Nervi Vagus

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7092
Një nerv shumë i rëndësishëm por pak i njohur nga pacientet që vuajnë shpesh pa e ditur shkakun.

Emërtimi vagus vjen nga latinishtja që do të thotë “endacak” ose “i paqartë” (i quajtur edhe nervi pneumogastrik ose nervi X i kafkës), është i dhjeti në dymbëdhjetë palët e nervave te kafkës (nervat encefalit).Nervi vagus nisë nga trungu i kafkës encefalite (të përbërë nga palca e zgjatur, në mes të trurit dhe urës). dhe shkon nëpër vrimë duke u ulur poshtë në gjoks dhe bark. Kemi dy degëzime të nervit vagus; ai i djathtë dhe i majtë qe janë dhe më të rëndësishmit e trupit, më të gjatët  dhe më të degëzuarit ndër nervat e kafkës.

Organet që kontrollon  nervi vagus
Nervi vagus ka pjesë përbërës të nervit parasimpatik,  kontrollon të gjithë muskujt e butë të cilët nuk kontrollohen nga nervat okulomotor, facial(fytyror) dhe glossopharyngeal dhe nervat kurrizore, por që kontrollojnë vetëm organe të caktuara (p.sh. pjesa e fundit e zorrës). Në veçanti innerva e stomakut dhe e zorrës.

Funksionet kryesore
Një nga qëllimet e saj kryesore është që të stimulojë prodhimin e acidit te stomakut dhe të përshtatë lëvizjet e ndryshme që bën stomaku dhe zorrët gjatë tretjes.

Degëzimi i nervit në organe te ndryshme
Vagus ofron fibra nervore parasimpatike të gjitha organeve përveç veshkave dhe gjëndrave nga qafa deri në segmentin e dytë të shpinës. Vagus gjithashtu kontrollon disa muskuj skeletor:
* Të qiellzës
* Salpingopharyngeus
* Palatoglossus
* Palatopharyngeus
* Muskujt tkurres të faringut(fytit) të lartë, të mesëm dhe të poshtme;
* Muskujt e nënfytit.
Kjo do të thotë se nervi vagus është përgjegjës për rrahjet e zemrës, peristaltikėn(tkurrje) të gastritit të zorrës, djersitjes dhe disa lëvizjeve të gojës, duke përfshirë formimin e fjalës dhe muskujt e frymëmarrjes (duke mbajtur të hapur fytin). Gjithashtu merr nga ndjenjat e jashtme, përmes Alderman nervit dhe pjesë e meninges.

Nervi vagus dhe zemra
Zgjimi e sistemit nervor të pavarur parasimpatik të zemrës  është i ndërmjetësuar nga nervi vagus. Vagusi i djathtë zgjon nyjen sinoatriale(nyje e gjirit) dhe stimulim i saj indukton bradikardi(ulje të rrahura të zemrës). Stimulimi i vagusit të majtë ka efekte më pak  të përbërë se vagusi i djathtë dhe është i drejtuar kryesisht në fibrat ventrikular(muskul i zemres). Një stimulim pa kriter i vagus të majtë  në pacientë të veçantë mund të çojë në fillimin apo përkeqësimin e bllokut antrioventikular(difekt i përçueshmërisë elektrike të zemrës).

Çrregullime të lidhura me nervin vagus
Kur funksionimi i tij është i komprometuar, për shembull nga artrosa e qafes(degjenerim i muskujve te tkurrur), mund të ndodhin një varg  simptomash, duke përfshirë të përzier(gjendje te vjedhe), urth, marramendje, bardhosje(pa ngjyre,zbehje) fytyres, takikardi(rritje e te rrahurave te zebre), dhimbje qafe të forta, dhimbje koke , djersitje(djerse te ftohta), kur je i shtrire jargëzim. Shpesh, këto simptoma sjellin si rezultat nje kolaps te shkurter kohor. Gjatë kësaj faze, tensioni i gjakut bie papritmas dhe këshillohet që menjëherë pacienti të shtrihet horizontalisht duke mbajtur këmbët në pozicion me të ngritura se  koka ose horizontalisht të njëjtë . Kolapsi zgjat 2-3 minuta. Vetëm në raste të rralla mund zgjasë më shumë.

Trajtimi mjeksor
Kemi pak mundësi mjeksore për të kuruar nervin vagus pasi nuk mund të quhet sëmundje. Mund të aplikojmë manovrimin Valsalva(që vjen nga mbiemri i mjekut i cili aplikonte mënyren e pastrimit të tubit të veshit të mesëm duke mbyllur me gisht hunden dhe duke krijuar një fryrje të brendshme në mënyrë që me anë të presionit të ajrit që krijohet në brendësi të gjej çfryrje në vesh duke pastruar tubin e veshit të mesëm në rastin e një otitis të rëndë) ose masazh karotides(vena,arteria karotide ndër më të mëdhajat dhe më të rëndësishmet e trupit) mund të kenë efekte në stimulimin e nervit vagus ose ndihmon sadopak riaktivizimin e tij. Duhet të kemi parasysh disa gjëra që mund të shkaktojnë gjendje kolapsi  nga ky nervi vagus si për shembull:
Janë të njohura rastet e shkaktuara nga jaka e ngushtë e këmishës apo kravata që krijojnë nyje te ngushtë me fërkim të vazhdueshëm që çojnë në mbistimulimin vagal, bradikardi(ulje të të rrahura të zemrës), uljen e presionit në venat e gjakut, hiperfusion cerebral(sjellje e shpejtë e gjakut në trur) dhe humbja e vetëdijes. Por, manovrat terapeutike si masazh karotide ose manovra Valsalva të përsëritura gjithmone duke pasur kujdes që mos të tejkalohet në përsëritshmëri pasi mund të shkaktojë tek pacienti pasoja serioze mbi rrahjet e zemrës në mënyrë të rregullt, të tilla si bllok atrioventrikular ose dridhje ventrikulare(tkurrje të muskulit të zemrës). Prandaj është e këshillueshme që praktika të tilla të lihen në doren e personelit mjekësor dhe paramjekësor pasi duhet shumë kujdes dhe profesionalitet në përdorimin në mënyrë të pavarur.

Stimulimi

Nëse do e stimulojme nervin vagus me impulse elektrike ai(vagus) transmeton këto impulse në zona të veçanta të trurit që rregullojnë funksionet e rëndësishme të tilla si; rregullimi i humorit, gjumit, oreksit, motivimit dhe simptoma të tjera të rëndësishme. Stimulimi i nervit vagus përmes impulseve elektrike (nxitje  vagus nervore) është një trajtim mjekësor me të vërtetë  i efekshëm në rastet e depresionit, epilepsis dhe të imunitetit ndaj ilaçeve.
Përgatiti: Edmond Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/05/2010. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Nervi Vagus

  1. ardian

    06/06/2010 at 21:23


    Te lumte Patriot qe e ke perkthyer shkelqyeshem prej italishtes nje pjese prej shkences mjeksore.. Nje shqiperim teper profesional.
    Te lumte kemi nevooje per kontribute shkencore ne fushen e perkthimeve nga shkenca, pa asnje shpenzim. Bravo per modelin tuaj dhe disa qe dhurojne sitit proletarit – kulture ne shqipe. Po pasuroni ju dhe disa shqiptare te sitit http://www.Proletari.com sektorin e kultures me mund intelektual te pakursyem dhe me shume dashamiresi.
    Lexuesi i ketij siti do te ndjehet mire kur gjejne materiale modeste. Per mua esht nje nder qe i behet fondit te kultures.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.