Në Parlamentin Kombëtar të Greqisë, gjatë një dhjetëvjeçari, flitej shqip

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2255
Jani Kapodistria(1776-1831)Shteti Shqiptar i 1912-ës, me të drejtë mund ta quajmë shtetin e dytë të shqiptarëve, pas atij të 1822-it, dhe i treti është ai i Kosovës! 

Historianët grekë me krenari shprehen se “nga viti 1831 Greqia është i pari komb – shtet i pavarur në Europë”.

Po ku janë luftëtarët “grekë” dhe cilin kostum kombëtar kishin? Ç’flamur kishin trashëguar nga të parët e tyre, dhe nga cilët heronj kombëtar frymëzoheshin? Faktet historike dëshmojnë se flamuri i sotëm, u sajua pas luftës së 1821-it (kryqi dhe vija blu në sfond të bardhë) dhe pa asnjë domethënie nga trashëgimia “e lashtë” helenike. Edhe flamuri i shoqërisë Filiki – Eterise u kompozua në fillimet e shk. 19. Në pikturën ku prifti Germanos bekon “grekët” kryengritës të Patrës (të veshur me fustnellashqiptare), na shpaloset një flamur vetëm me një kryq blu në sfond të bardhë, si i kryqëzatave të Mesjetës.

Në trevat e Helladës, figura më e njohur historike e atyre viteve, ishte heroi i lavdishëm i shqiptarëve, Skënderbeu. Udhëheqësi i kryengritjes dhe kryeministër i Greqisë T.Kolokotroni (1862) na thotë në kujtimet e tij: “E njoha jetën e Skënderbeut dhe koleksionoja veprat e tij”. Në Parlamentin Kombëtar të Greqisë në Argolide, i mbretit Oton (Otton di Wittelsbach) (1832) edhe gjatë një dhjetvjeçari, bisedohej në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht.  Arsyeja sipas Sami Frashërit, ishte sepse “greqishtja…te cilën e dinë fort pakë edhe s’e mësojnë dot’ me gjithë që e çajnë kokënë, me qenë q’është aq’ e rëndë e aj’ e humbur’ e e haruarë, sa edhe nga ata, grekëret vetë, fort të pakë njerës mundinë ta mësojnë.

Europianët e shk. 19, nuk gjetën gjëkundi pasardhësit e luftëtarëve Spartanë dhe të fiseve Doriane greqisht-folëse. Ngado që hidhnin sytë, në trojet e “Helenëve“ të lashtë, kudo ata u ndeshën me tiparet dominuese të arbërve: në popullsi, në luftë, në heronj, në këngë e në valle, në drejtim dhe në gjuhë. Studiuesi gjerman Falmerajer, që bëri hulumtime mbi “helenët“ e asaj periudhe (1857-1860 “Das albanesische elementi in Griechenland”), u shpreh se “nëse e quajmë Greqinë “Shqipëri të Re” kemi kapur thelbin e teorisë.

Shteti i parë “grek“, ishte themeluar nga shqiptarët!

Sipas historianit Luciano Canfora “të shkruash Historinë është njëkohësisht e domosdoshme dhe e pamundur“. Arësyeja është se arkivat e fitimtarëve, janë gjithmonë të mbyllura ose përdoren vetëm nga “persona që i përkasin strukturës qeveritare“. Megjithatë, logjika e ngjarjeve të pasqyruara në masmedia dhe botime të ndryshme, na ndihmon në këtë drejtim. Dita nacionale e Greqisë, 25 marsi 1821, që njihet nga historiografia botërore si datë e bekimit në manastirin e Aghia Lavres, të kryengritësve “grekë” nga arqipeshkvi i Patrës, Germanos, është një sajesë e mëvonshme.  Propoganduesi më i madh i kësaj date, ka qënë F.Pukëvili, i cili donte t’i jepte kryengritjes së 1821 ngjyrën kristiane.

Në Historiografinë botërore, dhe as në “rrëfimin” e historianëve grekë, nuk përmëndet data e 15. 01. 1821, kur Kuvëndi i Kapedanëve të Rumelisë shpalli «Aleancën e Bashkimit Kombëtar» të shqiptarëve, për nisjen e luftës çlirimtare me thirrjen: «Nderin dhe Kombin i kemi bashkë – Të krishterë e mysylmanë!»  Është i vetmi organizëm luftrak, që filloi dhe drejtoi luftën çlirimtare të 1821-it në tokën e Greqisë së ardhëshme.

Këta heronj, u vetsakrifikuan të vendosur për të mos jetuar në robëri (Ja Liri, Ja Vdekje!) së bashku me “vëlla”-mët me fe tjetër, karakteristika të njohura të shqiptarëve. Në monumentin e ngritur në Kolonaki, ku është gdhendur betimi i organizatës “Filiki Eteria” që shpallet si autore e Pavarsisë së 1821, nuk gjëndet asnjë fjalë që të ketë lidhje me luftën, atdheun apo lirinë. Muajt e parë të 1821, shënojnë fillimin e luftimeve në krahinën e Manit, në Peloponez, nën udhëheqjen e Teodor Kolokotronit, Petrobej Mavromihalit, të kleftëve dhe popullsisë “arbëreshe, bashkë me të cilët luftuan dhe grekët, që i mbetën këtij vendi…” Një barrë të madhe të kësaj lufte, e mbajti flota detare e arbëreshëve të ishujve të Hidrës, Psarës dhe Specias me kapedanët shqiptarë Miauli, Kanari, Bubulina etj.

Edhe në vitet e Shtetit të ri “Helen”, “besoj se është e mjaftueshme të përmend se kryesisht janë shqiptarët e atjeshëm që administrojnë Greqinë dhe veçanërisht përdorin flotën greke . Historiografia greke, duke i ngjyrosur emrat shqiptare me bojën greke (mbaresën “os” dhe “is”) dhe duke fshirë gjithë gjakun e derdhur të shqiptarëve të fesë myslimane, që “janë fuqija më efektive e përleshjes me Turqinë, si bardhunjotët, laliotët në More“, shpalos heroizmat e popullit, kapedanëve dhe kleftëve “grekë” të denjë për paraardhesit e tyre të Lashtësisë. Mirëpo faktet historike të atyre viteve, dëshmojnë se në jugun ballkanik, përveç një pakice me popullsi të përzier (turke, sllave, bullgare etj) shumica ishin banorë arbëreshë dhe “nëse i nxjerrim jashtë këta arvanitas (myslimanë dhe të krishterë) nuk mbetej asgjë nga grekët dhe Greqia!”

Ky realitet  shpjegohet me problemin “madhor” të trashëgimisë otomane. “Shteti grek e bazon të gjithë filozofinë dhe arësimin e tij, në një mospranim të plotë të së kaluarës  Otomane, domethënë  është harruar çdo gjë që ka lidhje me të kaluarën tonë otomane”. Këtu na duhet të nënkuptojmë “të çdo gjëje shqiptare”sepse, në të kundërt, “ende sot do të flisnim gjuhën Arvanitase”dhe do të ishte rrjedhimisht, një Shtet natyral Shqiptar. Pra, duhesh vepruar shpejt për të shmangur këtë dëshirë, që vlonte në gjirin e popullsisë së shtetit të ri “Grek”, të arbëreshëve të Italisë dhe shqiptarëve të mbetur në Perandorinë Osmane.

Ismail Qemali, një nga njohësit më të mirë të politikës europiane të asaj kohe, në kujtimet e tij shprehet se “Arvanitët, në kohën e mbretit Gjergj, (1900-shën im) dukeshin të pasigurtë nëse unë dhe bashkatdhetarët e mij do të mundnim të bashkpunonim me ta, për të mirën e Greqisë, ose nëse duhej të nxisnin atdheun e tyre të dytë, që të merrte pjesë në lëvizjen për restaurimin e atdheut të tyre të parë … por ndjenja më e këndshme nga të gjitha, qenë fjalët e adjutantit fushor të mbretit, që ishte me origjinë prej njërës nga familjet më heroikeshqiptare, i cili më tha… bëni ç’është e mundur të krijoni një Shqipëri të lirë për ne, në mënyrë që të mblidhemi të gjithë përsëri atje!“

Në ditët e sotme, Historiografia europiane dhe botërore, na emërton “të vonuar” në zgjimin e ndjenjës kombëtare, në formimin e shtetit tonë (të 1912-ës) dhe në pjekuri politike, në krahasim me vendet e tjera ballkanike dhe europiane. Ky përcaktim antihistorik për shqiptarët, është pranuar pa shumë llafe edhe nga Albanologjia zyrtare. Por, faktet historike dëshmojnë se arbërit, duke patur një ndërgjegje kombëtare të trashëguar, duke qënë një komb natyral, dhe jo “të formuar” në shekullin e 19-të, siç ka ndodhur në Mbretëritë europiane dhe popujt e tjerë ballkanas, kanë luftuar të parët dhe në mënyrë të pandërprerë, pa ndihmën e ndonjë fuqie të huaj aleate, për t’u çliruar dhe formuar një shtet të tyrin. Shteti Shqiptar i 1912-ës, me të drejtë mund ta quajmë shtetin e dytë të shqiptarëve, pas atij të 1822-it, dhe i treti është ai i Kosovës!

Krijimi i tij, nuk qe një ngjarje e veçuar dhe e papritur, por kurorëzim i përpjekjeve në shk.19 për një shtet shqiptar, të Ali Pashës, të “Aleancës së Bashkimit Kombëtar”, të luftës popullore të 1821, dhe formimit të Qeverisë në qytetin (me shumicë shqiptare) të Nafplios, si dhe Organizmave luftarake, në të gjitha trevat natyrale të Shqiptarëve (Lidhja e Prizrenit, Lidhja e shqiptarëve të jugut).

Ngjarjet e shk. 19 në jug të Ballkanit (Greqia e sotme), janë pjesë e një zinxhiri luftrash të pandërprera 500 vjeçare të arbërve, kundër pushtimit otoman.

Sipas Aristidh Kolës, kjo mosbindje ndaj pushtuesit, që mbas rënies së Kostandinopojës më 1454-ën, “krijoi një urrejtje të jashtëzakonshme të turqve ndaj shqiptarëve, sepse ishin të vetmit, që nuk nënshtroheshin”  Këtë fakt e përforcon edhe bashkëkohësi i këtyre ngjarjeve, Pashko Vasa: “Të gjitha racat e tjera që nuk i përkisnin racës shqiptare…e pranuan në heshtje fatin e të mundurve dhe u treguan të gatshëm të jetonin në gjëndje vasaliteti…Gjithashtu të gjitha racat e popujt, që nuk ishin shqiptare, nuk e kanë njohur kurrë ndjenjën e detyrës, ndjenjën e të mbrojturit me armë të atdheut të përbashkët” . Edhe filozofi Sami Frashëri pohon se: “Shqipëtarët janë më trima, më guximtarë, më të lirë e më aktivë se të gjithë popujt e Lindjes”.

Thëniet e sipërpërmëndura, nuk burojnë nga përkatësia e tyre etnike apo “patriotizmi romantik”, siç akuzohen nga disa pseudo-studiues të sotëm, sepse do të na duhej t’i akuzonim si “patriotë romantikë shqiptarë” edhe shumë të huaj që i kanë theksuar këto fakte. Ato janë përfundime të nxjerra nga një vëzhgim psikologjik dhe historik, i sjelljes së popujve të Ballkanit. Walter Barberis, studiues i historisë moderne dhe metodës së kërkimit historik shprehet se: “Një shoqëri pa rrënjë të përbashkëta, popuj pa histori apo kujtime të familjes…pa nje ide të përbashkët për atdheun, ose me fjalë të tjera pa ndjenjën e përkatësisë ndaj një komuniteti, janë ata që më shumë se të tjerët, bëjnë zgjedhje që s’lidhen me interesin e përgjithshëm”.
Fatbardha Demi/Kombetare.Al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/05/2013. Filed under Historia,Historia Botërore,Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.