. Ishalla që dhe ai të gjejë shërim të shpejt. Por s’më erdhi mirë që grupi i PS qëndroi 15 minuta në reaminacion dhe interesohej për shëndetin e atij demonstruesit, duke mos m’u afruar në asnjë moment mua për të më dhënë vetëm një fjalë të mirë. Mjekët e informuan që unë isha punonjës policie, por ai s’u interesua fare për shëndetin tim. As dorën nuk ma dha. Do ja kisha ditur për nder, pasi s’jam polic dyvjeçar, por kam 14 vjet në polici, duke i shërbyer qoftë PS dhe PD. Kam kaluar protesta në të dyja sistemet, por qëndrimi im ka qenë i njëjtë, për mbrojtjen e rendit dhe institucioneve.
Elton Qyno/Gazeta Metropol

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/02/2011. Filed under Aktualitet,Policia shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Polici: Rama më injoroi në spital, interes vetëm për demonstruesin

  1. ilir

    03/02/2011 at 20:02


    Më pëlqen qendrimi parimor i të aksidentuarit dyfish dhe e përshëndes kryerjen e detyrës së mbrojtjes së kryeministrisë nga ana e policit z.Haki Dauti. Por ndjej një keqardhje të madhe për plagosjen e rëndë. I uroj shërim të shpejtë!

    Edvin Kristaq Rama dëshmoi surratin dhe shpirtin e katran që e manifestoi para demostruesve të plagosur. Diskriminimin që i bëri policit në reanimacionit Edvini faktoi botërisht se ky nuk ka të bëji me ligjin, por me antiligjin. Humanizmi dhe respekti për viktimën nuk ka ngjyra partiake, por gangsteri skizofren nuk njeh asnjë ndjenjë njerzore. Mjerë kush e hodhi në këtë botë! E mjera Shqipëri se një ditë të mirë nuk i ka sjellë ky soj specie popullit, por vetëm trishtim dhe pasiguri.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.