Piero Grasso: Mafia shqiptare në Itali kontrollon mafian e Ballkanit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 10381
Piero Grasso, Kryeprokurori kombëtar i antimafias Italiane befason me rrëfimin e tij. Në një bisedë që ai bën me gazetarin e njohur italian Alberto La Volpe, rrëfen hartën e kriminalitetit në Itali. Bashkëbisedimi mes një gazetari të njohur e një kryeprokurori vjen në librin me titull “Për të mos vdekur nga mafia”, që e ka sjellë në shqip shtëpia Botuese “Ombra GVG”. Libri është botuar në gjuhën italiane në vitin 2010, ndërsa në shqip është botuar vetëm në muajin tetor. Sipas botuesit Gëzim Tafa, rrëfimet në libër përfshijnë situata e ngjarje deri në vitin 2009. Pietro Grasso është Kryeprokuror i Antimafias në Itali prej pesë vitesh, ndërsa puna e tij si prokuror ka filluar në vitin e 1979. Me origjinë nga Likata e Sicilisë, Grasso është nga ata që mendojnë se mafian mund ta luftojë vetëm një sicilian. Ndërkohë, siç thotë Grasso në libër, mafia e ditëve tona investon edhe në fondacione joqeveritare, financon libra dhe personalitete të ndryshme. Sipas tij, mafia nuk është më njësoj; ka ndryshuar format e lukun e vet; nuk të vret më në mes rrugës; personazhet e rëndësishëm të saj vishen me kostumet më të fundit të modës. Pietro Grassi në Itali njihet edhe për debatin që ka bërë me shkrimtarin Roberto Saviano në një televizionin italian, madje kryeprokurori është i mendimit që Kamorra nuk është plotësisht ajo që e hasim në romanet e Savianos, edhe pse ka marrë emër përmes veprave letrare e filmave artistikë. Grasso mendon se mafia është një organizëm shumë i rrezikshëm edhe më i errët sa i takon informacioneve që dalin prej saj e për të. fa.ni.

Nëse flasim për itineraret që ndërmerren për importimin e lëndëve narkotike në Europë, ngarkesat e stërmëdha të transportuara në rrugë detare, siç thamë, kanë gjetur baza qëndrimi në Spanjë dhe Hollandë, duke u shpërndarë më tej nëpër portet e ndryshme italiane. Narkotrafikantët kolumbianë, pas sekuestrimeve të vazhdueshme të anijeve të mbushura me kokainë të drejtuara për në Europë, të kryera nga autoritetet spanjolle, portugeze, angleze dhe franceze, kanë krijuar pika të reja qëndrimi në rajonet veri perëndimore të Afrikës, përballë ishujve të Kepit të Gjelbërt, duke shkarkuar ngarkesat e mëdha në ujërat kundruall porteve të Golfit të Guineas, të Senegalit, të Togos, të Mauritanisë dhe të Kanarieve. Ashtu siç është dëshmuar, ndër të tjerat, nga sekuestrimi i kryer më 26 shkurt 2009, pranë ishujve Azzorre, nga policia spanjolle (falë punës së shërbimeve inteligjente të skuadrës lëvizëse dhe të Drejtorisë së Rrethit të Antimafies së Xhenovës) i pesë tonelatave e gjysmë kokaine në bordin e një varke peshkimi kolumbiane, e cila vinte nga brigjet afrikane. Operacioni, i emërtuar “Albatros”, u bë i mundur falë përdorimit të një avioni Atr-42, i vetëm i këtij lloji në Europë, i pajisur me teknologjinë moderne të fjalës së fundit prej policisë financiare. Avioni mund të dallojë dhe të përndjekë një anije derisa ajo hidhet në det, pa u vënë re nga trafikantët. Ky sekuestrim, që pason atë të tri tonelatave e gjysmë, duke arritur kësisoj shumën prej nëntë tonelatash (me vlerë 720 milion euro), i kryer pranë brigjeve galiciane në fillim të vitit, në kuadër të po këtyre hetimeve, është më i madhi ndër gjithë të tjerët të kryer në oqeanin Atlantik.
Në janar droga u soll drejt e nga Amerika e Jugut me avion, u la në det, dhe u mor nga një anije mëmë për t’u shpërndarë më pas në anije të tjera më të vogla dhe më të shpejta, të cilat do të kryenin pjesën e mbetur të lundrimit. Ngarkesa e anijes llogaritet të jetë ndoshta plot njëzet tonelata.
Ka mundësi që vendet e reja të depozitimeve të mëdha ku mund të grumbullohet dhe të ruhet droga, me qëllim që të tërhiqet pastaj sa më shpejt, sipas kërkesave të tregut europian, do të ngrihen fare pranë zonave më të mëdha të konsumit dhe parashikohet që këto zona të jenë në Ballkan, ku është zhvilluar tashmë një kriminalitet i organizuar dhe i aftë të menaxhojë trafiqet dhe të mbrojë pikat e grumbullimit.
Për më tepër, narkotrafikantët kolumbianë kanë ndërtuar baza të vërteta logjistike në territorin italian dhe, megjithëse e konsiderojnë ‘ndragheta-n si organizatën kryesore ku mbështeten në nivel ndërkombëtar, i ruajnë lidhjet edhe me organizata të tjera të tipit mafioz ose më mirë të themi me organizata me origjinë të huaj si ato shqiptare dhe nigeriane. Në rastin e trafiqeve të mëdha të lëndëve narkotike, Kartelet kolumbiane ndërtojnë shpesh struktura të përbashkëta menaxhimi që shërbejnë për të krijuar shërbime transporti efikase, e mbi të gjitha, për të përballuar rreziqet prej aksioneve të ndërmarra nga forcat e rendit. Flasim zakonisht për “Kartele” të drogës, por sot veprimtaritë që lidhen me lëndët narkotike, edhe pse mbajnë lidhjet, si dikur, me po ato organizata kriminale, kanë kaluar në një model më të zhdërvjellët, më pak të ekspozuar dhe më të vështirë për t’u zbuluar. Sot trafiqet e paligjshme kanë pësuar një shndërrim rrënjësor ashtu siç kanë ndryshuar dhe organizatat terroriste ndërkombëtare, si al-Qaeda dhe Jihad-i islamik. Të gjitha këto organizata, pa braktisur lidhjet dhe hierarkitë e dikurshme, kanë krijuar grupe të decentralizuara; kanë ndërtuar struktura me bërthama dhe nyje të shpërndara; i kanë zëvendësuar linjat e ngurta të shkëmbimit me transaksione gjithnjë në zhvillim dhe në përshtatje me kërkesat e kohës.
Në kuadrin global, organizatat makrokriminale nuk janë më fanatikë të territorit dhe faktorëve sub-kulturorë të cilëve u përkasin, por dëshmojnë se kanë përvetësuar me shpejtësi modele të zhdërvjellët dhe dinamikë dhe se kanë forcën e duhur për të garuar dhe për të fituar edhe në situatat e së ardhmes së afërt. Është domethënës evolucioni që mafiet historike kanë pësuar gjatë viteve të fundit, duke ndërtuar një model të ri organizativ për menaxhimin e lëndëve narkotike, të bazuar në parapërgatitjen e grupe të përziera të “ndërmjetësve”, të cilët realizojnë lidhjen midis grupeve ndërkombëtare që kujdesen për shitjen e drogës dhe klaneve lokale që merren me shpërndarjen në vend. Veprimtaria e ndërmjetësve ka çuar në ndërkombëtarizim gjithnjë e në rritje të strukturës, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në klanet e narkotrafikantëve, të përfaqësuesve të organizatave kolumbiane dhe amerikanojugore, të grupeve spanjolle, të grupeve marsiliere, në një bashkëveprim të përkryer me përfaqësuesit e mafies italiane.

Në këtë panoramë ndërkombëtare çfarë roli luan kriminaliteti me origjinë ballkanike? 

Në përgjithësi përdoret termi “kriminaliteti shqiptar” për të treguar jo vetëm format kriminale të prejardhura nga bashkësi dhe subjekte kriminale shqiptare, por edhe ato që vijnë nga vendet e tjera përqark Shqipërisë, si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Roli me peshë të padiskutueshme që luan sot kriminaliteti shqiptar përbën tashmë një fakt të konsoliduar, meqenëse ky kriminalitet ka shfaqur një farë prirje natyrore për hegjemoni në menaxhimin e rrjeteve të grumbullimit dhe të shpërndarjes së mallrave kriminale (drogës, të miturve, femrave që u nënshtrohen praktikave të turpshme të shfrytëzimit seksual, armëve), të destinuara për tregjet e pasura perëndimore, por gjithashtu dhe një aftësi të jashtëzakonshme për shfrytëzimin e rrjeteve paralele kriminale të vendeve të ish-Jugosllavisë (si ato serbe, boshniake, kroate, sllovene), për qëllime trasporti të ngarkesave të paligjshme ose për tregtimin e tyre.Në sektorin e lëndëve narkotike, në veçanti, kjo gjë i ka dhënë mundësi kriminalitetit me origjinë përgjithësisht shqiptare të jetë hallka kryesore e zinxhirit dhe të kryejë rolin ndërmjetësues në rrjetin e lidhjeve kriminale, gjë që lejon futjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike (heroinës, kokainës, hashashit) të destinuara për tregun perëndimor, nëpërmjet ndërtimit të një strukture operative të shtrirë jo vetëm në pjesën më të madhe të shteteve europiane, por edhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Ky fakt vërtetohet nga prania e konsiderueshme e grupeve kriminale shqiptare të lidhura me grupet që veprojnë në Ballkan dhe në Itali, në vendet europiane si Gjermania, Belgjika, Franca, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Lituania dhe Letonia, por edhe përtej oqeanit, ku duket se përbëjnë një pikë referimit të përzgjedhur për Kartelet e narkotrafikantëve që veprojnë në Brazil dhe Kolumbi. Përfundimi i gjyqit kohët e fundit, në Shtetet e Bashkuara, dhe pikërisht në Nju Jork, ndaj një organizate kriminale shqiptare me emrin “Korporata” – e cila është vendosur aty në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe drejtohet nga kosovari Aleks Rudaj – dokumentoi aftësinë e kompanisë për t’u dalluar edhe në metropolin amerikan për menaxhimin e trafiqeve të jashtëligjshme, duke zënë pak nga pak hapësirat vepruese që më përpara i përkisnin eskluzivisht familjeve mafioze italo-amerikane të Lucchese-s dhe të Gambino-s. Po me të njëjtën largëpamësi, kriminaliteti shqiptar dëshmon se është i aftë të integrohet në qarqet kriminale që sillen rrotull organizatave tradicionale mafioze. Grupet kriminale shqiptare, si rregull, përbëhen nga persona që vijnë nga i njëjti qytet, e njëjta lagje dhe, madje, e njëjta bërthamë familjare. Kanë një strukturë përgjithësisht horizontale, brenda së cilës njihet vetëm kryetari. Përdorin sistemin e terrorizimit për të shpërndarë mesazhin e një pushteti të cilit nuk mund t’i shmangesh.
Është vërtetuar se klanet shqiptare kanë gati monopolin tërësor të shfrytëzimit të prostitucionit në Itali dhe madje, në disa raste, ua kalojnë strukturave kriminale rumune kontrollin dhe shoqërimin në rrugë të femrave të kthyera në skllave.
Gazeta Shqiptare

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/11/2011. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Piero Grasso: Mafia shqiptare në Itali kontrollon mafian e Ballkanit

  1. Arberit

    07/03/2012 at 06:13


    Sipas nje burrimi te fsheht MFI ne USA nje grup teprt i rrezikshem Mafjoz nga shkodra te lidhur ngusht me nje Prift qe ai predikon kan kryer nje sasi te madhe Vjedhjesh Grabitje dhe kerqenimesh prifti ndonse ishte i Katolik nga fshati Bajze me emrin (Fred Kala).Prifti ka pranuar se mbante nje sasi Droge ne kish ku e perdorte per kastumert e vet.Sipas agjensis Prifti(Kala) ka pranuar te bashkepunoj me policin duke dhen emrat egjith grupit.Prifti Kala esht len i lire ndersa Toni Mali esht kap dhe denacuar nga agjesia Anti drog.Dushohet qe lidhjet jane shume te fuqishme me nje grup Mafjoz ne shkoder, dhe bajz.Trupat specjale jane nise para disa ditesh,dhe kryjn operacionin kaska ne fshatin Bajze me nje bashkepunim te sincert te nje grup pune shqiptare te presekutuar per motive te ndryshme.Disa nga keta jane hajdut ordiner vjedhje fruta perime,zarzavate,njeri ka kryer burg per vjedhjen e mapos shkoder.por quhet i presekutuar,te tjert jane per qeshtja morali,perdhunime,dhe kercenime,edukata e tyre ulet mbasi kane qene te perndjekur.Mafja Shkodrane me Zotin prifti kan kryer nje vjedhj te nje duqan Floriri me nje shum disa miljon $.Keshtu behet e ditur nga dencimi dhe pronocimi i zotit Kala.Fredi Kala u la per motive te karakterit te dobet i lire dhe dote bashkepunoj me agjesin pa ber ndoje dit burg.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.