Njeriu Ëndërr…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6149
Tirana East Gate (TEG) është mrekullia e rradhës e Zotit Samir Mane!
Ky njeri ëndërr më ka frymëzuar që në vitin 2005 me hapjen e të parës qendër tregtare në Shqipëri, Qendra Tregtare Univers (QTU)…

Mrekullia e parë (QTU) vazhdon të jetë magnet për blerësit dhe tregun në përgjithësi.
Mrekullia e rradhës (TEG), përveçse do jetë një sukses më vete, do jetë edhe një shkollë për sipërmarrësit dhe drejtimin e tregut në përgjithësi.

Të ftohta dhe të pakta më duken fjalët të përshkruaj këtë portret të rrallë në biznesin shqiptar. Padyshim që nuk ka fjalë për një dimension të tillë…surprizë, energji, pafundësi, thjeshtësi, kreativitet, guxim, dëshirë, fitore…

Në vitin 2009, në kohën që punoja për Zotin Mane, në një moment i kam thënë:
“Motivi që më bëri të aplikoj në një nga kompanitë tuaja (Neptun), ishte dëshira e madhe dhe respekti që krijova pas një interviste modeste në një televizion kombëtar kur QTU festonte 2 vjetorin e saj…”.

Ishte hera e parë që Zoti Mane dilte publikisht dhe fliste për veten dhe planet e tij. Ishte hera e parë kur unë e mora seriozisht vendin tim…

Surpriza me njeriun ëndërr vazhdoi edhe më tej, me thjeshtësinë e tij, një ëndërr e bukur dhe e thjeshtë, një ëndërr agimi…Thjeshtësia e tij është çelësi i hapjes së ketyre sukseseve që po ndryshojnë vendin tonë dhe neve njëkohësisht. Shumë kanë punuar për Zotin Mane, shumë vazhdojnë të punojnë dhe akoma edhe më shumë do punësohen me hapjen e TEG…Një universitet i madh, një fakultet biznesi, një jetë që shkruhet para të gjithëve edhe pse disa nuk e kuptojnë në kohë reale…

TEG, hapet pas pak ditësh…pas shumë mundi dhe guximi, pas hapave të vendosur të Zotit Mane në kodrat e bukura afër Tiranës, atje ku të gjithë drejtohemi të pushojmë në fundjave dhe pas pune…Njeriu Ëndërr përsëri më bëri të kem besim në vendin tim!

Njeriu Ëndërr quhet Samir dhe Sa Mirë që lindi në shqipëri në ditë krishtlindjesh.
Në këto momente ai ndodhet në TEG, bashkë me stafin e vet duke punuar …veshur në xhins dhe me duart në të ftohtë…Të gjithë e duan dhe besojnë në të…edhe ata që nuk janë më pranë tij, vazhdojnë të bësojnë në të… edhe ata që e xhelozojnë, besojnë në të…edhe ata që e kanë rival, besojnë në të…

Unë personalisht, nuk punoj më për të, por besoj shumë te ai dhe mbi të gjitha e admiroj shumë…

Faleminderit për dhuratën TEG, Zoti Mane!
Elton Ilirjani/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/11/2011. Filed under Ekonomi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Njeriu Ëndërr…

  1. Antonia

    24/12/2011 at 00:18


    Shkrim i mrekullueshem! Vazhdo keshtu!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.