…Plak pa shkollë…!!!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 977
Plaku i merziturE pyesin nipat plakun.
– – Pse rënkon gjysh…çfarë ke..?..
Më duket do iki shpejt…
…… se paraja jetën nuk e ble…

Pse po iken gjysh…?
…krejt bosh është shtëpia…
— Po iki prej jete më mirë…
……se krejt asht prish njerzia…

Kur djemt se duan këtë vend
……as unë se dua këte jetë…!!
Punova e vuajta gjithmonë…
por asgja marak s’po më mbet ..

Kullën e gurit e lshova…
po vdes në një shpi me qera…
Tokat e mija i lanë djerrë…
…e kërkush nuk del , as me i pa…

Tana të mirat po i kam…
por mua s’më pëlqen kurrgja…
Ka humb dashtnia e besa…
burra …e shoqni s’ka ma ..

…Të gjithë jetojn me maska…
rrugët me mejhana jan mbush ..
Punën se don asnjeni…
e marrja ka dal për fushë….

Të keqit i thojnë , i fortë..
…e të mirit i thojnë…qyqar…!!…
Shumica kan ik nëpër botë..
kan turp me than…– Jam shqiptar

Mos ik gjysh…Mos ik…
se ndoshta do bëhet më mirë ..
— — Uroj të bëhet për Ju…
…por….më duket e vështirë …??

Lulash Brigja/Facebook
Shkoder 2016

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/02/2016. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.