Përmet, 100 aktivistë të PS shkojnë tek LSI

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1733
Rrjedhjet e antarësisë.

Rreth 100 anëtarë të Partisë Socialiste në Përmet, i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lajmi konfirmohet nga Lëvizja Socialiste për Integrimin në Qarkun e Gjirokastrës e cila u shpreh se po vijon ristrukturimin e degëve lokale në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Ndërsa shtoi se gjatë fushatës për anëtarësimin e anëtarëve të rinj të LSI-së në këtë Qark, janë bashkuar edhe pjesëtarë të Partisë Socialiste.

“Gjatë një takimi të strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim për rrethin e Përmetit, rreth 100 anëtarë të Partisë Socialiste kanë deklaruar largimin nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar LSI-së, – tha Erjon Jaçe, kryetar i strukturave të PS-së në komunën Dishnicë.

Ai detajoi se 10 organizata socialiste janë shkrirë dhe rreth 100 anëtarët e tyre i janë bashkangjitur Lëvizjes Socialiste për Integrim. “PS është një parti që me mënyrën si paraqitet aktualisht nuk mund të fitojë në vitin 2013”, ka pohuar Jaçe duke iu referuar takimit të zhvilluar në qytetin e Këlcyrës. I pranishëm në këtë organizim deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo është shprehur se kjo forcë politike vijon forcimin e strukturave.“LSI-ja është një forcë politike e cila ka në qendër të veprimtarisë së saj integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian”, ka thënë Tavo.
Gazeta Metropol

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/11/2011. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.