Ndërsa ndodhemi para luftes së tretë botërore (L3B)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1483
L3BKomploti i Ueijshauptit kërkon:
1-Zhdukjen e të gjitha qeverive të rregullta kombëtare.
2-Heqjen e trashëgimisë
3-Zhdukjen e pasurisë private
4-Zhdukjen e atdhetarisë
5-Zhdukjen e jetës shtëpiake individuale e familjare, si bërthama ku e cila të gjitha qytetërimet kanë sythën.
6-Zhdukjen e të gjitha feve me themel të kahershëm dhe atyre të mëvonëshme, me qëllim që ideologjia Luciferiane e totalitarizmit t’i imponohet njerëzimit.
Më 1840, Gjenerali Albert Pike u vu nën ndikimin e Macinit (Mazzini) ngaqë ai mbeti një oficer i pakënaqur kur presidenti Xheferson Dejvis shpërbëu trupat ndihmëse indiane për shkak se ata kishin kryer mizori nën mantelin e një lufte legjitime. Pike e pranoi idenë “Një qeveri për gjithë botën” dhe si përfundim u bë kreu i Priftërisë Luciferiane. Mes 1859 dhe 1871, ai përpunoi në hollësi projektin ushtarak, për tri luftëra botërore, dhe tre revolucione të mëdha të cilët ai i konsideronte se do të çonin më tej konspiracionin, deri në fazën përfundimtare gjatë shekullit të njëzetë. Më e shumta e punës së tij u krye në një shtëpi të madhe trembëdhjetë dhomëshe që ai kish ndërtuar në Little Rock (Guri i Vogël), Arkansas (Arkanso), më 1840.

Kur Illuminati, dhe lozhat e Orientit të Madh (Grand Orient) u bënë të dyshimtë prej veprimeve revolucionare të Mazzinit në Evropë, Pike organizoi Ritin e Reformuar Palladian. Ai themeloi tre këshilla supremë; një në Çarlston, Karolina e Jugut (Charleston, S.C.), një tjetër në Romë, Itali dhe një tjetër në Berlin, Gjermani. Ai ngarkoi Mazzinin të themelojë njëzetetre këshilla vartëse në vende strategjike anembanë botës. Qysh atëhere këto kanë qenë selitë sekrete të lëvizjeve revolucionare botërore. Shumë kohë para se Marconi të shpikte radion marrëse-dhënëse (pa tela), shkencëtarët e Illuminatit ia kishin mundësuar Pike-ut dhe Krerëve të këshillit të tij, që të komunikonin në fshehtësi. Ishte bash zbulimi i kësaj fshehtësie që u mundësoi ofcerëve të zbulimit të kuptojnë se si “incidentet”, në dukje pa lidhje me njëri-tjetrin, ndodhnin në të njëjtën kohë gjithandej nëpër botë, i cili e rëndoi situatën dhe çoi në luftë a revolucion. Plani i Pike-ut ishte sa i thjeshtë aq edhe efikas, siç është provuar. Ai kërkoi që Komunizmi, Nazizmi, Sionizmi politik dhe lëvizje të tjera ndërkombëtare të organizohen dhe shfrytëzohen për të ndezur tri luftërat globale dhe tre revolucione të mëdha. Lufta e Parë Botërore duhej të zhvillohej me qëllim që Illuminati të përmbyste pushtetin e Carëve në Rusi dhe për ta kthyer atë vend në një fortesë të Komunist-Ateizmit. Fërkimet e trazuara mes Perandorive Britanike dhe Gjermane prej agjenturës së Illuminatit do të përdoreshin për të nxitur këtë luftë. Pasi të mbaronte lufta, duhej ndërtuar komunizmi e të çfrytëzohej për të shkatërruar qeveritë e tjera dhe dobësuar fetë.
L2B do të nxitej duke shfrytëzuar grindjet mes Fashistëve dhe Sionistëve Politikë. Kjo luftë do të zhvillohej me qëllim që të shkatërrohej Nazizmi dhe të fuqizohej Sionizmi Politik, e kështu në Palestinë të krjohej shteti i Izraelit. Gjatë L2B Komunizmi Ndërkombëtar duhej ndërtuar aq sa të barazohej në fuqi me botën e krishtertë të bashkuar. Në këtë pikë ai (komunizmi) duhej përmbajtur dhe, nën kontroll, derisa të lindte domosdoja për rroposje shoqërore.

A mund ta mohojë një njeri i ditur se Rusvelti dhe Çurçilli e vuri në zbatim këtë politikë?
L3B është për t’u nxitur duke përdorur grindjet që trazon agjentura e Illuminatit mes Sionizmit Politik dhe udhëheqësve të botës Islame. Lufta është për t’u drejtuar në një mënyrë të tillë që Islami (Bota arabe – përfshirë Muhamedanizmin) dhe Sionizmin Politik (përfshirë shtetin e Izraelit) do të shkatërrojnë vetveten, mes tyre, ndërsa në të njëjtën kohë kombet që kanë mbetur, edhe një herë tjetër të përçarë edhe më tepër prej kësaj çështjeje, do të detyrohen të luftojnë mes vedi deri në një gjendje të plotë rraskapitjeje fizike, mendore, shpirtërore dhe ekonomike. A mund një njeri i paanshëm dhe i arësyeshëm të mohojë se kjo intrigë që po ndodh tani në Lindjen e Afërt, Mesme e të Largët, se është dizajnuar pë të përbushur këtë qëllim djallëzor?
Më 15 Gusht 1871, Pike i tha Mazzini-t se pasi L3B të ketë përfunduar, ata që aspirojnë dominimin e padiskutueshëm botëror do të provokojnë rroposjen më të madhe shoqërore që ka parë ndonjëherë bota. Po citojmë fjalët e shkruara prej tij (marrë nga letra e kataloguar në Librarinë e Muzeumit Britanik, Londër, Angli):
«Ne do të ndërsejmë Nihilistët dhe Ateisët, dhe do të provokojmë një rroposje të frikëshme shoqërore, e cila në gjithë tmerrin e saj do t’u tregojë kombeve qartazi efektet e ateizmit absolut, zanafillën e egërsisë dhe e të gjithë trazirave të përgjakshme. Atëherë kudo, qytetarët të detyruar të mbrojnë veten kundër pakicave botërore të revolucionarëve, do t’i zhdukin këto shkatërrues të qytetërimit, dhe vegjëlia, të zhgënjyer me Kristianizmin, fryma tesitike e të cilit do të jetë pa busull, i merakosur për një ideal, por pa ditur ku ta drejtojë adhurimin e tij, do të marrë dritën e vërtetë përmes manifestimit universal të doktrinës së pastër të Lucferit, të nxjerrë më në fund në dritë për publikun, një manifestim i cili do të dalë nga lëvizjet e përgjithshme reaksionare që do të pasojnë me shkatërrimin e kristianizmit dhe ateizmit, të dyja të pushtuara e shkatërruara në të njëjtën kohë»

Përktheu dhe përgatiti për facebook: Halit Methasani (Beka)

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/02/2014. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento