Operacioni i Task-Forcë, në pranga punonjës të Tatimeve dhe Doganave

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2422
Një operacion i gjerë arrestimesh është kryer në Tiranë gjatë këtyre ditëve ku janë vënë në pranga biznesmenë, punonjës tatimesh dhe punonjës të doganave, të cilët kanë lidhje me tregtinë e paligjshme të naftës shtetërore “Virgin”. Arrestimet janë kryer pas operacionit të realizuar nga Task-Forcë, dhe pas hetimeve të filluara që na muajin tetor të vitit të kaluar. Paraprakisht janë lëshuar 5 urdhër-arrestesh, ku vetëm njëri prej tyre është ekzekutuar për momentin dhe priten edhe arrestimin e 4 personave të tjerë, emrat e të cilëve nuk publikohen për arsye hetimi. Mësohet se në pranga ka përfunduar biznesmeni i njohur i naftës, Vladimir Fisheku në qytetin e Fierit. Ai është arrestuar përsa i takon abuzimeve me naftën “Virgin”.

Hetimet janë kryer prej kohësh nga Prokuroria ndërsa biznesmeni i cili operon prej vitesh në Shqipëri ka marrë masën sot. Ndërkohë që mësohet se operacioni i arrestimeve të biznesmenëve, punonjësve të tatimeve dhe doganave vijon ende. Hetimet kanë filluar që në muajin tetor, këto ditë janë zbardhur edhe 5 urdhër-arrestesh. Katër personat e tjerë mendohen të arrestohen pas disa orësh, informacioni për emrat e tyre mbahet i fshehtë deri në arrestimin e tyre.

Skandali i naftës Virginia
Kontrabanda e naftës “Virgin”, gjysma e naftës dërgohej në Itali ndërsa tjetra mbahej në Shqipëri. Vladimir Fisheku është një nga personat që ka qenë pjesë e abuzimeve. Nafta regjistrohej sikur do të regjistrohej por i dërgohej në të vërtetë një kompanie në Fier që bënte përzierjen me naftë të pastër dhe tregtohej me naftë të pastër. Grupi i prokurorëve kanë vërtetuar dhe faturat e dala nga Albeptrol. Hetimi i prokurorisë së Tiranës është fokusuar edhe në Itali, Kosovë dhe Maqedoni në të gjitha  vendet që mendohej se kjo naftë do të eksportohej. 5 urdhër arrestesh janë dërguar nga prokuroria në drejtorinë e policisë së Tiranës, të cilat po zbatohen.
Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/03/2011. Filed under Korrupsion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.