Përse e përdorën komunistat fjalën ,,Shok, Shoqe,,?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1794
Shoke dhe shoqeSapo i dhuroi anglo-sovjetikët-amerikanë pushtetin komunistave në Shqipni, populli ndëgjoi fjalën ,,Shok, Shoqe,, në komunikim midis komunistave, midis drejtuesve, midis kryediktatorit dhe diktatorve deri në nivele lokale. Ishte ba normë që duhej drejtue nji ma të madhi në moshë apo nji drejtuesit komunistë, sekretarit të partisë, brigadjerit, mësuesit, mjekut, shefit, drejtorit, inspektorit, kryetarit, drejtorit, ministrit, kryeministrit, antarve dhe kandidatve të Komitetit Qendror, antarve të Kuvendit Popullor, funksionarve të Drejtsisë, dhe drejtuesve të ish Byrosë Politike të Komiteti Qendror të PKSH(PPSH) etj..

Për hirë të së vërtetës ishte shumë e vshtirë me  u përshtatë mosha e vjetve të para 1944 si të rinjë ashtu dhe të vjetër. Para 1944 njerzit ju drejtoheshin me fjalën tjetrit ose tjetrës zotni(nji zyrtarit, nji intelektualit, nji mat ë moshuemit ose edhe nji njeriut të nderuem nga dija, puna, urtësia dhe vepra të mira) ose zonjë, zonjushë(për femna të pamartueme, pra gati për vajzat shumë të reja) për respekt dhe si normë komunikimit  zyrtar. Nji gja e tillë ashtë ndigjue nga goja e brezit të para 1944 gati gjithmonë sepse nuk e konceptonin dot, ishte refleks i pakthyeshëm, nuk e imagjinonin kuptimin e fjalës ,,shok,, apo ,,shoqe,,. Fjala shokë apo shoqe dihet se ka kuptimin e miqsisë, shoqnisë dhe aspak nocion distancimi shoqnor me zyrtarin apo ma të moshuemin. Nuk e pranonte fjalë shokë apo shoqe sepse ishin komunista dhe kishin një urrejtje ndaj tyne. Si mund të keqpërdorej fjala shokë, kur mendon ndryshe nga tjetri.

 

A ishte fjala ,,shok,, apo ,,shoqe,, e huazuem nga sllavët, kinezët?

Në serbishtë

Si në kohën e sundimtarit  Zogë, që erdhi qeveria me ndihmën ushtarake të Beogradit ashtu edhe kryediktatori Enver Hoxha erdhi me ndihmën e Beogradit në krye të Tiranës.

Me ,,ardhjen,, e administratës jugosllave ndëgjuen njerzit fjalën Druzhe Tito(Друзха Тито), shokë prijatel(пријатељ) rangjeve nën Titon. Ndërsa fjalën Zotëri e queni Gospodin(Господин).

 

Në rusishtë

U prishë Enver Hoxha me Beogradin se po i rrezikohej pushteti.

Enveri u bashkue me Moskën, me Stalin, kryediktatorin ma shnjerzor të popullit sovjetik e të botës. Në ish Bashkimin Sovjetik përdorej fjala shok, shoqe në rusishtë quhej tavarish(товарищ) midis komunistave dhe të detyruem sikurse populli shqiptar t’ju drejtohej komunistave etj.

 

Në kinezçe

U prishë Enver Hoxha me Moskën se po i rrezikohej pushteti.

U bashkue me Pekinin. Menjiherë ndigjuem fjalën tunxhe, që do të thoshte shoku. Psh Mao Tunxhen(Shoku Mao Ce Dun në shqip). Thirrej emni  fillimishtë e  në fund shoqërohej  me fjalën tunxhe – shoku.

 

Fati i fjalës ,,shoku,, apo ,,shoqe,, nga vetëizolim shqiptar nga kryediktatori

U prishë Enver Hoxha me Pekinin se po i rrezikohej pushteti.

Ishte pyetja se A duhej vazhdue ma fjala përshëndetse ,,shoku,, apo ,,shoqe,,?

Fati i fjalës ,,shoku,, apo ,,shoqe,, ishte në rrezik të humbiste, të degdiste sikurse miqtë vllazën të proletariatit m-l ndërkombëtar sepse e kishin përdorë ish shtetet vëlla të kampit komunistë jugosllavë, sovjetik dhe kinez!

Populli shqiptar ishte e izoluem ekonomikishtë, ideologjikishtë dhe kulturakishtë. Tashti e polli belaja nji gazep tjetër; Si do t’i drejtohej populli shqiptar komunistave, liderve që ishin diellë për m-l në botë? Në faktë nuk kishin si ta braktisnin aq lehtë edhe këtë ornamentë shumë-vjeçar, kët lloj përshndetje sepse i kishte rranjët jo në vendet ish komuniste, por në ato fashiste.

 

Më 2 qershor 1939 u përdorë për herë të parë fjala ,,shoku,, apo ,,shoqe,,!

E vërtetë ishte se fjala ,,shoku,, apo ,,shoqe,, e kishin përdorë ish vendet tashmë anmiqsore si ish Jugosllavia, ish Bashkimi Sovjetik dhe Kina e Madhe, por  nuk e kishin huazue nga fashizmi, por nga Internacionalja Komuniste.

Në Shqipni dardha ka bishtin kaçurrel, aty nga mbrapa lum miku! Na vjen në ndihmë historia e ksaj fjale ,,shoku,, apo ,,shoqe,, e përdorun para 1944.

Pikërishtë u përdorë fjala ,,shoku,, apo ,,shoqe,, për herë të parë në Shqipni në 2 qershor 1939, ku hyni në fuqi Statuti i Partisë Fashiste Shqiptare.

Për ironi të fatit, fashistët në parti i drejtoheshin njëri tjetrit me fjalën “shok”. Një gjë të tillë bëjnë edhe sot socialistët e Shqipërisë.” Dr.Kastrioit Dervishi ” Si u shndrruen fashistat në komunista?”

Kjo lloj përshëndetje e tipit profashiste zgjati deri më 10 shtator 1943. historia sikurse thotë Ciceroni ashtë ”Magistra vitæ”, që nga latinishtja don me thanë ”Mësuesja e jetës”. Historia me faktet kryeneç na rrëfen se liderët komunistë që sunduen për afro 50 vjet na kishin kenë fashista sikurse Enver Hozha, Ramiz Alia, Marije Shuteriqi(nana e Fatos Nanos dhe halla e nanës të  Ben Blushit, ish ministër, deputetit socialist tash afro 14 vjet(prej legjislaturës V – VIII), kuadro i Xhorxh Sorosit(Shvarz)(u morë nga linku i parlamentit http://www.parlament.al/web/BLUSHI_Ben_10711_1.php ).

”Gjithashtu ndër fashistët më të njohur që u bënë komunistë të vendosur përmenden edhe Ramiz Alia, Kahreman Ylli, Qazim Kondi etj. Në shtypin fashist gjithashtu shkruanin edhe emra të tillë si Aleksandër Xhuvani, Stefanaq Pollo (p.sh.shih “Tomori” datë 20 qershorit 1942), Anton Mazreku (kronikat sportive), Haki Stërmilli, Muzafer Xhaxhiu etj. Askush nga këta nuk pati ndonjë pasojë, ndërkohë që duhet kujtuar që drejtori i gazetës “Tomori” u pushkatua pas lufte në moshën 33 vjeçare.” Një gjë të tillë bëjnë edhe sot socialistët e Shqipërisë.” Dr.Kastrioit Dervishi ” Si u shndrruen fashistat në komunista?”

Edhe Enveri i ynë na kishte kenë palo-fashisti i flaktë nga lëvizja komuniste në Paris shndrrue në fashist e prej fashistit shndrrue në kamunistë hahhhaa!

” Ka të dhëna që nuk të lenë jashtë dyshimit se edhe udhëheqësi komunist Enver Hoxha ka qenë fashist. Për të përforcuar një argument të tillë është një fotografi e bërë në fillim të vitit 1941 në shtëpinë e Mustafa Kruja në Krujë, ku përveç tij duken edhe Enver Hoxha, Xhovani Xhiro (njeriu kryesor që u mor me përhapjen e ideologjisë fashiste në Shqipëri), Nikolla Kotte, Kostandin Kotte dhe Aristidh Lamani. Të gjithë personat kanë pozuar përpara një tavoline të tejmbushur. Kjo fotografi është ndodhur për shumë vite në shtëpinë e një personi të sipërpërmendur dhe mjafton sa për të thënë që edhe Enver Hoxhanuk kishte dalë jashtë simpatisë për fashizmin. Sigurisht ai ishte pjesë fashishtëve që do të konvertoheshin në komunistë dhe që më pas do ta kthenin “antifashizmin” në një mjet të fortë të ekzistencës së tyre për të justifikuar shpeshherë terrorizmin që ata ushtronin.” Dr.Kastrioit Dervishi ” Si u shndrruen fashistat në komunista?”

Ishte e pamujtun të braktisje një model pershndetje pro-fashiste me shoqe e shokë nga komunista me rranjë dhambësh fashista sepse ishin për afro 50 vjet në krye derisa u ngrysë sistemi komunistë. Lufta e pamëshirshme kundra atyne që ishin me nji të kalueme fashiste u ba e seleksionueme nga kryediktatori Enver Hoxha, jo për qëllime fashiste, por se shifte rrezikun e shfronsimit tij nga mbretnia. Ma e shemtueme ashtë se Enveri me bandën e tij shpifi kundër subjekteve shoqnore të kombit me synime shnjerzore.

 

A përdoret ma fjala ,,shoku,, apo ,,shoqe,, pas 1992?

Me ndryshimin e sistemit komunist në atë socialisto – demokratë pas 1992 nisi kjo lloj përshëndetje me rranjë fashiste – fjala ,,shoku,, apo ,,shoqe,, të mos përdorej. Por në rradhët e partisë socialiste dhe ato të majta ndihet jo nëpër ekrane televizive, por në koridoret dhe zyrat e tyne.

 

Keqardhje për politizimin e konceptit shokë apo shoqe

Popujt në shekuj e kanë zgjidhë natyrshëm përdorimin e fjalës shokë dhe shoqe. Fundi i  shekullit XIX e solli këtë llojë përshëndetje dhe XX e përdori me forcën ma të madhe në një gjeografi interkontinentale, e cila vazhdon edhe në shek. XXI në vendet ish komuniste dhe ato komuniste. Kjo lloj pershndetje ashtë e panatyrshme dhe jashtë konceptit komunikues i njeriut. Helmi ideologjik komunistë e degjeneroi deri në zhvleftësim kuptimin e mirëfilltë të fjalës shokë dhe shoqe. Sepse fjala shokë dhe shoqe janë përsonifikim gjinor e cila merrë nuanca funksionale në atë të shoqërimit, që krijojnë lidhje me bazë shoqnore nga njerëz jo të nji gjinijet. Unë nuk po marrë përsipër t’i baj morofologjinë e fjalës se duhen edhe nji libër i tanë për ta shpjegue karakterin e saj polivalente në rrafshin multi-shkencor. Politizimi i fjalës për synime ideologjike ashtë një aktë agresioni barbar që I bahet fjalës sikurse shembullit të fjalës shokë dhe shoqe, që I ashtë dhanë padrejtsisht, arbitrarishtë edhe një kuptim tjetër, që kurrë nuk mund të jetë.

Termat e përshëndetjes ashtë nji pasuni leksikore dhe nji kreni për kulturën popullore shqiptare, që na e kanë lanë dijetari-popull në shekuj. Në malsi ashtë dhe përdoret fjala që i drejtohen malsoret njena-tjetrës me fjalën e bukur shqipe ,,fisnike,,,; malsoret i thrrasin burrave ,, trim,,; apo prindërit i drejtohen varzave – ku je çike etjerë sipas etno-gjeografisë.

Mendoj që duhet marrë fund keqpërdorimi i fjalës shokë dhe shoqe nga disa parti të majta komuniste-socialiste në Shqipni! Shqipja ashtë pasun me fjalë se si t’i drejtohemi pushtetarit, kolegve, moshatarve etj. Kjo lloj lutje bahet me vetëbindje dhe nuk shembet partia socialiste-komuniste nëse hiqet kjo lloj fjalë – shokë dhe shoqe, por i ban nder leksikut shqiptar.
Shkambi/Proletari.Com
E enjte, më dt. 30.IV.2015

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/05/2015. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.