Në 108 vjetorin e lindjes së Nanës së Madhe(Tereza), sjellim në memorie ndalimin e vendosjes së përmendores saj në hyrje të qytetit nga shkodranët, jo vetëm gjatë diktaturës komuniste por edhe në demokraci

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 61
Keqpërdorimi i Nënë Terezës.
Duke ndjekur debatin mbi ngritjen e monumentit të Nënë Terezës në Shkodër nuk mund të mos më kujtohej një pasazh shumë i komentuar i Biblës. Është pasazhi kur tregohet grindja përpara se Kaini të kryejë aktin e vëllavrasjes ndaj Abelit. Eshtë komentuar shumë ky pasazh sepse në tekst nuk është i qartë motivi i grindjes; ka një shkapërcim që e le të errët motivin se për çfarë u grindën dy vëllezërit aq sa Kaini arriti të vrasë vëllain. Edhe Spinoza është marrë me komentimin e këtij pasazhi.
Një nga interpretimet më interesante që kam lexuar është ai i një rabini, i cili, duke e komentuar këtë pasazh, përjashton motivin grua, Evën, përjashton edhe motivin ekonomik, sepse që të dy kishin shumë pasuri dhe thotë se grindja u bë për tempullin: pra se ku do të vendosej tempulli, në tokën e njërit apo të tjetrit. Me fjalë të tjera, sipas këtij interpretimi, grindja nuk ndodhi as për pasionin dashuror, as për pasionin e pasurimit, por për identitetin.
Kush ka parasysh konfliktet e vllavrasjet e panumurta që kanë ndodhur në botë do të gjejë se identiteti, në mos pastë qenë motivi kryesor, ka qenë, në më të shpeshtën e rasteve, flamuri i tundur i betejës në shumë konflikte.
Nuk ka dyshim se edhe konflikti i fundit i ndezur në Shkodër është konflikt tempulli/identiteti. Në thelb kemi të bëjmë me vazhdimin e së njëjtës grindje që hapi çështja se çfarë ishte monumenti i kulturës në kalanë e Shkodrës kishë apo xhami, (por edhe të konflikteve të gjysëmdezura në kohën kur në mes të qytetit u ngrit një xhami shumë e madhe).
Vendosja e monumentit të Nënë Terezës në hyrje të qytetit do të thoshte t’i jepej qytetit një identitet që tenton të njesojë identitetin e shkodranëve me identitetin e krishterë. Mjafton fakti se kjo refuzohet nga muslimanët, pa harruar rrëzimin e kryqeve të vënë në Bushat pak kohë më parë, për të arritur në konkluzionin se kjo politikë identitetdhënëse është e mbarsur me probleme që i kalojnë, madje, përmasat lokale.
Refleksionet dhe komentet mbi këtë temë të identitetit janë të shumta. Në këtë shkrim dua të ndalem në një çështje që më duket më e mprehta në kontestin shqiptar pa menduar aspak se mund ta shteroj, përkundrazi, vetëm sa po e cek duke mbetur i hapur për debat.
Çështja ka të bëjë me atë se një simbol identiteti kur kthehet në flamur beteje kundër tjetrit shpesh tjetërson vetë thelbin e figurës apo simbolit që përdoret si identitet. (Fatkeqësisht kjo ka ndodhur e po ndodh në botë edhe me Krishtin edhe me Muhametin edhe me kishat edhe me xhamijat.)
Kur Nënë Tereza erdhi në Shqipëri për herë të parë një gazetare shqiptare i ngriti çështjen “Ti po na flet për fenë, por feja e shqiptarit është shqiptaria.” Athere Nënë Tereza i dha një përgjigje që çuditërish dhe jo çuditërisht nuk është përmendur shumë në Shqipërinë pas komuniste ndonëse Nënë Tereza është glorifikuar aq shumë. Ajo iu përgjegj gazetares: “Atdheun do ta doni më shumë kur të doni njëri tjetrin më shumë.”
Ka një arsye pse kjo thënie, që, sipas meje, duhet të ishte mësimi kryesor që u ka dhënë shqiptarëve Nënë Tereza, nuk përmendet. Shkaku ka të bëjë me atë se Nënë Tereza nuk është marrë e glorifikuar nga shqiptarët si simbol i fesë, por si simbol kombëtar. Pra fama e saj e çmimit Nobel dhe e shenjterimit, janë instrumentalizuar me ideologjinë nacionaliste duke u harruar se bash mësimi që ajo u dha atyre 16 vjet më parë: – se kur të aplikonin mësimet e fesë do të arrinin ta donin më shumë njëri tjetrin e se kjo do t’ua bënte më të dashur edhe atdheun – ishte një mësim në thelb antinacionalist ashtu siç ishte edhe e tërë vepra e saj (që ishte katolike që do të thotë universale). Ajo njihet në tërë botën si Nënë Tereza e Kalkutës pikërisht sepse besimi i saj nuk njeh as kufij, as kombësi dhe as raca. Ajo është simbol i dashurisë dhe përkushtimit për tjetrin më të varfër e më të dobët, kudo e kushdo qoftë ai. Pra emri i saj nuk ka të bëjë fare me mburrjet nacionaliste të përkatësisë e të superioritetit ndaj tjetrit. Mund të thuhet, gjithashtu, se ajo ka pasur si mision përhapjen e katolicizmit në botë, por jo të shqiptarisë. Për fat të keq, historia e Shqipërisë paskomuniste tregon se ndonëse nënë Tereza është glorifikuar aq shumë shqiptarët shumë pak kanë kuptuar thelbin e asaj që ajo përfaqëson e këtë e tregon fakti se ajo çka atyre u mungon me shumicë është bash dashuria për njëri tjetrin të cilën jo rrallë e zëvendësojnë me fraza boshe mbi dashurinë (e rrejshme) për atdhun.
Prandaj mendoj se përdorimi i Nënë Terezës si mit identiteti nacional është një veprim që jo vetëm më pak se kujtdo i shkon figurës së saj, por edhe asaj se për çfarë kanë nevojë sot shqiptarët.
Aq më pak mund të përdoret Nënë Tereza si mit identiteti nacional i njesuar ky me identitetin kristian, siç duket se ekziston një tendencë e lindur nga ideja sa servile aq edhe miope se kështu, si të krishterë, Perëndimi mund të na pranojë më lehtë, që në nivel lokal duket se kërkojnë ta shfrytëzojnë katolikët e Shkodrës që dihet se kanë historikisht një tension fetar me muslimanët e qytetit. Kjo do të thotë ta bësh Nënë Terezën të luajë rolin e një Skënderbeu të krishterë. Sepse, po të kemi parasysh Skënderbeun dhe mitin e tij do të shohim se Rilindasit në shek. XIX u treguan shumë më të mençur se ç’po duan të tregohen disa nacionalistë të vonuar shqiptarët të shekullit XXI. Duke e ditur se shqiptarët ishin me tre fe ata e ngritën atë si simbol të heroit që luftoi për çlirimin e atdheut duke ia “pastruar” dimensionin e mitit “Atlet i Krishtërimit” që ia kishte ndërtuar Kisha në Shekullin e XVI. Naim Frashëri thotë: “Po vjen si pëllumb i shkruar / të shpëtojë mëmëdhenë.” Kurse të përdorësh Nënë Terezën si mit nacional dhe njëherësh si identitetdhënës të krishterë të shqiptarëve sot në shekullin XXI është një anakronizëm dyfish i rrezikshëm, së pari si nacionalizëm dhe së dyti si përçarës i shqiptarëve. Dhe kush mendon se kjo përçarje dhe diskriminim mund të ndalet deri tek nxjerrja e muslimanëve si shqiptarë të dorës së dytë gabohet sepse, po u vu në lëvizje ky mekanizëm diskriminues e përçarës fetar, nesër do të ngrihet edhe çështja që të nxirren si shqiptarë të dorës së dytë edhe ortodoksët, edhe evangjelistët edhe ateistët e më the të thashë.
Kjo që shtjellova më lart të çon edhe në një çështje tjetër që lidhet me fetë dhe rolin e trye në Shqipëri pas ringritjes së feve. Edhe ngjarjet e fundit vërtetojnë atë se deri më sot ato i kemi parë të luajnë thuajse vetëm një funksion, atë identitar, por pak, shumë pak, të luajnë atë rol që është thelbi i fesë: rolin përbashkues të njerëzve, rolin e krijimit të një komuniteti, të solidaritetit e sakrificës për të dobëtit. Sot pak, shumë pak i shohim klerikët shqiptarë, muslimanë e të krishterë, të ngrenë zërin për çështjet e vështira që përballon vendi, si varfëria, polarizimi, padrejtësia, imoraliteti. Janë këto çështje që burojnë nga thelbi i përbashkët i këtyre feve: nevoja e kultivimit të dashurisë së njeriut për njeriun, që duhet t’i afrojnë besimtarët e tyre dhe jo t’i ndajnë.
Ky do të ishte edhe kontributi kryesor i feve në këtë kohë të vështira, edhe i simboleve si Nënë Tereza, kurse përdorimi i feve dhe i simboleve të tyre për qëllime identitare do ishte i rrezikshëm, veçanërisht në Shqipëri. Historia e vjetër sa bota e Kainit që vrau Abelin për shkak të tempullit nuk ka humbur asnjë grimë nga tragjizmi i saj edhe sot.
Korrieri, 5 prill 2006


SHKODER (ALBANIA): Muslims in Albania’s northern city of Shkoder are opposing plans to erect a statue to Mother Teresa, the ethnic Albanian Catholic nun in line for elevation to sainthood by the Vatican.
The dispute is unusual for Albania, where religion was banned for 27 years under the regime of dictator Enver Hoxha and where religious harmony and mixed marriages are the norm. Seventy percent of the population are liberal Muslims, the rest are Christian Orthodox and Catholic.
But Muslim groups in Shkoder rejected the local council plan for a Teresa statue, saying it “would offend the feelings of Muslims”.
“We do not want this statue to be erected in a public place because we see her as a religious figure,” said Bashkim Bajraktari, Shkoder’s mufti or Muslim religious leader.
“If there must be a statue, let it be in a Catholic space.” Several residents told Reuters they felt there was an underground effort to treat Shkoder as a Catholic town, ignoring its majority Muslim community.
Shkoder’s Muslims recently protested against crosses being erected on prominent hilltops. “These acts jeopardise tolerance. Frankly, we’re trying hard to maintain religious harmony,” said deputy mufti Arben Halluni.
Skender Drini, a Shkoder writer and former diplomat, conceded the statue plan may have come at an inappropriate time. “(But) if you rise against Mother Teresa, you rise against your own humanism and patriotism,” he said.
Indian Times REUTERS, Friday, March 31, 2006 07:59:04 pm

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/08/2018. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.