Në 13 vjetorin e vdekjes të Martirit të Kishës dhe Kombit Shqiptar At Anton Luli!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4557
Para 20 vjetësh e njoha At Anton Lulin.
Si e njoha At Anton Lulin në vitin 1989?
Kisha ndëgjue prej bashkëshortes teme që e ndjera nana e saj Mrijë Vitaj(nga baba) e kishte pasë djalë teze Padër Anton Lulin dhe të ndjerit vjerrit tem Tom Gjon Markaj episode për At Antonin, që ndër të tjera vuente burgjet e tmerrshme të komunizmit vetëm për fajin se ishte prift katolik dhe kishte krye akademinë në Perëndim.

E takova në pranverën e 1989-tës
Kur shkova te shtëpia e baxhanakut në Shkodër gjeta kunatën dhe një burrë të moçëm, të shkurtër, i thatë si dushku, por u dukte një burrë kockë fortë, stoik dhe një mesoburrë.
U përshëndetëm dhe më prezantuen se ky asht ai djali i tezes i vjerrës teme, prift.
Pasi u pyetëm na pyeti se çka jemi ndërvedi me gruen tem. E sqaruem dhe na pyeti: A keni kunorë kishet? Ne ju përgjegjëm: ‘’Jo!’’, po fmit a i keni tpagzum?: “Jo” – u përgjigjem.

E mori gruen në vedi dhe e pyeti: “A ashtë burri yt i organizuem në parti(në partinë e punës)?’’ ‘’Jo, u përgjegjë dhe vazhdoi se dëshiroj t’ju vendosë kunorën e shejtë të martesës dhe tju pagzoj fmit?’’

Ne të dy e miratuem vendimin e tij dhe menjëherë na kreu kët detyrë të Kishës. Dhe tha padre Anton Luli: “ Tash jeni taman me kunorë të shejt kishe burrë e grue.” Na i pagzoi edhe 2 fmit, tuj u than: “mirsevini ne fen e Krishtit”. Pasi kryem kët aktë vumje kunoret ne u friguem sepse gjithshka bahej fshehtas, në kundërshtim me ligjet e shtetit parti diktaturet, por gjithësesi ishim brenda shtëpisë të motrës grues tem dhe kishim një fare sigurie.

Pak episod nga mali burgjeve. Si hahej buka prej gropës nevojtores  O Njerëz????????!!!!!!!!
E pyeta unë se si e kishte kalue burgun?
Kur hajshim bukë e kishim me orar, por nuk kisha dhambë se m’i kishin thye hetuesat në qeli. Një ditë nuk arrita ta kryej bukën se arriti koha e caktuem dhe e morra me vedi racionin e bukës dhe e futa në xhepë fshehurazi. Unë nuk isha ngopë dhe shkova në nevojtore për ta hangër, kur sapo e nxorra nga xhepi m’i ra dikush derës wc-ës duke më thanë shpejtë se do shkojmë në minierë, u ba vonë, më ra copa e bukës në gropën e wc-ës.
Ou më ra buka te gropa!! Po tash si merret buka aty në m…??!!
Barku bosh nuk pyeste, fuqi nuk kisha me barkë bosh për me punue në minier, prandaj futa duertë në m…dhe e mora. E pastrova dhe e hangra. E m’u dukë i ambël, më dha forcë për të punue deri të nesërmen gjithë natën në thellësitë e galerisë në moshën 72 vjeç.

Ndjesitë e mia
Kur e ndëgjova prej gojës tij mbeta i shtangun, m’u ngri goja, nuk dija si të reagoja apo ta qetësoja. Nuk kisha ndëgjue kurrë nga kjo lloj zhanri episodik. M’u ngulë si gozhdë në raftin e kujtesës dhe e kujtoj shpeshë edhe padashjen tem. Kaq fortë më asht ngulitë rrëfenja e At Antonit, sa që kanë kalue 20 vjet dhe ende e kujtoj. Ndryshe asht ndjesia kur e lexon apo ta kallzon dikush e ndryshe asht kur ta kallzon dikush që e ka provue kët vetë. Unë ndjeva emocionet që rrallë kush ka fat t’I ndëgjoji me veshët e veta!!

Sapo ndesha në kët shkrim që i ndjeri Papa Gjon Pali I II-të kishte qa kur kishe ndëgjue tmerret që kishe provue truni, zemra dhe trupi në burgun – ferr përmbi 40 vjet At Anton Luli prej Malsisë Madhe – Shkodër. Ja se si asht hangër buka në gropën e nevojtores në burgjet e ferrit komunist në Shqipni!!

At Anton Luli, jezuiti shqiptar që e bëri të qante Papën Gjon Pali II

(09.03.2011 RV)Përkujtojmë sot më 9 mars At Anton Lulin, martir, jezuit shqiptar, në përvjetorin e vdekjes. Lindi në Lohe, Koplik, 17 korrik 1910 – Romë, 9 mars 1998. At Anton Luli e bëri të qante Papën Karol Vojtila duke treguar historinë e martirizimit të klerit shqiptar nën diktaturën komuniste dhe historinë e jetës së tij të jashtëzakonshme, gjatë pjesëmarrjes në kremtimet për 50-vjetorin e meshtarisë së Atit Shenjtë Gjon Palit II në Vatikan më 7 nëntor 1996.
Aq e jashtëzakonshme ishte jeta e këtij jezuiti shqiptar, sa sivëllezërit jezuitë nëpër botë e dinin të martirizuar, duke mos pasur prej vitesh asnjë lajm prej atij, që ishte varrosur për së gjalli ndër burgje e kampe përqendrimi të komunizmit. Prandaj, kur munden ta takonin përsëri Atë Anton Lulin, gati –gati si të dalë nga varri, i kushtuan librin “Già dato per martire” (përkthyer shqip me titullin “At Lulin ne e dinim martir”) – botuar më 1996 nga Civiltà Cattolica.
Pikërisht dëshmitë rrëqethëse të këtyre viteve u solli me vete si vëllezërve jezuitë At Luli, kur më në fund doli i gjallë nga varri dhe nisi të tregojë, që breznitë e sotme e të ardhme të mos harrojnë kalvarin e përshkuar e mundimet që pësuan nga regjimi komunist ai e populli shqiptar, ta ruajnë lirinë si gjënë më të shtrenjtë, në se nuk duan të rijetojnë tragjedinë e atyre që, edhe në varr, i kanë mbi eshtra shenjat e martirizimit.
Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/03/2011. Filed under Krimet komuniste shqiptare,Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Në 13 vjetorin e vdekjes të Martirit të Kishës dhe Kombit Shqiptar At Anton Luli!

  1. Zef

    03/07/2011 at 21:20


    Takimi i p. Anton Lulit me ish gardianin e burgut.
    P. Antoni tashme i kthyer ne veprimtarine e tij baritore ne rrethin e Shkodres. duke shkuar diku per pune , takon nje prej ish gardianve te burgut, ku ai ka vuajtur njerin prej denimeve te tija.

    At Antoni- Mirdita Ali. Si je?
    (Pasojne disa minuta heshtjeje. Gardiani nuk guzon ta shikoje ne sy priftin, per kete shikimin e ka te ngulur ne toke)
    Gardiani – Mirdita pader.. ja mire jam..
    At. Antoni- Ali m’shiko, mos u tremb. Nuk ke pse e ul shikimin.
    Gardiani – Pader… as Zoti nuk mundet te me fale, fajet e mija nuk ka gje qe i shlyen.
    At Antoni – Mos u shqeteso Ali! Zoti qe eshte Zot i vertet nuk don vdekjen e fajtorit, por qe ai te jetoje.
    Gardiani – Por une pader nuk kam fetyre te te shikoj… nuk mundem. veprat e mija ne te kaluaren flasin dhe tregojne shume. S’kam qa te kerkoj.
    At Antoni – Mos he burre, mos fol ashtu. Zoti e ka zemren e madhe dhe jeta, qe ashte dhurate e Hyjit vazhdon. Ne te gjithe, fale zZotit jemi te gjalle. E di se gjindesh ne nje rruge qe te duket si me kene rruge qorre.
    Gardiani – Po pader, ashtu asht!
    At Antoni – Jo Ali nuk asht vetem kjo e verteta..Ti i ke pare vuajtjet e mija! Une kam prova ne trupin tem, vujtjet qe Jezusi ka heke gjate kalvarit te tij. E falenderoj Krishtin per mbeshtetjen e jashtzakonshme, qe me ka mbajtur afer gjate vuajtjeve te mia dhe nuk me ka lan vetem, e m’ka dhane gezim dhe vullnet me ece perpara, me qendru. Krishti ka ardhe me pru faljen dhe pajtimin e Zotit.
    Gardiani – Pader ju e dini qe Krishti per mu…
    At Antoni – po Ali e di: Krishti per ty… Ti e din se une jam prift. Ty te ka falur Jezu Krishti! Une lutem per ty.
    Gardiani – Pader, ti lutesh per mu?
    At Antoni – Po ( dhe e perqafon )

    Kjo eshte nje deshmi, ku falja behet deshmia me e forte e pranis se Krishtit ne jeten e at Anton Lulit

  2. Gjon

    11/03/2011 at 09:32


    Është për t’u habitë se askush nuk ka shkrue në gjuhën shqipe asnjë gërmë për At Anton Lulin, sëpaku nga njerzit e familjes tij.
    Shifni internetin dhe gjenden shkrime për Padër Anton Lulin vetëm në gjuhën italiane, spanjolle, gjermane, angleze,………..
    I pari dhe i vetmi që ka shkrue në shqipë për Padër Anton Lulin pas 20 vjet të vdekjes tij më 9 mars 1998 asht Bep Pjetri, që due ta falendeorj fort për ta kujtue kët figurë të madhe të Malsisë Madhe të Shkodrës! I lumtë e kjoftë hallall buka!
    Të kujtosh të vdekurit asht nder për atë që ban kët gjest sa njerzor aq dhe fetar dhe atdhetar. Njeriu matet jo me metër, por me vepra të thjeshta sikurse ka ba i respektuemi Bep Pjetri. Ju baj thirrje; Mos harroni Njerëz si Padër Anton Luli sepse janë Mrekullia e kulturës shqiptare.

  3. Roberti

    11/03/2011 at 08:47


    Një fragment nga jeta e një prifti shkodran është tronditëse dhe e pabesueshme. Në fakt e pabesueshmja ndodhte në vendin diktaturës komuniste.
    Sa poshtë e kishte vendosë prelatët e Kishës katolike që ishin dhe mbetën elita e kulturës botërore në Shqipëri dhe Martirët e Kombit në përjetësi. Sa mirë është të kujtohet Padre Anton Luli që ende nuk ka shkruajtur tash 20 vjet askush përposë Faqja Informative e Radio Vatikanit.
    Nderoni sëpaku ju njerzit e familjes tij sikurse ka vepruar autori i memories Bep Pjetri. Nder dhe mirësi në këtë botë është të kujtosh Njeriun që për Fe, për Atdhe dhe Dije vuajti ndër tortura shnjerzore nga dora gjaksore e serbve dhe shqiptarve nga Jugu.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.