Nuk reformohet Shëndetësia në kolaps të plotë pa reformuar Sigurimet Shendetesore

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2746
Po mbushen ngadalë 17 vjet që kur u formuan sigurimet shëndetësore dhe që nga ligji 7870 i krijuar nga parlamenti i asaj kohe me në krye maxhorancën e PD. Ka kaluar aq kohë sa që sot duhet të ishte komplet ndryshe kujdesi dhe shërbimi shëndetësor ndaj pacientëve, grup-moshave të reja nën 15 vjec , grup-moshave të pensionit, grupeve në nevojë që marrin asistencë, grupeve të invalidëve, etj, etj,. megjithë përparimet e pakta, mbulimi i shërbimit dhe kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin ngelet i pamjaftueshëm dhe lë për të dëshëruar shumë.
Dy gabime kryesore janë bërë në vite ndaj Sistemit Shëndetësor:

-Asnjëherë nuk ka qënë prioritet i qeverive duke ngelur gjithashtu me PPB(GDP) më të ulët nga Ministritë e tjera- 2.4% ose afërsisht 180 milionë euro, nga këta 90 milionë i merr ISKSH dhe 90 milione i ka MSH.

-Asnjëherë sistemi shëndetësor nuk është vënë mbi baza konkurrence kapitaliste të vëretë por është mbajtur e njëtë sikur të ishte një vend socialist, duke shkaktuar një korrupsion masiv, shërbim të mangët dhe jo cilësor, dhe një mbulim të dobet nëpërmjet Sigurimeve shëndetësore, vetën pjesën ambulatore dhe atë pa ekzaminimiet dhe analizat e domosdoshme dhe pa vizitat në shtëpidhe sigurisht me rroga të vogla, mjekë të
pa-specializuar familjeje, infemrjerë me shkollë të larte por të pa kategorizuar në cilësi e në rroga, etj,etj.

-Asnjëherë nuk ka patur një program të plotë reformimi strategjik të miratuar nga të dy Partitë e mëdha, por ka patur vetëm riparime ligjesh, urdhrash, vendimesh, dhe drejtues militantë të emëruar pa konkurencë, dhe mungesë drejtimi me anë të bordeve mjekësore-financiare.

– Manaxhim i spitaleve si në kohën e diktaturës, gjë që ka shkatuar rrënim të plotë të tyre dhe korrupsion masiv brenda tyre me shërbim të dobët mjekësor të shoqëruar me pamundësi të shtrirjes së Sigurimeve shëndetësore në to për shkak të kostos së madhë por dhe për shkak të mos patjes së një strategjie të mirë vite me rradhë, si dhe një mungesë konkurrence mjekësore të plotë midis spitalesh të cilat kanë rënë nën kthetrat e individëve privatë të cilët po e mjelin në kurriz të popullit.

Gabimi tjetër më i madh në Ligjin për Sigurimet Shëndetësore mbetet pa mundësia për të krijuar Sigurime të tjera Shëndetësore qofshin ato private, qofshin një Sigurim tjetër Shëndetësor për Spitalet i cili është i domosdoshëm tashme. Ligji i tanishëm nuk e lejon sepse në të flitet për një taksim të detyrueshëm të të gjithë njerëzve në punë (taksë solidariteti): atyre në punë publike, private, dhe shtetërore. Kjo pengon. Solidariteti i para 200 viteve nuk vlen sot më. Arësyea e thjeshtë është sepse nën maskën e solidaritetit privohen pikërisht ata që punojnë dhe paguajnë më tepër, dhe kur vjen koha për të përfituar, nga pagesat përfitojnë shumë pak dhe në mënyrë qesharake. Në fakt këto ligje janë një hije e ligjeve të ish-komunizmit. Ligji për Sigurimet Shëndetësore ashtu si dhe ligji për sigurimet Shoqërore janë ligje komuniste ku shteti merr paratë dhe paguesit nuk e dinë ku shkojnë ato.
Le të bëjmë disa pyetje që nuk marin dot përgjigje:
Kush i merr lekët?
Ku shkojnë përqindjet bankare?
Përse nuk përgjigjen këto institucione ndaj njerëzve që paguajnë?
Përse Sigurimi Shëndetësor nuk mbulon gjithë nevojat shëndetësore të njerëzve në nevojë? Përse Sigurimi Shëndetësor nuk mbulon profilaksinë dhe disa ekzaminime nëpërmjet depistimeve të përvitshme të paktën për të punësuarit?
Përse është taksa e Sigurimeve Shëndetësore kaq e vogël (3.4%? Përse medikamentet që rimbursohen nuk janë cilësore si dhe nuk mbulojnë gamën e medikamenteve që kanë nevojë grup-moshat sipas sëmundjeve?
Përse nuk kemi parë asnjëherë falimentim të farmacive private pao të depove private të barnave që kanë kontrata me ISKSH?
Mungon konkurrenca apo ka ardhje sasie medikamentesh me rrugë ilegale?
Përse Lista e barnave nuk bëhet bazuar në bordin e ISKSH me pjesëmarrjen e palëve të interesuar si p.sh, përfaqësia e pacientëve, Qëndra e Kontrollit të Barnave, mjekët specialistë ambulatorë?
Përse lista e barnave nuk bëhet me më pak barna por gjithëpërfshirëse dhe me cilësi të mirë të tyre?

Kjo është një gjendje e rëndë.

Si do të mbulojë ISKSH e sotme Spitalet?
E ka të pamundur pa ndryshuar ligjin dhe pa vendosru në krye të punëve manaxherë të vëretë dhe jo militante partiakë apo xhambazë. Përsa i përket sigurimeve shëndetësore me gjithë interesin e madh gjendja është e rëndë si në drejtim të cilësisë së shërbimit shëndetësor ambulator ashtu dhe aq më keq në shërbimin spitalor në të gjithë vendin. Ligji për sigurimet shëndetësore është ndryshuar apo `arnuar` disa herë dhe rezultati është i pamjaftueshëm. të sëmurët janë të pakënaqur nga shërbimi ambulator mjekësor, mjekët janë të pakënaqur nga rroga dhe nga përzgjedhja e drejtuesve të cilat bëhen politikisht dhe jo profesionalisht, shërbimi i urgjencës është në kolpas të plotë sepse nuk vjen në kohën e duhur dhe mbetet ende një shërbim urgjence më mjekë jo specialiste, dhe nuk ka mjetet e duhura lëvizësepërfshi dhe helikopterët.

Ku calojnë tjetër sigurimet shëndetësore?
Çalojnë në shumë drejtime të tjera.
-në vend që të realizonin menaxhimin e mirë të parave të taksa-paguesve dhe të lehtësonin shërbimin e vizitave të mjekëve të familjeve ndaj pacientëve duke shkuar dhe në shtëpi, ka ndodhur e kundërta. është rënduar gjëndja. mjekët janë mbytur nga shkresat në vend që të merren me të sëmurin janë bërë shkresaxhinj.
-në vend që ligji të detyronte mjekët e rinj që hyjnë në punë më kontratat përkatëse të bëjnë medoemos specializimin e 2-3 vjecar si `mjek familjeje` para se të hyjnë në punë në sistemin ambulator, sot ndodh e kundërta.
-në kontratat e punës me qëndrat shëndetësor përmëndet ekzaminimiet, por aty nuk bëhen fare egazaminime të rimbursuara ose bëhen disa. te gjithë pacientët shkojnë në privat dhe paguajnë në vend që ekzaminimet bazë të bëheshin aty në Q.SH.ISKSH që është në dijeni të problemit penalizon mjekët se përse nuk bën analizat i sëmuri në vënd që të penalizojnë vehten për këtë pa-aftësi disa vjecare. Egzaminimet e rimbursueshme për në Spitale janë një skandal i vërtetë në vend që të lehtësojnë pacientin janë bërë një barrë e vërtetë ec e jakesh me qëllim bakshishi e korrupsioni në të gjitha nivelet brnda ISKSH dhe midis saj dhe mjekëve specialistë të QSUT. Shumica i bën analizat dhe ekzaminimet jashtë spitalit sepse nuk mund të durojnë korrupsioni ose nuk pret puna. Gjëndja është e rëndë, por jo pa rrugëdalje.

Analist
Prof.Assoc.Dr. Pirro Prifti/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/09/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.