Ndrron jete historiani Gjergj Nikprelaj

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5218
Vdiq njëri prej dijetarëve më të mirë të historisë së popullit shqiptar, Gjergj Nikprelaj.
Me 8-tё tё kёtij muaji vdiq nё New York nё moshёn 75-vjeçare Gjergj Nikprelaj. Ai kishte lindur nё Bekaj tё Trieshit nё njёrёn prej familjeve mё fisnike tё Malёsisё sё Madhe.Tё parёt e tij kishin qenё prijёsit e Trieshit pёr mё shumё se dy shekuj.Gjyshi i Gjergjit shumё i pёrmendur pёr atdhedashuri, Dedё Husi i Trieshit kishte marrё pjesё aktive nё Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit. Nё atё periudhё Trieshi u pushtua nga Mali i Zi. Pёr kёtё akt patriotik Dedё Husi u dёnua nga pushteti i Malit tё Zi. Kjo familje e kishte braktisur vendin pёr tё mos iu nёnshtruar pushtimit sllav. Knjaz Nikolla shfrytёzoi rastin dhe nё vend tё Dedё Husit emёroi Marash Markun. Pas 7-tё vjetёsh nё mёrgim Dedё Husi dhe familja e tij u kthye nё vendlindje por tani pushteti i Malit tё Zi ia kishte hequr tё gjitha tё drejtat dhe privilegjet. Por pёrsёri ata jetuan me nder e dinjitet si gjithmonё. Bijtё dhe bijat e kёsaj familjeje tё pёrmendur pavarёsisht se kishin humbur mbёshtetjen e pёrparshme u nderuan edhe mё shumё nga populli i kёtyre trevave. Bekajt e Trieshit kanё dhёnё personalitete tё mёdha. Kёtu kishin lindur e vepruar Lekё Ivani dhe shumё trima tё tjerё,pastaj Milica e Markut qё nё histori ka hyrё me emrin Nora e Kelmendit. Pёr trimat dhe gratё e Bekajve kanё shkruar shumё autorё shqiptarё dhe tё huaj. Personazhet kryesore nё veprat e Mark Milanit janё burrat dhe gratё e Trieshit kryesisht Bekajve. Bile pёr Bekajt e Trieshit ka shkruar edhe autori i Kanunit tё Lekё Dukagjinit, At. Shtjefёn Gjeçovi. Nё Bekaj tё Trieshit kishin lindur vёllazёrit Mirash e Martin Ivanaj dhe patrioti i shquar shqiptar Nikollё Ivanaj. Edhe burri i mençur shqiptar Gala Smajli kishte lindur e jetuar nё Bekaj tё Trieshit. Djemtё e Bekajve kishin kishin dhёnё jetёn nё luftё pёr lirinё e Shqipёrisё. Sot e kёsaj dite kёndohet pёr Gjel Çakun e Trieshit qё kishte rёnё nё luftё kundёr Turqisё pёr pavarёsinё e Shqipёrisё nё vitin 1911. Djemtё e Trieshit dhe tё Bekajve shkuan nga Amerika nё luftё pёr lirinё e Kosovёs nё pranverё tё vitit 999.

Babai i Gjergjit qё nё Triesh njihej me emrin Kolё Dedё Husi ishte njё ndёr trimat mё tё pёrmendur tё Malёsisё. Urtia dhe pleqёritё e Kolё Dedёs interpretohen sot e kёsaj dite. Trieshi e nderonte shumё pёr sjelljet e tij fisnike dhe tё sinqerta. Ai nuk ua mbante krahun as familjarёve kur ata ishin gabim.

Gjergj Nikprelaj shkollёn fillore e mbaroi nё Triesh me sukses tё shkёlqyeshёm. Mёsuesi i tij Kolё Gegaj kishte dhёnё vlerёsimet mё tё larta pёr nxёnёsin e tij Gjergjin Nikprelaj. Pasi mbaroi shkollёn fillore u regjistrua nё tetёvjeçare nё Tuz. Atje kishte mёsues Martin Camaj, Gjergj Gjokaj dhe disa arsimtarё tё tjerё tё pёrmendur nga Malёsia dhe Shqipёria. Pasi kishte mbaruar shkollёn tetёvjeçare nё Tuz, ishte regjistruar nё Podgoricё. Gjergji dhe dy vёllazёrit e tij kishin mbetur jetim nё moshё tё re, kёshtu qё Gjergji u detyrua tё fillojё punёn pёr tё mbajtur familjen. Punoi nё Podgoricё si nёpunёs nё njё zyrё tё qytetit. Pavarёsisht se detyra e tij nuk ishte prestigjioze, ai e kryente detyrёn me pёrgjegjёsinё mё tё lartё. Gjergji e kishte tё qartё se nuk mund tё bёnte pёrparime pa arsim tё lartё dhe mё nё fund u regjistrua nё Fakultetin Juridik tё Novi Sadit dhe atje mbaroi studimet universitare. Ndёrsa studimet pas universitare i mbaroi nё Zagreb dhe u specializua nё ekonomi.

Pavarёsisht se Gjergj Nikprelaj nuk kishte studiuar kurrё historinё, interesimi i tij pёr kёtё shkencё shoqёrore ishte i madh. Qysh nё fillim tё viteve ‘70-tё filloi tё botojё shkrime pёr çёshtjen shqiptare. Punimet e tij qё kishin mё shumё karakter shkencor filluan tё botohen nё shtypin serioz shqiptar e jugosllav. Temat e tij zgjuan interesimin e shumё qarqeve shoqёrore dhe kulturore.

Gjergj Nikprelaj kishte respekt pёr tё gjitha periudhat e historisё sё popullit shqiptar, por pёr periudhёn e Luftёs pёr Pavarёsinё e Shqipёrisё kishte respekt dhe vullnet tё jashtzakonshёm. Kryengritjes sё Malёsisё tё vitit 1911 ia kushtoi mё shumё se gjysmёn e jetёs. Ai nuk jetonte me kёtё profesion, por e adhuronte me shpirt kёtё periudhё çlirimtare. Pёr tё qenё i suksesshёm u largua nga detyra, doli nё pension edhe pse kishte oferta tё ndryshme pёr punёn e tij profesioniste nё ekonomi dhe nё drejtёsi.

I la tё gjitha dhe filloi kёrkimet shkencore nё arkivat historike tё kryeqyteteve ballkanike deri edhe nё Sofje tё Bullgarisё. Kishte vullnet tё jashtzakonshёm pёr punё shkencore. Pasi grumbulloi dhe sistemoi mijёra faqe nga arkivat dhe bibliotekat e qyteteve kryesore tё Ballkanit filloi punёn pёr tё shkruar ndoshta historinё mё tё mirё deri mё sot tё : “Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe tё vitit 1911”. Kёshtu e kanё cilёsuar shumё historianё shqiptarё dhe tё huaj. Vepra e tij historike “Kryengritja e Malёsisё e vitit 1911” u botua fillimisht nё Podgoricё nё gjuhёn serbo-malazeze. Ndёrsa nё gjuhёn shqipe u botua nё New York nga Gjonlekaj Publishing Company nё vitin 2004. Merita kryesore pёr kёtё botim i takon Luigj Gjokaj, sepse ai organizoi finacimin e pёrkthimit nё gjuhёn shqipe dhe botimin luksoz nё Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte njё ndёrmarrje serioze qё ia bёri tё mundur lexuesit dhe studiuesit shqiptar kёtё vepёr madhore tё historisё sё popullit shqiptar. “Kryengritja e Malёsisё e vitit 1911” e Gjergj Nikprelaj ёshtё shkruar me njё kulturё historiani tё vёrtetё, pa paragjykime dhe pasione. Nё kёtё vepёr nuk ka trillime. Gjergji mbёshtet nё fakte tё hulumtuara pёr sa dekada. Faktet historike, Gjergj Nikprelaj i sistemoi dhe i analizoi nё mёnyrё shkencore. Analizat e tij historike janё serioze tё ndershme dhe tё matura. Nё asnjё kapitull nuk vihen re paragjykime ose prirje tendencioze. Gjergji nuk kishte paragjykime krahinore ose fetare dhe nuk ishte shovinist. Gjatё gjithё kohёs kishte parasysh vargun poetik tё Gjergj Fishtёs “Kija gjakun por folja hakun”. Nё kёtё vepёr Gjergj Nikprelaj e thotё tё vёrtetёn historike pavarёsisht se ёshtё kritikuar nga disa historianё malazezё. Nё çdo kapitull shkruan pёr qёllimet grabitqare ndaj tokave shqiptare nga ana e Malit te Zi dhe Serbisё. Aty e sulmon ashpёr Kral Nikollёn dhe qeverinё e tij. Flet mirё pёr ata malazezё qё e ndihmuan lirinё dhe pavarёsinё e Shqipёrisё, pa qёllime te mbrapshta. Gjergj Nikprelaj nё veprёn e lartpёrmndur thotё se tokat shqiptare nё Mal tё Zi janё toka tё pushtuara. Ai e thotё tё vёrtetёn e Zotit por nuk bёn thirrje pёr ndryshime kufijsh me dhunё. Nё shtypin serioz jugosllav Gjergj Nikprelaj ka botuar vazhdimisht studime serioze pёr zonat kufitare midis Shqipёrisё dhe Malit tё Zi. Kishte prirje specialisti. Zyrat e larta shtetёrore e nderonin pёr kёto analiza.

Si bashkvёndas, botues dhe mik,kam biseduar qindra herё me Gjergj Nikprelaj pёr çёshtje nga mё tё ndryshmet. Ishte serioz. Bёnte kёrkime dhe hulumtime edhe nё New York, nё Bibliotekёn Kombёtare te qytetit, ku kishte zbuluar disa vepra me rёndёsi. Ai e pohonte vazhdimisht se historia ёshtё shkencё dhe si e tillё kёrkon burime tё sigurta. S’ka dyshim se Gjergj Nikprelaj ishte shtetas besnik i Jugosllavisё dhe mё vonё i Malit tё Zi. Autoritetet qeveritare nuk dyshonin nё besnikёrinё e tij dhe pёr kёtё mori autorizimin e duhur pёr tё bёrё kёrkime nё arkivat malazeze, kryesisht nё Cetinё dhe nё Podgoricё. Ato i shfrytёzoi nё maksimum dhe ishin burimi kryesor pёr tё shkruar veprёn e tij madhore “Kryengritja e Malёsisё e vitit 1911”. Asnjё historian shqiptar nuk ka pasё besimin dhe as durimin e Gjergjit pёr njё punё tё tillё. Vitet e fundit mё ёshtё ankuar si ia kishin ndaluar hulumtimet nё arkivin e Cetinёs. Burimet kryesore pёr hartimin e kёsaj vepre janё ato malazeze. Por nё ato arkiva janё nxjerrё disa tё vёrteta qё e pasurojnё historinё e popullit shqiptar, si pёr shembull çёshtjen e ngritjes se flamurit shqiptar nё Deçiq, qё fatkeqёsisht e mohojnё disa historianё tё Shqipёrisё.

Gjergj Nikprelaj nё kёtё vepёr tregon respekt e dashuri pёr trimat dhe heroinat shqiptare. Nё kёtё libёr kaq voluminoz nuk ka vendos asnjё fotografi tё ndonjё personaliteti malazez. Tё gjitha fotografitё e personaliteteve historike janё shqiptarё. Gjergj Nikprelaj kishte njohuri tё gjera pёr Memorandumin e Greçёs, bile me kёrkesёn time miqёsore botoi vitin e kaluar njё studim pёr kёtё dokument historik qё ёshtё mё i rёndёsishmi para Shpalljes sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё nё Vlorё me 28 Nёntor tё vitit 1912 nga Ismail Qemali.

Ankohej vazhdimisht se ёshtё keq me shёndet. Shume herё i kam thёnё Gjergj mbahu deri sa tё festojmё 100-vjetorin e Kryengritjes sё Malёsisё dhe tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё sepse ti do tё jesh njё prej dijetarёve mё tё mirё tё asaj periudhe. Ishte shumё i ndershёm dhe nuk kishte asnjё pretendim. Gjergj Nikprelaj ishte njeri i shkёlqyeshёm nё marrёdhёnie shoqёrore, shume besnik, mirёnjohёs dhe shumё i dashur. E kishte humorin shumё tё zhvilluar. Pavarёsisht se kishte jetuar pjesёn mё tё madhe me jugosllavё e nderonte popullin shqiptar pa asnjё dallim. Heroi mё i madh i popullit shqiptar pas Skёnderbeut, pёr Gjergj Nikprelajn ishte Isa Boletini. Kur fliste pёr Isa Boletinin i ndryshonte toni i zёrit. E mbulonin emocionet sikur Isa tё kishte qenё gjyshi i tij.

Gjergj Nikprelaj nё fushatёn e gjatё tё atyre kёrkimeve arkivore zbuloi shumё fakte qё sikur ti botonte, shumё personalitete shqiptare do tё ishin shёmtuar. Por ai kurrё nuk e bёri njё gjё tё tillё. Dyshonte nё vёrtetёsinё dhe qёllimin e atyre shёnimeve.

Unё kam parё shumё nga ato letra dhe korrespondenca por tё gjitha mi tregonte nё mirёbesim. U gёzua pa masё pёr pavarёsinё e Kosovёs. Politikёn serbe ndaj Kosovёs dhe shqiptarёve e quante tё dёshtuar. E donte dhe e nderonte popullin shqiptar sidomos Malёsinё e Madhe. Vendlindja Trieshi pёr Gjergjin ishte qendra e universit. Nё kushtet dhe mundёsitё e tij punoi tёrё jetёn pёr tё mirёn e Trieshit. Nuk ishte njeri i partisё dhe as i pushtetit. Tё gjitha postet i ka fituar me dituri dhe punё profesioniste si jurist dhe ekonomist. Nё kodin moral tё kёsaj familjeje nuk lejohej nёnshtrimi. Ndjente kёnaqёsi kur i ndihmonte shqiptarёt. Botёn perёndimore sidomos kapitalizmin amerikan nuk e kuptonte. Ishte mё shumё pёr socializmin evropian tё vendeve nordike. Pasurimin e njerёzve pёr krye natet nuk e kuptonte. Pёr shumё çёshtje shoqёrore kishte bindjet e veta tё pandryshueshme. Nuk ndёrhynte nё bindjet e tё tjerёve,por ishte shumё i pavarur nё mendimet e veta. Edhe dijetarёt shqiptarё tё Amerikёs e nderuan pёr veprёn e tij dhe shkrimet e vazhdueshme nё shtypin shqiptar tё Amerikёs. Profesor Peter Prifti i dёrgoi nga Kalifornia disa vjet mё parё njё letёr urimi pёr veprёn e tij madhore: “Kryengritja e Malёsisё e vitit 1911”. Shtypi i Shqipёrisё dhe i Kosovёs kanё shkruar shumё pёr veprёn e Gjergjit.

Vdekja e Gjergj Nikprelaj ёshtё njё humbje e madhe pёr kulturёn shqiptare. Deri para 6 muajsh kur u sёmur rёndё punoi nё kёtё fushё dhe vazhdimisht fliste pёr mundёsinё e botimit tё ndonjё vepre tjetёr me karakter historik. Tani e gjithё veprimtaria e tij ёshtё pronё e familjes sё tij e cila jeton nё New York. Si botues dhe bashkpunёtor e kujtojmё me dashuri dhe respekt kёtё dijetar tё shquar tё historisё sё popullit shqiptar.
Gjekё Gjonlekaj/New York
RevistaKuvendi.net

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 16/07/2010. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Ndrron jete historiani Gjergj Nikprelaj

  1. lavderim

    17/07/2010 at 17:53


    Ne perulemi para mendimtarit dhe historianit shqiptar Gjergj Nikprelaj!
    Vepra e tij eshte nje kontribute qe e mban gjalle ne kete toke.
    Ngushellojme familjen e tij!
    Drite i befte shpirti ne jeten e vertete!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.