Pesë misteret e aksidentit të Olldashit, nevoja për Komision Hetimor Parlamentar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1712
fotoja e makines se sokol olldashit

Drejtësia shqiptare bën mirë që po e heton aksidentin e deputetit të PD, Sokol Olldashi. Por mjegullnaja e krijuar dhe disa pikëpyetje të mëdha, kanë nevojë për domosdoshmërinë e ngritjes së një Komisioni Hetimor Parlamentar. Jo se ka siguri të plotë se ky komision nëse është nisur për ta fshehur të vërtetën e aksidentit do e fsheh me patjetër, por se është një detyrim ndaj qytetarëve që të mos mbeten pas më mistere si Gërdeci, 21 Janari, Kosta Trebicka, Fatmir Xhindi, Skerdilajd Ikonomi, Isa Çopa, Remzi Veseli dhe së fundmi Sokol Olldashi. Për herë të parë Qeveria e Ramës ka shansin t’u thotë shqiptarëve se një kundërshtar në këtë rast e respekton deri në fund, duke i hequr të gjitha dyshimet edhe familjes.

Së pari. Kurrë shqiptarët nuk e kuptuan pse mediat u zhvendosën te personi i dytë në makinë dhe policia e la median në këtë lojë mjegullnajë duke u tallur dhe duke e nxjerr joprofesionale. Shqiptarët tani kanë më pak besim te media, sepse një pjesë e madhe e tyre zotërohen nga oborri Berisha-Basha. Dhe ia arritën qëllimit. Në vend që media të merrej me shkaqet e vërteta të këtij aksidenti, fashiti gjithçka në 3 ditë mjegullnajë duke lënë hapësira që të mbuloheshin edhe të fshehtat e tjera.
Së Dyti. Përse askush nuk i tha shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me makinën e Olldashit. Një mjet luksoz 100 mijë euro, gjerman, me sisteme sigurie maksimale. Në një shpejtësi të ulët, qoftë edhe me baxho panoramike sipër, ai përfundim do ishte minimal në dëm. Sigurisht që trauma që ka pësuar drejtuesi ka qenë serioze, por mendojmë se jo aq sa për ta vrarë. Por diçka tjetër duhet të ketë ndikuar në atë rezultat….
Së treti. Kë takoi deputeti Olldashi në Elbasan apo Kërrabë?. Një mister ende i panjohur edhe pse kanë kaluar 4 ditë. Askush nuk flet, të gjithë bëjnë sikur nuk dinë gjë apo nuk u intereson fare. Por shqiptarët kanë nevojë të dinë e të njohin se kanë qeveri transparente. Patjetër duhet t’i thuhet shqiptarëve se me cilin ka qenë deputeti në takim para se të kthehej. Ndryshe asgjë nuk ka kuptim më se vdiq në aksident apo ishte vetëm dhe i shoqëruar. Nuk ka pikë dyshimi se ai ishte vetëm, por çështja është se kush ishte personi që takoi dhe çfarë ndodhi gjatë këtij takimi.
Së katërti. Përse nuk iu bë publik qytetarëve raporti paraprak i autopsisë. Nëse deputeti kishte pirë alkool, (normal që nëse ka darkuar edhe mund të ketë konsumuar alkool si të gjithë njerëzit), por të paktën sqarohen se edhe ky mund të jetë shkak. Për sa kohë nuk sqarohet shkencërisht se si humbi kontrollin mjeti, gjithçka mbetet e dyshimtë në këtë pjesë. Të sqarohet se çfarë kishte ngrënë dhe pirë. Të rrëfejë personi që ka takuar për të gjitha lëvizjet. Të bëhet ekzaminimi dhe analizat e gjakut, apo helmit në të. Përmbajtja e stomakut. Nëse deputeti është përgjumur, ka pësuar gjendje të fikëti, ka pësuar gjendje infrakti. Nëse kjo situatë ka qenë natyrale, apo e provokuar.
Së pesti. Dhe së fundi, përse ceremonia mortore e deputetit u zhvillua me aq shpejtësi. Ishin të gjitha mundësitë që trupi t’i nënshtrohej një ekzaminimi të plotë mjeko-ligjor dhe për autopsi, të pritej për shenjat e mëvonshme që jep trupi i viktimës nëse ka ndërhyrje të jashtme dhe më pas të veprohej me homazhet dhe ceremoninë. Në një hapësirë të shkurtër kohore janë kryer të gjitha procedurat njëherësh. Ndaj është e domosdoshme që të ngrihet një Komision Parlamentar hetimor për këtë rast dhe gjithçka të sqarohet një herë e mirë. Të paktën familjarët, kolegët, miqtë, por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë, të jenë të qartë në atë që ka ndodhur…
AMA-NEWS.Al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 24/11/2013. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.