Në Tiranë, intrigat vazhdojnë në botën e politikës shqiptare…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 223
Ti marrim gjërat një e nga një.

  • Le tja fillojmë me sondazhet e para që e nxirrnin PD-në humbës edhe në 2017-tën, pas humbjes së thellë të 2015-tës në zgjedhjet lokale.
  • Hapet çadra, si çadra e fundit e shpëtimit. 90 ditë britma, çjerrje, psikopatie teatrale ku fytyrat e vrerosura shpresonin që të udhëhiqeshin drejt punësimit, drejt drejtësisë etj, por gjetën vetëm një mizanskenë që edhe Viktor Hygo do ja kishte zilinë me të mjerët e talljes së rrallës.
  • Humbet e drejta e koalicioneve përpara zgjedhjeve dhe kështu partitë e mëdha do bëjnë zgjedhjet e duhura në koalicinet posfitores dhe jo më me ca sahanlëpirës që vegjetojnë.
  • “Arrihet” marrëveshtja mes dy forcave politike PD-PS(për herë të parë në historikun e këtyre dy partive) ku si rezultat kemi ca shoumen ministra 30 ditor, dhe votimin e Vetingut por normalisht pa asnjë rezultat nga ato pikat nga ku nisi dhe u degdis çadra e të mjerëve që u strukën me shpresën e ndryshimit. Por arrihet vetëm ajo që PS-ja dhe ndërkombëtarët kërkuan(Vetingu) si dhe forcimi i pozicionit të PS-së ndaj aleatit LSI.

Sot përpara votimeve të 25 qershorit 2017 intrigat vazhdojnë dhe formulat politike të lypenëve shqiptarë vazhdojnë duke i servirur popullit një kaos në mendime dhë një pasiguri në zgjedhjen kur do shkojnë tek kutia e votimit. Ku shihet qartë që miti Komunizëm dhe Antikomunizëm do thyhet përfundimisht për tja lënë rradhën ndryshimeve politike me erë europianiste.

Le ti marrim me rradhë këto “formula” dhe ti sitim si duhet ku dhe do na dalë vetëm një formulë e mundshme pasi tashmë pranohet nga të gjithë PS-ja forca fituese e zgjedhjeve 2017-të:

  • Varianti PS me 71 deputetë do na sjellë përfundimisht fytyrën e vërtetë të liderit të saj ndryshe Edi Rama pa depresionin e tregjeve të shit-blerjeve interesash koalicioni të detyrueshëm.
  • Nqs, PS merr më pak se 71 deputetë në parlamentin e ardhshëm do jetë e detyruar të bëj koalicion me më “të keqen” e mundshme dhe të leverdisshme, PD ose LSI ku partitë e vogla nuk do jenë më problem.
  • PS-LSI me Ilir Metën president do ishte një fundosje e PS-së, pasi në 4 vite e “vuajti” pushtetin e LSI-së, e cila shpërdoroj në masë të madhe besimin e socialistëve duke bërë shpesh edhe koalicione me PD-në sidomos ne nivel lokal. Për të mos përmendur këtu të gjitha bashkitë që humbi LSI në zgjedhjet lokale ku ja “dorëzoj” PD-së dhe asnjë PS-së. Por këtu do kemi përsëri PD-në në opozitë dhe ajo e tregoj qartë që tashmë nuk di të bëj më opozitë.
  • PS-PD(aktualja) që provën e parë do e ketë në këto 30 ditë si dhe në marrëveshtjen/mbarvatjen që do ketë gjatë numërimit të votave dhe shpalljes së fituesve, do testojnë dy “partnerët” e sapo “njohur”.
    Por në këtë rast kemi LSI-në që bëhet i “treti i panevojshëm” dhe që nuk e beson njeri se do rrij duarkryq duke ditur se është partia marionetë e familjes Berisha.

Në këtë rast lind pyetja:
Çfarë “çorbe” gatuhet nga dyshja Meta-Berisha?
A do kishte fuqi bindëse LSI të jetë një forcë opozitare edhe pse e majtë kundër një aleance PS-PD?
Apo thjesht do pranojë “kockën” që do i hedhë PS-ja duke i kthyer hakun e këtyre 4 viteve bashkëjetese të sforcuar?
Intrigat vazhdojnë…
Pellazgilirarber/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/05/2017. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento