Nuk ka reformë në drejtësi pa reformim të brendshëm! – Nuk mund të heshtet më!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1079
Dom Gjergj MetaDrejtësia sot më duket reforma më e rëndësishme, ajo që na prek të gjithë qytetarëve nga afër. Akuza ndaj padrejtësive sociale zë një vend të kosiderueshëm në Bibel, madje është vetë esenca e profetizmit biblik. Padrejtësia lyp hak përpara Zotit. Gjykatësit e padrejtë dhe të korruptuar, që i bien në qafë të pambrojturit dhe të varfërit, dënohen ashpër në Shkrimin e Shenjtë.
Shtrohet me urgjencë një

Korrupsioni është galopant në këtë hallkë kaq të rëndësishme të shoqërisë. Nuk mund të heshtet përballë një prokurori apo gjykatësi që të kerkon pa piken e turpit nëpërmjet seksereve para për një lirim nga burgu, e ky lirim ndodh sapo është dhënë “zarfi”.

Ndaj, nëse duan të mbahen mend për ndonjë gjë politikanët e sotëm, o burra të bëjnë reformen e cila më së pari do të thotë ta shkëpusin drejtësine nga vetvetja. Vetëm kur politika do ta shkëpusë drejtësine nga ndikimi i vet do ta ketë më të lehtë ta shkëpusë edhe nga ndikimi i krimit.

E kuptoj që duhet kurajo civile e ndoshta ka kosto për shumë legjislatore të sotëm, sepse do t’u duhet të humbin privilegje apo fijet e kontrollit që kanë mbi drejtësinë, por duhet ta bëjnë këtë gjë për hir të së ardhmes, të fëmijëve e nipave, për hir të Shqipërisë.

Reforma në drejtësi me reformimin bazik të mendësisë mbetet gur themeli për demokracinë tonë e për një shoqëri të sigurtë.
D.Gjergji/Facebook
Korrektoi: Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 31/10/2015. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Nuk ka reformë në drejtësi pa reformim të brendshëm! – Nuk mund të heshtet më!

  1. Shkambi

    01/11/2015 at 09:17


    Eh shyqyr që po reagon nji meshtar, bashkë me atë pjesën e nepërkambun nga drejtsia! Pse nuk e permendin askush Ushtrinë Talebane të vrasësve Mega- Grabitqarë të pashpirtë të popullit që janë kollarexhinjtë Mavi dhe Blu në Zyrat e komunave, bashkive, ministrive, shoqatave, Mjekët, infermierët, farmacistat, mësuesat, pedagogët, profesorat?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.