Partia Zi e Kuq pa Shqiponjë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 9409
Udhëheqsit e Partisë Zi e kuqe;

–         Kryetar – Bamir Rexhep Tahyp Erdogani Toptani dhe Nën-kryetar – Kreshnik Ahmet Davutoğlu Spahiziu

Dalja në skenë e Shoqatës politike Aleanca Kuq e Zi  apo Zi e Kuqe e Bamir Topit  dhe e Kreshnik Spahisë në vitin 2010 do të shndrrohet automatikisht pas largimit të sigurtë të Bamirit Topit nga pallati i presidentit në verën e vitit 2012, në një parti – kioske të shpallur si Parti e Aleancës Zi e Kuqe.  Ardhja e saj në mjedisin partiak të bollshme  ka shkaktue dallgë edhe  të nëndheshme në mbarë shoqërinë shqiptare dhe në rrethe patriotike intelektuale shqiptare. Duke parë aktivitetin e saj politike zulmëmadhe me aksione politike protestuese kudo edhe jashtë Shqipërisë lypë një vemendje serioze vëçanërisht kur shef si gjel i krekosur e tej të shtirun Kreshnik Spahiun, zevendsi i presidentit Bamir Topi.

 

Emërtimi i Aleancës Kuq e Zi është një reklamë antishqiptare!!!

Nuk arrij  të kuptoj dhe ta pranoj  konceptin e përmbajtjes të ndarjes të Flamurit të Kastriotit në dy pjesë, në dy pjesëza, në dy coptime në të kuq dhe në të zi e mandej hajdeni o popull  me i ba aleancë dy subjekteve, dy institucioneve për ta ruajtur në një copë të bashkuem me emrin Kuq e Zi. Si mund të ndahet apo copëzohet Flamuri Kombtar fizikishtë dhe në dy subjekte dhe të shndrrohet në një subjektë politik, ky trill diabolik mëndjes të sëmurë për karrierë në një formacion të ri politik në mileniumin e tretë në Shqipëri?

Prej kësaj emërtimi kaq fragmentar, të granuluar të subjektit të Flamurit të Kombit Shqiptar nisë ideja e zvetënimit të idesë se nesër e pretë premisa e zhdukjes të Flamurit nga Toka Shqiptare, që valoji e lirë në Kështjellën e Kastriotit dhe u ringritë nga viganët e familjes të Dedë Gjo Lulit në 1911 që u ba shkasë e motivë për ta nritë edhe në Vlorën e Ismail Qemalit e Selam Musait.

Të ngrehësh një parti me simbolin e një kombi do të thotë se je duke spekullue me Flamurin e larë me gjak në shekuj nën krahët e shqipes asht një përgjegjsi dhe një venie në gisht të mednjes të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut.

Të spekullosh me Flamurin, me  Gjakun e luftëtarve, me martirizimin e kombit në shekuj nga robëria romake, helene, sllave, bizantine otomane, greke duke e venë dy pjesët e Flamurit si një tabelë e një partie tåe ashtuquejtun Kuq e Zi është një papërgjegjshmëri kushtetuese dhe morale –  historike. Vendosja e emërtimit të ndarjes të Flamurit në dy pjesë: Sfondi i Kuq dhe Shqiponja e Zezë ashtë akti i një përpjekje antishqiptare e pastër, që quhet tradhëti. Përdhosja e Flamurit të Kastriotit asht një tendencë për ta zhdukur nga faqja e dheut sepse kjo asht strategjia finale e ksaj partie e ushqyer prej gjarpërinjve neo-otoman të sotëm.

Bashkimin e dy subjekteve kuq e zi në një Flamur e ka vendosë historia e luftrave dhe e përpjekjeve me luftra e dije, me gjak dhe heroizëm, me sublimitet dhe fitore. Askush nuk kat ë drejtë të rishqyrtoji Flamurin e kombit shqiptar.

Në këtë kandveshtrim konceptual temin si shqiptar ndaj përpjekjes të pushtetarve të lartë të presidencës dhe pallatit të drejtsisë, që kanë sajuar në guzhinat e tyne neo-otomane një parti të tillë duke cënue në thelbë dhe duke sjellë pasoja fatale për simbolin shqiptar më duhet të shpjegohem bashkëkombësve të mi hapun sepse Flamuri asht i mbi 16 milionve shqiptar.

 

Partia Zi e Kuqe ’’nacionaliste’’

Në britmat histerike të Kreshnik Spahisë ndihet zhurma boshe e llamarinës ndryshkun nëpër media e tribune si në Shqipni, Kosovë dhe në disa shtete të huaja për padrejtsitë e serbve dhe grekve kundër kosovarve dhe çamve.

Kreshniku si ideologu i partisë ’’ka harrue’’ të denoncoji ”Ndërhyrjen në punët e brendshme të qeverisë islamike neo-otomane të Turqisë në lidhje me heqjen e figurës legjendare të Gjergj Kastriotit nga Librat e Shkollës dhe në të gjitha librat si dhe të tjera kërkesa.

Në dukje asht publikum e tam-tame e zhurma teneqesh ’’fryma nacionaliste’’ e kësaj parti fantazmë të porsa rrjeshtuem pas 100 partive në Shqipninë e 3 milion e gjysëm shtetas shqiptarë.

Sipas titullit të kioskës politike ’’Kuq e Zi’’ del se ashtë për kombin shqiptar dhe se dy liderët nuk e kanë të lehtë në kët kohë t’i vërsulen shteteve sllave dhe Greqisë se ’’vehet në çmim’’ kryeti Bamirit dhe Kreshnikut. Kjo asht karikatura ma groteske e menysë ala otomane!!!!!!!!

 

Kollarja dhe zemrat e zeza ndau Flamurin në zi e të kuqe

Dy zotrinjë me kollaret e pallatit të presidencës dhe të drejtsisë në ortakëri për synime të karrierës tyne sëpari e shqyen Flamurin në dy copa, për ta valëvitë atë rreckën e kuqe Bamir Topi dhe atë rreckën e zezë ta valëvisi Kreshnik Spahiu. Po, Po! Rrecka e paçavure janë, por na shpikën në shpellën e Stambollit partinë e modelit të Rexhep Tahyp Erdogani, që i ka hypë kalit dhe nuk po e rrëzon populli turkë i varfër e në diktaturë islamike!!!

A ashtë koha të ndahet me kollare nga muhaxhiri i Kosovës dhe i Top- Tanve Flamuri në dy rrecka në atë rreckë ngjyrë zi dhe në atë ngjyrë të kuq?

Po, Shqiponja në cilin rreckë ndodhet sh. Bamir dhe spahi Kreshniku?? A, ah ashtë hedhë në kazanin e të vjellave në Stamboll??

 

Flamuri i Kastriotit valon në NATO e  SHBA

Flamuri shqiptar nuk ka nevojë që të ndahet e të sajohet nga një parti e re e dyshimtë me synime të afërta e të largëta, të errta fetare e tipiy neo-otoman-antishqiptar r  Rexhep Tahyp Erdoganit. Flamuri ynë valon i lirë kudo në trojet shqiptare, ne zemrat e shqiptarve dhe në rrjeshtin e flamujve të NATO-s dhe të SHBA-s,

Tashmë Flamuri ynë edhe në NATO asht plotsisht i sigurtë nga përdhosja e ndonjë agresioni nga Beogradi – Moska dhe Athina e Turqia neo-otomane. Atëhere, përse duhet të sajohet njësoj grupi politik me turma njerzish të shushatur nga titulli skandaloz e tepër provokuese? A ka nevojë spektri politik shqiptar për një parti me titull të tillë?
Jo! Sepse janë me dhjetra e dhjetra parti dhe shoqata që e kryejnë misionin e Flamurit të Atdheut më së miri si Balli Kombëtar, Legaliteti, ……………

 

Cili Flamur tjetër do të sjelli Partia Zi E Kuqe??

Duke u coptue Flamuri nga kjo parti fantazmë me atdhe në Turqi, që andrron të na parcelizoji në shkretëtirën e hartës vjetër otomane mendoj se nuk do ta leji Shqipninë pa Flamur sepse rrezikohet ose të rikthet nën pushtimin neo-otoman vullnetar ose të gllabërohet prej ’’armiqve’’ të tyne grekë dhe sllavë. Porse jam i sigurtë se misioni i ksaj partie zi e kuqe do t’na dhuroji një flamur kombit shqiptar jo të Kështjellës të Kastriotit, por ndonjë flamur të ndonjë fisit të sulltanit të sotëm Rexhep Tahyp Erdoganit.

Ekzistenca e titullit dëshmon se synimi i tyre ashtë jo në mbrojtje të subjektit të Flamurit, por për ta shqyer në dy pjesë, që do të thotë, që nesër të sajojnë një Flamur tjetër të pregatitun nga Partia e Tayyip Erdoganit meqënëse e ka vëlla Bamir Topi, kryetari de jure i partisë aleanca kuq e zi.

Sirena bie për mbarë kombin shqiptar që kjo parti duhet braktisë duke e diskretituar dhe ndëshkuar me proçedim gjyqsor për aktin e një tentative të shqyerjes të Flamurit shqiptar.

Puna duhet parë në esencën e ttitullit dhe jo në kollaret e kosovarit Kreshnik Spahia dhe të nipit të Toptanve – shoku Bamir Topi.

Kjo parti fantazëm nuk ka të drejtë të mbaji këtë titull sepse ka marrë si mision të ngarkuem jo nga historia, por nga neo-otomanët e Turqisë atë të fyerjes të Flamurit tonë të pakërcënuem nga asnji fqinjë. Titulli i saj dëshmon se ka depërtue në gjenezën e ekzistencës të Flamurit, që nuk asht atribut i tyre, por i historisë shqiptare?? Këta karagjoza renegatë kanë marrë përsipër të luftojnë me mullijt e erës me dy subjekte; kuq dhe zi.

Më duket se e gjeta shkakun pse Flamurin e kanë shqyer dy myteberët muhaxhir – funksionarë të shtetit të  mykun nga mega-pasuria në dy pjesë;

–         Sfondi i kuq që asht një brinjë e formulës të aleancës kuq e zi përfaqsohet me të kuqe nga Bamir Topi

–         – Boja e zezë e zezë përfaqsohet nga Kreshnik Spahiu meqenëse ka fluturuar nga Prizreni i muhaxhirve të zinjë otoman drejt e në Tiranë.

 

Ideale dhe gjeniale!!

Paaaaaa, pa! Vetëm hibridi i dy kombinimeve intelektuale na sollën një Flamur të Coptuem të Kombit Shqiptar me profilë: pro-otomane Toptani – Spahiu. Të dy mbiemna turk për ’’çudi’’!!!

Akademikët e sotëm e medet për kulturën shqiptare ende nuk u ka ra në sy kjo lloj bisturie në gjenezën e historisë te Flamuri nga një partie e formuar nga muhaxhiri i Prizrenit dhe stërnipi i Esat Pashë Topi-Tani. Ku janë myteberët e shoqërisë civile që paguhen nga ambasadat e huaja, nga financime të dyshimta antishqiptare. Ç’ka bajnë profesorët akademik? Hajnë fiq e kqyrin ndonjë lek tua hedhë në xhepë Tahir Erdogani, Beogradi, Moska apo Athina??????

 

A durohet ma,  të riciklohet kjo lloj përdhosje të Flamurit nga dy vllazën të Erdoganit

Flamuri ashtë Historia e Arbërisë që drodhi në palcë Otomanët, sllavët, grekët, italianët e gjermanët dhe solli nëpër dritën ilumine, Pavarsinë e Shqipnisë. Flamurin e përdhosën sistemi komunist për afro 50 vjet me vendosjen e yllit të Stalinit mbi kryetin e Shqiponjës dykrenare. E tash dy pushtetarë guxojnë të ecin në gjurmët e baltosjes të Flamurit Shqiptar.

 

Nderimi i partisë ashtë trill diabolik i shëmtuar

Nuk e di se kush është autori i përshëndetjes të kësaj partie fantazme në formë të tillë. Kjo lloj përshëndetje asht e huazuar sepse Kreshniku nuk njihet si i mençur pamvarsisht se asht katapultuar nga komunistat enveristë në postin e pamerituem. Nderimi i kryqëzimit të krahëve në formën e dy krahëve asht një akt komunikimi, por akti i vërtetë ashtë që Kreshnik Spahiu si nën-kyetar i drejtsisë shqiptare të kontribonte me iniciativën e vet kundër gangrenës të korrupsionit në drejtësi. Korrupsioni në drejtësi po varfëron kombin shqiptar dhe Kreshniku nuk merret me këtë kancer kundër moralit të kombit për të cilën merrë rrogën, por humbë kohë në kundërshtim me ligjin me sajesa partish që nuk përmirëson imazhin nacional, imazhin e Flamurit nga krimi i korrupsionit te pallati i drejtësisë.

Si mund të besoj ty Spahiu për sinqeritetin tand në llojin e nderimit të partisë –kioske zi e kuq, kur ti si funksionar i lartë i ngrehinës kuçedër të drejtësisë shqiptare nuk e përmirësove sadopak imazhin shqiptar nga grabitja e juristëve të qytetarve shqiptar duke kontribue në tejvarfërinë e popullit shqiptar??

Prandaj nderimi ma i ndershëm për shqiptarët asht kontributi yt sadopak në shrrënjosjen e korrupsionit dhe jo në ndihmë të saj. Ti e gjete me korrupsion pallatin e drejtsisë dhe me taktikat  tande kontribuove sëbashku me ortakun tand të kioskës –parti, presidentin  Topi në ruajtjen e kësaj statukuoje të turpëshme të drejtësisë shqiptare dhe tashi ulërin, çerresh nëpër mediume, katedra, nëpër botë për imazhin e damtuem të Shqipnisë nga politika e dy krahëve në 20 vjetat e fundit.

 

Kush janë Bamiri dhe Kreshniku?

Sëpari duhet depërtue te CV-ja e dy pronarëve të trustit politik ” Partia e re Aleanca  Zi e Kuqe:

– Të dy persona fizik e të përgjegjshëm psiqik janë dy njerëz, që posedojnë   mega –  pasuri të pallogaritëshme.

– Zotërojnë poste aktuale të larta kushtetuese; njëri presidentë i Republikës dhe tjetri Nën- Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtsisë pranë presidentit Bamir Topit.

– Të dy janë fanatikë muslimanë me prirje shpirtërore dhe konkretishtë dhe antar kryesorë të celulës antiamerikane dhe antieuropiane. Të dy i bashkon origjina e prejardhjeve tyre prej muhaxhirve të  hamameve të  Stambollit.

– Të dy i bashkon qendrimi botëkuptimor komunistë, si njërëz të deklaruar kundra tyre e në faktë qendrojnë në një istikam llogore të vjetër të fshehur politik.

– Të dy janë nga karakteri anarkista, gja që provohet se të dy në kundërshtim me kushtetutën merren fizikisht dhe indirektë me veprimtari politike. Tipari anarkist i bashkon me Edvin Kristaq Ramën.

 

Bamir Myrteza Topi është arsimuar si mjekë i kafshëve, vjen nga origjina e Toptanve dhe me bindje fshehuna të majta enveriste. Bamiri ka si krushk, Gramoz Ruçin, ish antar i KQ të PPSH dhe ministër i brendshëm i regjimit komunist si dhe ashtë sot nën-kryetar i PS, deputet dhe person non grata, i ndaluar për të udhtue në SHBA. Bamir Topi la në dukje bindjet e majta dhe u rradhit në PD si e djathtë dhe u ba president. Pa u ulë në postin e presidentit u inkuadrue hapur në mbështetje të anarkistit Edvin Rama në Partinë Socialiste si shërbëtor i bindur i ktheu shpinën votuesve të PD-ës shumë herë e në fund më 8 maj të 2011. Bamir Topi njihet si i vetmi presidentë që e nisi vizitën e parë jo në Kosovë apo në SHBA apo në vendet mike perëndimore që na kanë ndihmue historikisht, por te Greqia që dihet me shekuj dhe sot, që kërkon t’i zhvatë toka shqiptare dhe keqtrajton gjysëm milion shqiptarë refugjatë-hallexhinjë si skllevër mishi. Dhe u pritë sipas ekspertve amerikanë në Greqi sikur të ishte një mbretë…Për qarqet diplomatike amerikane dhe ato shqiptare patriotike u pritë negativisht kjo lloj fillim diplomacie nga presidenti nga vendi më armiqsor të racës shqiptare – Greqia.

 

–         Kreshnik Spahiu – i arsimuar si jurist në periudhën e komunizmit, njeriu i emruar në

Tiranë me poste juridike nga regjimi komunist. Baba i tij asht i ardhur nga fshatrat e Kosovës, ndërsa Kreshniku ashtë një fanatik i maskuar islamik e i tërbuar, njihet si fjalëshumë, i shtirun si atdhetar i flakët, prapa tij fshihet një person tjetër, njihet si zhurmaxhi i shoqatave civile gjoja për drejtësi dhe me bindje enveriste të forta dhe me një mbiemën spahizi, në otomanisht Spahiu që do të thotë në shqipë – ushtar  otoman, që dëshmon racën e tij të përzier, por më shumë duhet të jetë një muhaxhir nga Turqia që asht ngulë kolektivishtë në Kosovë e sot ndodhet nga mbështetja enveriste në piramidën e shtetit në Tiranë.

–         A i din ndonjë shqiptar apo institucion ndonjë vepër patriotike, humane, kulturale që ka

Lidhje me botën shqiptare të kryera nga dy japrakxhinjve?

Jam përpjekë të mësoj nga media, por për fat nuk ka asnji kontributë të mirë, por veçse një kontribut të nëndheshëm në një kor me njerëz të dyshuem, ku penetruen në poste të larta të shtetit sepse ishin kuadro të piketuem nga komunizmi dhe shërbimi sekret i komunizmit.

Nuk e njeh askush Kreshnik Spahiun se ka bërë ndonjë aktë patriotik apo vepër të çdo lloji për dobinë e Shqipnisë. Prandaj nga përshkrimi i masipërme del se nuk e lidhë asgja me racën shqiptare, por ashtë interesi neo-otoman dhe posti i lartë që merrë sikurse lideri shpirtëror edhe i tij Rexhep Tayyip Erdogani.  Vetëm kjo parti e Bamirit dhe e Kreshnikut nuk është shqiptare.

 

Sintezë:

  Të dy ma shumë i bashkon në shumë vija, si adhurimi deri në kult të ekzistencës të Partisë Islamike Nacionale Neo- Otomane e Turqisë të Sotme. Si Bamiri dhe Spahiu janë dy njerëz mediokër,  të dy pakulturë, shifni në zhargonin e tyre tej të vobekët, janë dy njerëz që nuk kanë lexuar dhe ende nuk prekin libra me dorë, pra nuk kanë haber nga politika, arti, filozofia, letërsia,…. e në veçanti nga politika kombtare. Duke qenë dy njerëz të pavlerë, nuk garantojnë asnjë të ardhme politika shqiptare në imazhin e kombit shqiptar për të mirë, pasi një gja të tillë në poste shtetnore nuk e kanë dëshmue, pasi të dy ishin ndër projektuesit dhe zbatuesit e Luftës Minicivile të haxhi qamilit të PS-ës kundër kombit më 21 janar të 2011 me pasoja fatale deri në kërcënimin e integritetit të lirisë dhe pavarsisë së Shqipnisë.

Dy shkelësit e kushtetutës duhen ndëshkkue dhe jo të lejohen të fyejnë Flamurin Shqiptar.

Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu kanë fyer duke shkelë nenin  86, 89 dhe 94 të Kushtetutës

 

Kjo shoqatë – parti politike  e dy funksionarve të lartë të drejtsisë shqiptare asht ba tepër tronditëse për faktin kompromentuesë se të dy këta titullar drejtojnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe ligjet në fuqi nga Kreshnik Spahiu, Nën-Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtsisë pranë presidentit të Shqipnisë në një kohë që gëzojnë atribute shtetërore kushtetuese dhe funksione politike të padeklaruar.

Sipas nenit 86 presidenti përfaqson unitetin e kombit. Si mund të zbatohet ky nenë, kur presidenti Topi ushtron aktivitetin e tij fshehurazi politike në partinë “Aleanca kuq e zi’’? Si mund të garantohet uniteti politik kombëtar në kushtet e një konflikti interesi? Veni re se si presidenti organizon takime në bashki me kryetarë socialistë me synim të pregatitjes të terrenit të angazhimit tij në politikë pas korrikut të 2012. Kjo sjellje e tij nën shpenzimet e presidencës për qëllime përsonale të karrierës tij politike asht hapur një dhunim i shpërdorimit të postit tij si presidentë të rregullue me ligjë dhe me kushtetutë.

Në nenin 89 të Kushtetutës nuk e lejon presidentin Bamir Topin të lejoi vetes hapur dhe indirektë të mbajë apo të kryejë veprimtari publike të natyrës politike, tregtie,…. nëpërmjet një zëdhënsit tij sikur asht Kreshnik Spahiu –  zevendsi i tij në Këshillin e Lartë të Drejtsisë. Si mundet të lejohet një juristë i nivelit të lartë në poste të mbrojtjes të unitetit kombtar nëpërmjet ushtrimit të postit si Nën-kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtsisë pranë Zyrës së presidentit të shtetit?

 

Sa mësipër më lind e drejta bazue përkatsisht neneve 86, 89 dhe 94 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë të 21 Tetorit të 1998 si shtetas me të drejtë të shfaqë brengën tem duke e parë në aspektin juridik, politik dhe social në raportë me dy kohë, shkeljen e këtij neni kaq të randsishëm për institucionin e presidencës dhe të arkitekturës politike të vendit tonë. Sjellja e presidentit para detyrimeve që i ngarkon neni 94 i Kushtetutës të ballafaquem me angazhimin e tij real të fshehur në sferën politike ashtë e dënueshme dhe me pasoja si në shkeljen e Kushtetutës dhe me çoroditjen që i sjell spektrit politik shqiptar në aspektin social-politik.

Prezenca e një Shoqate Politike – Parti e Aleancës Kuq e Zi në duart e dy funksionarve të lartë të drejtsisë është një alarm për demokracinë, një sjellje autokratike-diktatoriale, një sirenë për kombin.

 

Bamir Topi merrë eksperiencën e ish kryebashkiakut E.Rama

Bamir Topi po ndjek eksperiencën e Edvin Ramës, që mori komplet administratën e korruptuar të Bashkisë Tiranës duke u pregatitë seicilit dosjet e korruptimit dhe i vendosi në krye të Partisë Socialiste dhe në parlamentë. Edvin Rama po korrë sukses dhe garanci në të ardhmen e tij në pushtet duke injoruar demokracinë dhe kushtetutën, moralin dhe kombin shqiptar. .

Bamir Topi po ndërton karrierën politike të tij në formimin e një partie në dy shtylla:

–         Rekrutimi i kuadrove elite të shtetit me dosje korruptimi sipas stilit dhe gjurmëve të ndyra e antishqiptare të shokut tij të ngushtë, Edvin Rama

–         Sajoi një parti të tipit neo-otoman të Erdoganit në hamamet e Stambollit.

 

Strategjia e Partis Kuq e Zi ashtë NDARJA E FLAMURIT SHQIPTAR NË DY NËN FLAMUJ:

–         FLAMURI I KUQ

–         FLAMURI I ZI

 

Ku ashtë SHQIPONJA?

 

Heshtja ashtë shkelje pasive e kushtetutës ndaj krerve të partisë aleanca zi  e kuqe

Nuk arrij të kuptoj pse nuk ndërhyn institucioni kushtetues që mbron kushtetutën sikurse ashtë Gjykata Kushtetuese?? Përse heshtin subjekti dhe aktorët e saj para kësaj shkelje të lejimit pasiv nëpërmjet heshtjes të presidentit B.Topi që lejon zevendsin e tij nga Kosova, Kreshnik Spahinë të drejtoi një shoqatë me prirje politike si dhe ndaj funksionarit Kreshnik Spahija?

Fakt ashtë se frika ashtë prezente në hierarkinë e Zyrës së presidentit Topi dhe organeve që i ka në varësi sepse falë karakterit tij tepër prepotentë dhe hakmarrës frenetik i rrezikon postin që gëzojnë në drejtsi e kudo nga intrigat dhe prapaskenat ndëshkuese të Bamirit.

Zj. Shpresa Becaj nga Kukësi si antare e Këshillit të Lartë ishte e para funksionare e lartë e drejtsisë, që e demaskoi publikishtë para kamerave televizive në Mbledhjen e Këshillit të Drejtsisë, rolin politik të nëkryetarit Kreshnik Spahinë si veprim antikushtetuese në ushtrimin e njëkohëshme edhe të detyrës si politikan i një partie. Por si duket asnjë kolegë i saj nuk u solidarizue me përkrahje, por zgjodhën heshtjen, duke ligjërue në pasivitet vazhdimin e shkeljes të kushtetutës nga ana e Kreshnik Spahisë me presidentin e vendit. Kur fillon shkelja e kushtetutës nga Këshilli i Lartë i Drejtsisë atëhere dëshmon se Drejtsia shqiptare asht e rrezikuar nga gangsterë kosovarë që me dashje dëmtojnë duke sjellë kaos në pallatin e drejtsisë tepër të dëmtuem nga mitmarrja galopante e juristve e të gjitha hallkave këto 20 vjetë e në azhdim. Siç rezulton nuk kanë si mision të bëjnë reforma, të përmirësojnë imazhin, t’i shërbejnë qytetarit pakorrupsion as kryetari Bamir dhe as nënkryetari Kreshniku.

 

Bamir Erdogani u fal në xhami për Ramizin si dhe deklaroi vazhdimësi tradicionale me otomanët e rinj më të egër se ata të parët e tyre.

Ke frikë prej Bamirit kur del nga Shqipnia kur shkon sidomos te vëllezrit e tij  neo-otoman në Turqi.

Ja seç na prokllamoi ndër të tjera Bamir Burani Top-Tani para haremit të Ankarasë ditën kur u varrosë lideri i tij shpirtëror otomano-sllavë Ramiz Alija më datën 9 tetor të 2011:

“Ne gëzohemi për përparimin e Turqisë, për rritjen e saj ekonomike, sepse është përparimi dhe arritja e një vendi, i cili ka në vetvete dhe një popullsi me origjinë shqiptare.

 

Duke parë dhe vrojtue me kujdes veprimtarinë e tij pro-neo-otomane me heqjen e busteve të Skënderbeut në zyra kur vijnë delegacione turke dhe arabe apo afrikane, apo heshtja e tij ndaj fyerjes së Historisë Shqiptare në lidhje me figurën monumentale të Gjergj Kastriotit etj, sjellje të tij lexohet në këtë mënyrë…. Apo kemi shembullin e tij të heshtjes tej djallzore dhe aspak dashëse të një popullsie me origjinë shqiptare që i përmend si pakicë kombtare shqiptare në Turqi dhe nuk u kërkon autoriteteve të Partisë Islamike në fuqi me kryetarin dhe kryeministrin vëllanë e tij sulltani, Rexhep Tayyip Erdogani dhe presidentin e Turqisë Abdyllah Hamiti i II-të Gyhl për t’i kërkue me insistim Njohjen e të drejtavet ë kësaj komunitetit shqiptar në Turqi.

Dihet se aty janë një numër i madh shqiptarësh që nuk gëzojnë asnjë të drejtë minimale si refugjatë sikurse në botë, atë lejimit të hapjes të shkollave të gjuhës shqipe e të lejohen të mblidhen shqiptarët publikisht dhe të festojnë festat kombtare dhe ato që ata i duen. Deklarimi i masipërme i Bamirit mundet ma shumë të lexohet edhe kështu nga konteksit i deklarimit dhe i realitetit shqiptar në Turqi

Popullsia e Turqisë asht me përzjerje me origjinë shqiptare, pra ka në gene populli turk edhe gene shqiptare sipas profesor, doktorit të bagtive Bamir imam – buranija Top-Tani.

 

Nga ky lexim kuptohet motivi i pushtetarve integralistë islamikë otoman të Turqisë sotme i ndalimit rreptësisht të hapjes të shkollave shqipe i tubimeve në raste festash kombtare të Shqipnsë.

Nuk e dija se unë dhe ju dhe krejt shqiptarë kishit gjak të përzier turku në trupë.
Uaaaaaaaa-iiiiiiiiiiiiiaaaaaaauuuueeeeeelllaalalalalalala……….!
Çfar fati!
Vetëm njerëz me gene otomane mund të na degjenerojnë me manipulime antishqiptare genin tonë autoktonë jo turk.
A duhet të jetë presidentë i racës shqiptare? A thue e bashkon me haxhi qamilin si model shpirtëror i Enver Hoxhës? A thua duhet ta lejojnë populli shqiptar me këto deklarime të na ripushtoji qeveria integraliste islamike e Turqisë? Sot pushtimet apo ripushtimet nuk bahen ma me shpata e topa, por me kësi deklarimesh idiotike e tepër provokuese me pasoja inspirimi të klaneve ultra integraliste të partisë në pushtet të Turqisë kundër vendit tonë të barbarizuar nga Otomanët me vëllezërit e tyre sllavë.

 

A ashtë qesharake dhe dëshpruese loja e Kreshnikut dhe e Bamirit?

Kjo duket andër, qesharake dhe tepër idiotike, por kush ka sy dhe dy pare mend dhe pak dromca ndjenja shqiptare duhet ta marri të vërtetë dhe të përballet jo me heshtje tradicionale të shqiptarve, përballë kësaj zulme dallge tinzare që po i vërsulet nga shpellat aziatike neo-otomane me përkrahjen e nëndheshme të Boshtit: Moskë- Beogradi dhe Athina. Të luash me simbolet e kombit nuk asht teatër, por një kapitullim nacional para një kombit.
Qeshni dhe qani! Kjo asht e vërteta që të thuhet nga goja e Bamir imam-burani -bajalldia Top-Tani  para Haremeve të dylberave Neo-otomane në Ankara dhe Stamboll.

Kush e financon Partinë Zi e Kuqe?





 

Në kuadrin e një projekti diplomatik të ideologut turk Ahmet Davutoğlu për të ringjallë andrën e ish perandorisë otomane në Ballkan duke Futur nën sqetull  dy vende islamike në Ballkan; Shqipninë dhe Bosnjen.

Profesori turk –otoman Ahmet Davutoğlu ka nisë ta ripushtoji jo me shpatë, por  në aspektin e spektrit politik duke i ngjyrosë me bojën e hamameve turke dhe atë kulturor – historik në dukje nëpërmjet;

– Themelimit të një partie të pregatitun sipas ideologjisë dhe tipit neo-otoman si model i Partisë të Erdoganit.

– SHPARTALLIMIT edhe të vdekur të GJERGJ KASTRIOTIT nëpërmjet  SHPARTALLIMIT të  FLAMURIT TË KASTRIOTIT  në fushën e rishikimit të historisë.

– Zhdukjes të Flamurit Shqiptar duke e zevendsue e atë yll e hanë me bojra zi e kuqe sikurse e k anë program të pashkruem  partia e Bamir Topit.

 

Aktiviteti disa vjeçar i ethshëm, e nëndheshme dhe zulmëmadhe e kësaj partie shtrin gjeografinë e saj sa në Amerikë, Greqi, Itali, Kosovë dhe në Shqipëri e drejtuar hapur nga fjalëboshi-fjalëmashtruesi Kreshnik Spahiziu. Parat duket se i pagon nga llogaria bankare e Kosovës meqë ashtë prej Kosove, Spahiziu për gjithë këto ece-jaket me propoganda dhe sajime numra antarsie në këtë kioskë-partie. Televizionet e majta me urdhër të mikut të presidenti të Shqipnisë, Edvin Rama u krijojnë hapësira mediatike për propogandën e daljes në skenë në mjedisin partiak të Shqipnisë. Paret korruptive të grabituna nga pallati i drejtsisë po lëvizin rrotat e ngrehinës të Bamir Topit.

Partinë Zi e Kuqe e financon Erdogani dhe ideologu Davotuglu. Po të veni re se shoku Bamir Topi udhton shpesh te shpella e Ankarasë dhe aty qendron si nuset e porsa martuem me nga tre ditë.

Këtë parti fantazmë antieuropiane dhe antiamerikane po e financon direkt nga qeveria dhe presidenca neo-otomane e Erdoganit dhe e Gylit në fuqi.

 

Partia Islamike Zi e Kuqe

Shoqata  politike e tyre pas korrikut të 2012 do të jetë Partia Zi e Kuqe e Shqipnisë me kryetar Bamir Bajalldi Top-Tani, me Nën-Kryetar i kësaj partie, kosovarin integralist islamik, nën- Kryetari i sotëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shoku Kreshnik Spahiziu.

Duhet ta dini se historia e kësaj ardhje e një partie filo-otomane në duart e presidentit shqiptar Bamir buranija fillimisht do të mbledhë të pakënaqurit e partisë demokratike dhe asaj socialiste si dhe të gjithë dështakve karrieristë. Padyshim përbamja e tyre politike duhet të jetë i blozës enveriste për të pasë kredibilitet në politikën e vazhdimësisë dhe të jetëgjatësisë.  Natyrisht që do të ketë edhe renegatë të shitur  katolikë, që do të mbulojnë imazhin otoman të Partisë Kuq qe Zi për dy pare të qelbta.

Dalja në skenë e kësaj partie me tipare nacionale në dukje do të rekrutoji shumë islamista, hoxhallarë, ish studentat që kanë krye studimet në vendet e dyshueme për terrorizëm islamik, do të grumbulloji celulat integraliste islamike anti-amerikane e anti-perëndimore që nuk janë pak.

Shumë parti do të paksohen nga antarsia duke jua marrë antarsinë dy partive aktuale të mëdha si ajo e PD-ës dhe e PS-ës.

Natyrishtë shqiptarve do t’u serviret stuhi pluhuni syve me teza nacionaliste dhe ultranacionaliste nga shtabi i partisë kuq e zi. E mandej pasi t’i harlisi me aroma nacionale do të devijoji nga modeli Erdogan për të rrëmbyer pushtetin nëpërmjet fesë islame. Ky asht realitet i kulluar.
Zhbërja e historisë së Flamurit duke i shkëputur nga shkambijtë Shqiponjën me Gjakun e bijve në shekuj nën okelion e partisë kuq e zi me idealin e trilluar në Ankara, gjoja ka si mision bashkimin e trojeve shqiptare asht fund e krye një lojë e rrezikëshme-donkitosheske-groteske dhe shumë e turpëshme për Bamir Topin dhe fjalëboshin Kreshnik Spahinë.

 

Rroftë Flamuri i Kastriotve në shekuj!

Gëzuar Festën e Ngritjes Flamurit më 28 nandor të 1444, 1911 dhe më 28 nandor të 1912!

Rroftë Shqipnia e lirë dhe e bashkueme!
Me dhimbje dhe me dëshpërim

Arbër Shpendi/Proletari.Com
E diel, më dt. 27 nandor 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 27/11/2011. Filed under Analizë,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

14 Responses to Partia Zi e Kuq pa Shqiponjë

  1. reshteri

    25/02/2013 at 10:22


    Mësoni për njeriun, Kreshnik Spahiu, që ka sajue një parti dhe asht ba e madhe dhe asht në krye. Mjerë Flamuri Shqiptar që përdoret për qëllimet e beogradit dhe stambollit në Shqipni në mijëvjeçarin e tretë?
    A thue ka lidhje Kreshniku me Lutfiun në këto pazare politike? Rezultatet destruktive si figurë e naltë e drejtsisë dhe sjelljet e një rrugaçit K.Spahiu të çon në një tunel të errët që lidhe beogradin me stambollin.
    Vlersojeni vetë!
    Po ju nisi diçka interesante dokumente e jo llafe kafenerash;

    Familja e Kreshnik Spahiut prej Prizrenit ishte në shërbim të UDB-ës. Kjo familje që ishte në krye me një farë supëragjenti i UDB-ës, Lutfi Spahiu ka drejtue i maskuem nën komitetin Lidhja e Prizrenit Asgjësimi i Lëvizjes antikomuniste të shqiptarve të Shqipnisë të strehuem në Kosovë e në ish Jugosllavinë. E ky soj Kreshniku depërtoi siç duket nga investimi i agjentve të vjetër të UDB-ës që gjinden ende në krye të shtetit e partive deri në Zev-kryetar i Kryetarit të Këshillit të Naltë të Drejtsisë Shqiptare. Ky soj surrogati enverist – proserbë tashmë edhe ipro erdoganas pasi e shkatrroji ma shumë Pallatin e Drejtsisë, tashmë nuk ndalet edhe në politikë ta fusë në kaos sikurse e ka futë vetëm se ja kërkojnë njerzit e Lutfi Spahiut në Beograd. Kto janë fakte dhe jo pallavra. Prandej dijeni se kush ka sajue parti me ndihmën e Beogradit dhe Ankarasë.

    “……Një tjetër informacion i dalë nga ky dokument është lista e plotë e anëtarëve të Komitetit të Lidhjes së Prizrenit një organizatë e krijuar dhe e financuar nga UDB-ja Jugosllave, si një mundësi për të kontrolluar të gjithë aktivitetin e shqiptarëve anti-Hoxha. Lista, e cila do të botohet numrin që vjen, ka në krye edhe personin e përmendur në dokumentin e CIA-s, Lutfi Spahiun nga Prizreni, një prej anëtarëve më aktivë të kësaj organizate në mbrojtje të synimeve dhe planeve jugosllave kundër Shqipërisë së asaj kohe.”

    U morë nga “Dëshmitë e të arratisurve nga Hasi që janë burgosur në Jugosllavi”
    24.2.2013 Mapo

    Për ma gjanë lexoni shkrimin që asht bindës dhe shumë interesante.
    Burimi:
    http://www.panorama.com.al/2013/02/24/deshmite-e-te-arratisurve-nga-hasi-qe-jane-burgosur-ne-jugosllavi/

  2. reshteri

    25/02/2013 at 09:36


    Familja e Kreshnik Spahiut prej Prizrenit ishte në shërbim të UDB-ës. Kjo familje që ishte në krye me një farë supëragjenti i UDB-ës, Lutfi Spahiu ka drejtue i maskuem nën komitetin Lidhja e Prizrenit Asgjësimi i Lëvizjes antikomuniste të shqiptarve të Shqipnisë të strehuem në Kosovë e në ish Jugosllavinë. E ky soj Kreshniku depërtoi siç duket nga investimi i agjenetve të vjetër të UDB-ës që gjinden ende në krye të shtetit e partive deri në Zev-kryetar i Kryetarit të Këshillit të Naltë të Drejtsisë Shqiptare. Ky soj surrogati enverist – proserbë tashmë edhe ipro erdoganas pasi e shkatrroji ma shumë Pallatin e Drejtsisë, tashmë nuk ndalet edhe në politikë ta fusë në kaos sikurse e ka futë vetëm se ja kërkojnë njerzit e Lutfi Spahiut në Beograd. Kto janë fakte dhe jo pallavra. Prandej dijeni se kush ka sajue parti me ndihmën e Beogradit dhe Ankarasë.

    Një tjetër informacion i dalë nga ky dokument është lista e plotë e anëtarëve të Komitetit të Lidhjes së Prizrenit një organizatë e krijuar dhe e financuar nga UDB-ja Jugosllave, si një mundësi për të kontrolluar të gjithë aktivitetin e shqiptarëve anti-Hoxha. Lista, e cila do të botohet numrin që vjen, ka në krye edhe personin e përmendur në dokumentin e CIA-s, Lutfi Spahiun nga Prizreni, një prej anëtarëve më aktivë të kësaj organizate në mbrojtje të synimeve dhe planeve jugosllave kundër Shqipërisë së asaj kohe.

    U morë nga “Dëshmitë e të arratisurve nga Hasi që janë burgosur në Jugosllavi”
    24.2.2013 Mapo
    Burimi:
    http://www.panorama.com.al/2013/02/24/deshmite-e-te-arratisurve-nga-hasi-qe-jane-burgosur-ne-jugosllavi/

  3. genci tirana

    07/01/2013 at 02:11


    Turp per ju qe arrini te beni keto gjera,sa per njohuri une kam kryer shkollene mesme te pergjitheshme te ISMAIL QEMALI TIRANE ne vitet 1986 -1990,ku ishte mesues ne ish bazen prodhuese prane kesaj shkolle dhe babai i Kreshnikut dhe nxenes i vella i tij Kliton Spahiu ,gjithashtu ne te njeten kohe ishte nxenes edhe dhendrri i Sali Berishes Jam Arber Malltezi.Kreshnik Spahiu dhe EDI Rama ne Shqiperi dhe Ramush Haradinaj ne Kosove do bashkojne kombin dhe kjo do ndodhe duan apo sduan spiunete dhe tradhetaret me BERISHEN ne krye

  4. albi

    29/05/2012 at 22:10


    ..pse nuk ka nje rresht per Salen,kete te krishtere te konveruar ne musliman eksterm,komunist i devotshem te konvertuar ne antikomunist te terbuar,pseudopatriot qe furnizoi me karburat makine fashiste te Millosheviçitkunder Kosoves dhe shitjen apo dhurimin e detit te jugut ne favor te armikut historik,Greqise

  5. albi

    29/05/2012 at 22:06


    ..Nuk eshte e veshtire te kuptohet qellimi i ketyre shkrimeve.Nuk kam per qellim te mbroj figurat qe trajtohen ketu.Ajo qe me ben pershtypje eshte se nuk ka asnje rresht per Sali Ram Berishen nga ku te paret e tij nga Berisha e Pukes largohen per ne Tropoje,konvertohen ne myslimane te flakte,vete Sala nga komunist i devotshem transformohet per 24 ore ne antikomunist i tebuar,nga demokrat i shtirur ne vrases i shtetasve te vet,nga pseudopatriot ne tradhtar i çeshtjes kombetare.Funitor me karburante i makines ushtarake te Millosheviçit kunder vllezerve kosovare dhe dhurues apo shites i teritorit kombetar armikut tradicional,Greqise.

  6. liburni

    10/05/2012 at 21:02


    Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke

    Nga Alfred Lela, revista Mapo lexoni të ky sitë
    Në linkun; http://www.mapo.al/2012/05/09/projekti-neo-otoman-aleanca-kuq-e-zi-parti-turke/

    Artikulli është i datë 9 maj 2012.

  7. Bardhi

    02/03/2012 at 10:26


    Lëvizja Kuq e Zi dhe koncepti marksist i shtetit

    Profesor Tonin Gjuraj

    http://www.mapo.al/2012/03/01/

    Faik Konica thotë diku se shqiptari para se të bëhet atdhetar, ka nevojë të bëhet njeri i zbutur. Duke ndjekur me interes, së fundi, aktivitetin e Aleancës Kuq e Zi (AKQ), diskurin e z.Spahiu, përtej patriotizmit folklorik, bie në sy një artikulim i fortë, gjuhë e ashpër, fjalor i vjetëruar, herë-herë i ngjashëm me atë nacional-komunist, të propagandës dhe librave të dikurshëm, kundër “armikut të jashtëm”, “fqinjëve të pabesë”, që kanë “halë në sy” Shqipërinë dhe cenojnë integritetin territorial, madje dhe vetë ekzistencën e vendit, pra gati-gati paralajmëron për rrezikun e një “lufte”me ta. Por, në kohën kur shqiptarët janë tashmë faktorë e aktorë të rëndësishëm në Ballkan e me gjerë, të përfshirë në procese integruese, të klithësh ditë-natë për rrezikun që i kanoset identitetit tonë kombëtar prej fqinjëve apo “armiqve” të tjerë të jashtëm, është “luftë” imagjinare, mungesë realizmi dhe një ekzagjerim i panevojshëm.

    Natyrisht që disa çështje të ngritura me kohë prej kësaj Aleance kanë merituar mbështetje, si, për shembull, denoncimi i gjyqeve për ndërrim të përkatësisë etnike, ose oponenca e fortë dhe me argumente ndaj marrëveshjes detare me Greqinë, edhe pse kjo e fundit nuk ka përse të etiketohet si “tradhti” ndaj interesave të vendit, apo diçka e ngjashme, kur, në fakt, mund të konsiderohet thjesht si dështim i palës sonë në negociata me palën tjetër, sa kohë u shpreh edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Jo çdo veprim apo (projekt)ligj duhet konsideruar i qëllimshëm dhe kundër interesave të vendit. Marrëveshja detare përbën dështim në rrafshin juridik, kësisoj ajo duhet rinegociuar, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të RSH-së.

    Si ish-nënkryetar i KLD-së, z.Spahiu, gëzonte një autoritet legjitim legal – racional, në kuptimin Weberian, mbështetur në ligje që përcaktojnë detyrimet në ushtrimin e detyrës. Ky lloj autoriteti ka të bëjë më shumë me pozicionin, sesa me cilësitë personale të individit që drejton. Individi vepron gjithnjë brenda kufijve të pozicionit të tij. Jashtë këtij pozicioni, cilido qoftë ky individ, z.Spahiu, ministër, kryeministër apo president, nuk gëzon as më shumë dhe as më pak autoritet, sesa një qytetar i thjeshtë. Sa kohë z.Spahiu ka dhënë dorëheqjen, ai mbetet jashtë këtij pozicioni, kësisoj komisioni Hetimor kuvendor dhe konkluzionet e tij janë të pavend dhe të panevojshme. Tashmë “lufta” e pushtetit më z.Spahiu është politike.

    Pas dorëheqjes, z.Spahiu gëzon një tjetër autoritet, atë karizmatik (sipas Max Weber-it), një lloj autoriteti që përcaktohet si pushtet i legjitimuar prej cilësive personale dhe të veçanta të tij, si personalitet tërheqës, me plot energji dhe orator. Z.Spahiu i posedon ndoshta shumicën prej këtyre cilësive, i cili përmes forcës së tyre mund të nxisë e të frymëzojë përkushtim dhe bindje ndaj rrugës së tij. Si i dorëhequr, ai mund të dalë tashmë jashtë pozicionit legal-racional dhe të bindë të tjerët për misionin e vet, si individ i lirë. Mesa duket, Shqipëria vuan nga mungesa e besimit dhe mbi këtë bazë, përveç arsyeve të tjera, ka lindur edhe Aleanca Kuq e Zi, kësisoj shndërrimi i lëvizjes në parti politike, me një program të qartë politik, është i mirëpritur në një sistem shumëpartiak.

    Por, z.Spahiu, në pozicionin e tij të ri, që të jetë i besueshëm, duhet të shpjegojë një sërë dilemash dhe t’u japë përgjigje disa kontradiksioneve që shfaqen në diskurin e tij. Më kryesorja mbetet nëse vërtet ai ndien ndonjë lloj përgjegjësie, brenda legjitimitetit të tij legal-racional, për nivelin më të ulët të besimit që gëzon sot drejtësia shqiptare, mungesën e reformave në këtë sistem, arsyet e “kufizimeve” në veprimtarinë e tij, si drejtuesi më i lartë, de facto, i KLD-së. Tjetër, nga njëra anë flet për “sulltanë të politikës”, kurse nga ana tjetër ai merr përsipër të pajtojë politikën. Kjo mbetet dyshuese si mund të arrihet: duke përfshirë të dyja partitë e mëdha, PD-në dhe PS-në, apo duke i lënë jashtë ato. Më shumë sesa diçka utopike, kjo ngjan me pozicionin e një “misionari të pajtimit”. Po ashtu, z.Spahiu deklaroi së fundi në Durrës që PD-ja dhe Berisha së shpejti do të jenë në minorancë. Natyrisht është diçka normale në një demokraci që mazhoranca e sotme të jetë minoranca e nesërme dhe anasjelltas, por nëse PD-ja do të jetë në opozitë, atëherë në pushtet do të jetë PS-ja, mirëpo, si do të veprohet, në këtë rast, për të larguar nga politika “të gjithë sulltanët e politikës”, edhe ata majtas, sipas premtimit të tij! A duhet të shpjegohet më qartë cila është kauza e AKZ-së: nxjerrja e PD-së në opozitë dhe risjellja e PS-së në pushtet, apo largimi i të dyjave dhe formimi i një qeverie, më 2013-n, vetëm me Aleancën Kuq e Zi, sa kohë deklarohet se e mbështesin 1 milion aktivistë! Shifër dërrmuese! Nëse ndodh kjo e fundit, atëherë do të përballemi me një prej zhvillimeve më spektakolare politike në të gjithë ish-Lindjen komuniste. Unë nuk mund të bëj parashikime për këtë, por, siç thotë Ernest Gellner, mund të kuptojmë opsionet, vetëm duke kuptuar të kaluarën. Dhe e kaluara e partive të reja, përtej PD-së dhe PS-së, në Shqipëri, nuk ka qenë inkurajuese dhe domethënëse. Patriotizmi, megjithatë, shkon përtej simpatisë që mund të kesh për krahët politikë.

    Më tej akoma, a mund të jenë në një lëvizje apo parti politike, siç pretendon z.Spahiu, edhe ish-të përndjekurit politikë, edhe ish-ushtarakët, ku ndër radhët e këtyre të fundit mund të ketë individë të cilët kanë bërë vrasje në kufi, ose kanë kryer krime të tjera gjatë komunizmit?

    Është gabim të mendohet se mbështetja për një çështje të caktuar, që mund të ngrihet nga AKZ-ja, do të përkthehet domosdoshmërish dhe automatikisht në realitet elektoral, apo votë në favor të Aleancës. Kalkulimet politike janë shumë më të ndërlikuara. Nëse 1 milion mbështetës të AKZ-së, sipas z.Spahiu, do të përktheheshin në votë elektorale për të, atëherë dilema e fituesit të zgjedhjeve të 2013-s në Shqipëri është e zgjidhur! Në fakt, në thelb të projektit të tij në drejtimin e punëve të shtetit qëndron një koncept marksist: koncepti epifenomenal, d.m.th., një koncept apo paradigmë negative, sipas të cilit idetë e tij duhet të jenë ide sunduese në ndërtimin e shtetit dhe gjithçka ka ndodhur gjatë 22 viteve ka qenë dështim, pra vetëm AKZ-ja do të mund të rregullojë tërë aktivitetin dhe funksionimin institucional të shoqërisë shqiptare.

    Publiku gri apo të pavendosurit frymëzohen më shumë prej një programi konkret, jashtë patriotizmit folklorik, që prek dhe u jep zgjidhje më të mirë se deri tani shumë prej çështjeve ekonomike, zgjidhjen e drejtë të problemit të pronës, sundimin e ligjit dhe dhënien në çdo rast të një drejtësie të drejtë. Megjithatë, sa e sigurt do të jetë shoqëria shqiptare të funksionojë demokratikisht dhe sa shpresë mund të ketë të ndërtohen institucione demokratike nën një lidership të tillë folklorik, këtë le ta vlerësojë dhe ta gjykojë opinioni publik, klasa intelektuale shqiptare dhe tërë forcat demokratike, që aspirojnë për një Shqipëri normale të integruar në BE.

    *Rektor i Universitetit Europian të Tiranës.

  8. arsim

    30/01/2012 at 09:36


    Zotri Bamir Topi nuk te vjen tyrp te shkelesh mbi qkain e derdhur kunder armikut shum Shekullor shko ne ferr o i pa bes se fjala BESE per ty nuk ekzizton, une nuk besoj qe ky njeri qe esht as Enveris se po te ishte vetem pak enverist nuk do te bashkpunonte me keto mbeturin te europes si Greqija apo Turqija.

  9. Stop Injorancës

    06/01/2012 at 14:29


    E çuditshme si dalin nga hiçi këta ekspertët atdhetarë, që deri më sot kanë heshtur për çdo skandal antikombëtar e për çdo tradhëti kombëtare.

    Ajo që të ngushëllon, është vetëm fakti që janë injorantë, e nuk ka shumë gjasa të gënjejnë edhe të tjerë…

    Suksese Aleanca Kuq e Zi. Nënkupton ngjyrat, për ata që njohin shqipen dhe nuk mund të shkruhet ndryshe.

  10. zefi

    25/12/2011 at 23:56


    Shkrimi eshte i gjate por mjaft i sakt, pavarsisht rrjeshtave te shumte te cilet mund te mjaftonin vetem te kujtonim se , si besniku-kreshniku i “partise-kuq-zi”ashtu dhe presidenti bamir si tope tani, jane njeherazi rrogtar ne rangjet me te larta te cilet s’arriten te bejne ndryshimin e premtuar dhe detyre institucionale e tyre. Krejt drejt do ishte sikur keta dy ‘patriotat’e medhenj ne vend te liçitjes se flamurit kombetar te benin detyren pastaj ne mungese apo ne ‘pengese per te bere detyren,e me qe kane dhe para per sfilata te tilla anembane trojeve shqiptare,te dalin opozite hapur pa dorashka dhe dorhiqen nga postet-pozite te cilat ende i mbajne paradoksalisht.Edhe pozite edhe opozite i njejti person-subjekt s’ben=benefic.
    Flamuri kombetar,eshte vetem kombetar,ndaj artikull shkruesi indinjohet me te drejte,ne mos ai te pakten te paret e tij brez pas brezi kane luftuar per ate flamur,ndaj s’ka se si te lejoje privatizimin e simboleve kombetare.Por keshtu ndodh kur te zgjuarit pas kuvendit dhe trimat pas lufte’dalin’dhe patriota te medhenj,kjo perveç nje shaka eshte dhe nje ironi e thelle me fatet e vendit.Te tille pushta-pushtetar bejne edhe me shume,kuptohet ne dem te atdheut-shtetfoprmimit dhe te ardhmes kombetare,mjafton qesja e tyre te jete plot.Keta haxhi-qamilet=vdiq-baba-rroft-baba=dumbaba-erdohanet-neootoman,po guxoine te neperkembin flamurin duke bere sfilata ala-turka neper sheshe me grumbuj-social-individesh-vetullahequr(debiluar-heterogjen te cilet edhe kur shfaqen para ekranve te paguara shfaqin qarte falsitetin e njeherazi dhe histerine trasheguaese ne mbeshtje te pushtetarve si dikur ne monizem. Kjo nuk mund te hedh hi syve askuj sado pak i interesuar per politiken perkundrazi.Ne fakt keta ujqer te rinj me zanat te vjeter enden me lejen e ‘tyre’ prej pushtetari te lart dhe kercenoine dhe vete sitemin e drejtesise etj instanca shteterore pergjegjese,ku ne krye te radhes duhej te benin detyren ne mbrojtje te simboleve kombetare kur dikush me apo pa vetedije tenton-perdhos ato.
    Neo-otomanizmi-turko-fil eshte fakt ne Shqiperi, veçse i mungon kurajo te dale hapur”nga dunat e vjetra”me ngjyrat e tij’jeshil-zi,kesisoj do ishin te pakten ne identitetin e tyre,si vazhdues te bemave te vjetra nti-kombetare.Ky eshte vertete nje rrezik qe sa vjen e merr form edhe pse jo i shumte ne numer.!

  11. PLISI

    19/12/2011 at 04:07


    ai qe e ka shkrue ket artikull, duket se asht nji kokerr debili qe se paska shokun. po ky shkon edhe ma larg, tue u perpjek me kriju percamje nder shqiptar me lloj lloj rrenash, e fjale boshe ,sa ,me dite gomari me lexu kish me thane:une jam ma i zgjut se ky gomari tjeter.

  12. Gëzimi

    29/11/2011 at 13:17


    Zotria që të ka bezdisë shkrimi i mësipërme duket se nuk ke dashë me kuptua për Kreshnikun. Po të bëj pyetje:
    Pse Kreshnik Spahiu nuk përmënd në propogandën e tij kudo mbi ndërhyrjet e qeverisë islamike neotomane të Turqisë për emrin e Skënderbeut në tekstet e historisë shqipe? Por përmend vetëm Serbinë dhe Greqinë dhe kjo është mirë. Unë mendoj nga shkrimi i Arbërit se Kreshniku me Bamir Topin përkrahin duke heshtur për krimet, gjenocidin turk në shekuj kundër Shqipnnisë duke mos e përmend. Rreziku i vjen Shqipërisë edhe nga Turqia e sotme lum miku.


  13. Pas leximit te ketij artikulli qe besoj harxhova kohen kot qe e lexova me erdhi ne mend perseri e njejta ide qe kam gjithmone qe prandaj ne shqiptaret sbejme dot perpaa sepse akoma pa filluar dicka na dalin me vrap ekspertet dhe na thone jo po kjo eshte e gabuar eshte kundra eshte ashtu e eshte keshtu sipas interesave te tyre apo atyre qe i paguajne kuptohet, dhe ne fund te artikullit na shkruajne po ate qe vete sapo e kritikuan qe te na rroje shqiperia e madhe e bashkuar etj etj dhe me ca argumeta mediokre per mendimin tim qe jo babai i tij keshtu jo ky u shkollua ne shkollat enveriane po zotrote harron qe 99 % e politikes shqiptare qe na thote na solli demokracine ishin anetare partie biles, keshtu qe pa e ditur se cfare cilido Krshnik Spahiu qe del ne skene duhet pare njehere se cfare eshte si eshte cfare do beje dhe pastaj ta kritikojme pastaj aq me keq qe fusni ketu fene qe mbiemri perkthehet keshtu e ashtu se keto jane pallavra koti populli shqiptar nese ka nje vlere te madhe ajo eshte qe ka treguar se bashkejeton mire e bukur me te gjitha fete e ndryshme ne vend dhe sikur te jete keshtu nje gje ka vlere qe aleanca kuq e zi pavaresisht kush e perfaqeson eshte duke bere nje puna goxha me vlere dhe aq me shume me i dhene te kuptoje popullit shqiptar qe ca nga hallet ca nga interesat personale e ka harruar fare per me keq e ka braktisur ate vend qe quhet shqiperi duke lene qe disa qeveritare me ne krye komunistin besnik sali berisha ta vjedhin keqperdorin dhe me keq te na turperojne ne sy te botes dita dites me gafat e tyre nga me te ndryshmet ne arenen nderkombetare ku nje kryeminister del dhe deklaron si nje lypes qe sdi te lype ne izrael qe palestina eshte faktor qe prish paqen ne bote harron ky faqezi qe kemi me shume se gjysmen e kombit tone te copetuar po si palestina qe fuqite e madha na e moren pa te drejte dikur dhe ky kryeminister na del de na ben deklarata te tilla ne sy te botes.

  14. sokol

    27/11/2011 at 21:12


    Njihuni me sukseset e Bamirit në sulltanat dhe inversi i saj
    Avioni me të cilin Topi ka udhëtuar për në Turqi
    Ardit Rada

    Shekulli Sot|11/10/2011 08:01
    ……………………………

    Në faqen online presidenca ka botuar informacionet në lidhje me vizitën dhe konferencën e përbashkët të dy presidentëve. “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, nisi sot vizitën zyrtare treditore në Turqi, i ftuar nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl”,- thuhet në njoftimin e presidencës.

    “I hodhëm një sy edhe marrëdhënieve ekonomike. Kemi marrëdhënie tregtare, me shkëmbime tregtare, 135 milion euro. Kemi hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të tregtisë së lirë midis dy vende dhe një dimension tjetër i këtij bashkëpunimi ekonomik, janë investimet. Kemi investime turke që kanë arritur në 1.5 miliardë euro në Shqipëri. Këto janë të shtrira në disa sektorë, në hekur, në shëndetësi, në telekomunikacion, në arsim, në banka. Kemi rreth 100 firma që kanë investimet e tyre në Shqipëri”,- tha Presidenti i Turqisë, Gul duke iu referuar Topit si miku i tij.

    Ndërkohë Presidenti Topi iu referua turqve si një popullsi që ka në vetvete edhe edhe origjinën shqiptare. “Ne gëzohemi për përparimin e Turqisë, për rritjen e saj ekonomike, sepse është përparimi dhe arritja e një vendi, i cili ka në vetvete dhe një popullsi me origjinë shqiptare. Në Shqipëri ekzistojnë shkolla turke, universitete turke, qendra spitalore turke dhe mund të rikonfirmoja edhe një herë atë që thashë në bisedime se këto janë qendra, të cilat ofrojnë cilësi dhe na inkurajojnë që ato të shtohen, sepse kanë në vetvete jo vetëm kualitetin, por përmbledhin në vetvete dhe dëshirën që nga këto shkolla të dalin njerëz që do të punojnë më tej në të ardhmen për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Në Turqi, gjithashtu, ka studentë shqiptarë dhe këto janë marrëdhënie edhe të karakterit historik. Ka pasur studentë shqiptarë që nga vitet 30-të”,- tha Presidenti Topi.

    1.5 miliardë euro ka investuar Turqia në vendin tonë. Sipas shifrave zyrtare, në Shqipëri veprojnë rreth 100 firma turke ndërsa marrëdhëniet tregtare arrijnë në 135 milion euro. Në Shqipëri ekzistojnë shkolla turke, universitete turke, qendra spitalore turke si dhe shkëmbim studentësh mes dy vendeve.
    ………………………………………………………………………………………………,

    A është e vërtëtë Shoqata Aleanca Kuq e Zi??
    Si mund të bindet shqiptari, që Partia e Bamir Topit dhe e Kreshnik Spahiut është apendis i Partisë Islamike e Erdoganit?

    ——————————————————–,

    Manjani: Bamir Topi ka harruar Presidencën, po merret me partinë e re
    17-10-2011 / Gazeta 55
    Reagon LSI, Ylli Manjani

    Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, tha dje se presidenti Topi ka humbur çdo funksion të institucionit që përfaqëson, ndërsa po merret me partinë e re. Manjani thotë se do ishte më mirë që Bamir Topi, “të dorëzonte Presidencën sa më parë që të jetë e mundur dhe t’i përkushtohej ambicieve personale politike”. Në një deklaratë të tij për mediat, Manjani theksoi se nuk ka asgjë të keqe që kreu i shtetit mendon për karrierën e ardhshme në politikë, por sipas tij, këtë ambicie nuk mund ta realizojë në postin e kreut të shtetit. Duke folur për deklaratën e bërë dy ditë më parë në Shkodër, Manjani shprehet se debati po hyn në një rrugë të rrezikshme që lidhet me unitetin e kombit. “Jemi mësuar me luftën PD-PS, por konfliktin gegë-toskë nuk e prisnim. Fatmirësisht nuk është konflikt, është çështje deklaratash, por është një çështje e rrezikshme”, tha ai. Duke folur për rolin e kreut të shtetit, Manjani shprehet se vendit i duhet një politikan që të jetë bashkues dhe të sjellë unitet për vendin. “Na duhet një President që është faktor bashkues, që është model uniteti për kombin, nuk kemi nevojë për një ekspert plehrash”- tha Manjani. Ai ka theksuar se Presidenca e Bamir Topit ka qenë një mandat i gabuar. Sipas Manjanit politika duhet të mësoj nga këto vite që Topi drejtoi këtë institucionit, për të mos zgjedhur më politikanë që janë të rinj dhe kanë ambicie për të ardhmen politike, duke ju kundërvënë dhe partive që i kanë zgjedhur. “Duhet të mendojmë dhe për anën personale. Topi është një politikan i ri dhe është shpejt të dalë në pension. Ai e humbi shansin për të qenë në PD, sepse ju kundërvu partisë së tij. Në përpjekje për të gjetur se çfarë duhet të bëjë, Topi harron Presidencën, harron Kushtetutën, harron interesat madhore të vendit. Ndaj them se është në kohë të bëjë një gjest moral”, tha Manjani. Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për dialog dhe për një President që të jetë në krye të nismave për negociata dhe jo të jetë pjesë e një konflikti të madh. Ai ka komentuar dhe kthimin e ligjit të mbetjeve. Sipas Manjanit edhe në kohën e Nanos ka pasur presione nga grupe biznese. “Grupe të caktuara biznesi, i bënin presione ish-kryeministrit Nano në atë kohë për çështjen e mbetjeve. Presione, që sot më duhet ta pranojë, Nano i menaxhoi me një ekselencë. Nuk po them që ishin grupe mafioze, por biznesmenë që kërkon të drejtën e përpunimit të mbetjeve”, tha Manjani.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.