Pesë anëtarët e këshillit bashkiak socialistë votojnë ligjin e propozuar nga kryetarja Ademi, për rritjen e taksës së pastrimit në bashkinë Shkoder !!!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 161
Sot u konfirmuan më në fund lidhjet e fshehta 27 vjeçare mes disa anëtarëve të PS-së dega Shkoder dhe PD-së dega Shkoder.
Më në fund ligji për rritjen e taksës së pastrimit të propozuar dhe aq shumë të dëshiruar nga kryetarja bashkiake Ademi u miratua sot në këshillin bashkiak të Shkodres me shumicë votash. Për habin e të gjithëve nuk munguan dhe votat pro e këshilltarëve socialistë!!!.
Nuk është hera e parë që anëtarët e këshillit bashkiak socialistë bëjnë këto pazare të fshehta(përveç atyre lsist) për interesa të ngushta fisnore,familjare apo biznesi.
Pas humbjes që pësoi PS me kandidaten e sukseshme Bazhdari në zgjedhjet bashkiake 2015, vijon me humbjen e koordinatorit të suksesshëm Bushati i cili humb zgjedhjet parlamentare me 25 qershor të këtij viti po në Shkoder. Atëherë natyrshëm lindë pyetja:
Si ka mundësi që edhe pse kemi personazhe te suksesshëm politikanësh socialistë në Shkodër humbja vazhdon të jetë pjesë e socialistëve shkodran?
Atëherë dikush fillon e përdor tabelën e shumëzimit duke mbledhur të gjithë ata që dekonspirojnë linjën mbrenda rradhëve socialistë. Lufta brenda llojit fillon e duket më e qartë, ku më e bukura është se këto “tradhtar” kërkojnë dhe mbajnë poste të rëndësishme në administratën publike si dhe në partinë socialiste dega Shkoder. Tradhtija e rradhës është dhe vota sot e pesë anëtarve socialistë për miratimin e rritjes së taksës së pastrimit në bashkinë Shkodër e cila theksojmë që ruan rrekordin si bashkia me taksën e pastrimit më të lartë në Shqipëri edhe përpara kësaj rritjeje.

Si ka mundësi që koordinatori i ps Shkodër ministri Bushati nuk e sheh që kryetari i degës Shkodër Arvit Osja nuk ka dal njëherë të vetme që të flas mbi problematikat e shkodranëve, se nuk po themi të bëj opozitë keqmenagjimit bashkiak të pdistëve.
Si ka mundësi që lideri socialistë Osja hesht sikur asgjë nuk po ndodh në Shkoder?
Si ka mundësi që elektorati shkodran është kaq i pambrojtur ndaj shkeljeve të rënda që ndodhin çdo ditë në kurriz të qytetarëve shkodran nga shumica qeverisëse në bashkinë Shkoder?
Me të vërtetë mendon lideri Rama se do ketë ndonjëherë shans që të fitoj PS-ja në Shkodër me gjithë këto hiena që kanë pushtuar PS-në dega Shkoder???…

Tashmë PS-ja Shkoder është kthyer në një parti që duket dhe zhduket vetëm gjatë fushatave elektorale…

https://www.facebook.com/TVRozafa/videos/1302708719875305/

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 31/10/2017. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.