Pëllumb Pëllumbi 17 vjeçari i vrarë në kufi – Shkodër

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3546
SHKODER – Përkujtohet vrasja e 17-vjeçarit në ‘90 në kufi
Përkujtohet në Shkodër 16 qershori, dita që përkon me vrasjen në kufi të 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi. I riu po tentonte 19 vjet më parë të kalonte kufirin në kërkim të një jete më të mirë, por ai u ekzekutua në mënyrë barbare nga persona që i qëndronin ende besnikë regjimit. Familjarë, të afërm, por edhe drejtues të pushtetit vendor ishin të pranishëm në përkujtimin e kësaj dite. Këshilli Bashkiak i Shkodrës mori vendimin disa vite më parë, duke e shpallur 16 qershorin si ditën kombëtare të së vrarëve në kufi nga regjimi komunist. Pikërisht 19 vjet më parë, atëherë kur klima politike ishte zbehur disi dhe kur mendohej se njerëzit që tentonin të kalonin kufirin nuk do të vriteshin më në vijën ndarëse, forcat e kufirit vranë në mënyrë mizore me breshëri plumbash një adoleshent. Ai po tentonte të largohej nga Shqipëria, por dëshira e tij nuk u realizua.

Nuk do të harrohet lehtë 16 qershori i vitit 1990 për qytetarët e Shkodrës. Në mëngjes herët, një kamion tip GAZ i Degës së Punëve të Brendshme mbante mbi karrocerinë e tij dhe me sponda të hapura trupin e masakruar të 17-vjeçarit. Ata e shëtitën në të gjithë qytetin, duke mbjellë terror e frikë tek njerëzit. Trupi i pajetë i adoleshentit më pas u dërgua pranë familjes për t’u varrosur. Por revolta e shkodranëve atë ditë ka qenë e madhe, revoltë që u shfaq në orët e pasdites pas varrimit të tij. Me qindra të rinj mbajtën në krahë arkivolin me trupin e Pëllumb Pëllumbit, duke ecur në rrugët e Shkodrës në këmbë, duke protestuar e hedhur parulla kundër regjimit të Ramiz Alisë.
Në ceremoninë përkujtimore të organizuar dje ishte i pranishëm edhe babai i adoleshentit të vrarë në kufi, Nikolin Pëllumbi. Ai kujtoi me dhimbje ditën kur i sollën trupin e të birit të masakruar me plumba. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet përkujtimor, ai rikujtoi edhe njëherë tjetër kohën e viteve ’90-të ku në tentativë për të kaluar kufirin humbën jetën dhjetëra të rinj e të reja shkodrane. Në kërkim të një jete më të mirë, ata u ekzekutuan nga rojet kufitare. “16 qershori i vitit 2009 shënon 19 vjet nga vrasja në kufi e martirit të demokracisë Pëllumb Pëllumbit”, u shprehën në përkujtimoren e djeshme përfaqësues të pushtetit vendor. Ajo që binte në sy ishte mungesa e përfaqësuesve të majtë në këtë ditë përkujtimore. Shkodra është i vetmi qytet që ka krijuar shoqatën antikomuniste dhe i vetmi, që përkujton çdo vit këtë datë të njohur si dita e vrasjeve mizore në kufi.

17 QERSHOR 2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 27/04/2010. Filed under Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.