Ndahet nga jeta këngëtari i jares shkodrane Xhevdet Hafizi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6387
Këngëtari i njohur i muzikës popullore qytetare shkodrane, Xhevdet Hafizi është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare. Hafizi, që mban titulli “Artisti i Merituar”, e nisi karrierën në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Më pas u aktivizua në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve.

Dueti i tij me këngëtaren Luçie Miloti është në kujtesën e mbarë shqiptarëve me këngën “Kur prendon dielli”. Ai ka kënduar edhe në duete të tjera me Naile Hoxhën e Florinda Gjergjin. Këngë të kënduara prej tij janë “O bylbyl” apo “Tri vjet që u deshtme bashkë”.

Xhevdet Hafizi renditet ndër këngëtarët më të njohur të këngëve qytetare shkodrane.

Bashkë me familjen, ai jetoi në Tiranë që nga viti 1945 deri ne ditën kur mbylli sytë me 15 Mars 2009-të. Ndër këngët e tjera të tij mund të përmendim: “Erdh t’punoj me ne në n’ograja”, “Karafili kuq si gjaku”, “Këngë për Ali Pashë Tepelenën”, “Kur fillon drita me dalë”, “Kur perëndon dielli”, “Lule malësore”, “Moj e vogël tash sa vjet”, “Moj e vogla si flori”, “O bilbil o i bukuri i shpendëve”, “Oh sa e bukur vjen pranvera” dhe “Thotë lulja për lule”.
ShkodraOnline.Com

Përkujtohet dhe me respekt nga Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/07/2010. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Ndahet nga jeta këngëtari i jares shkodrane Xhevdet Hafizi

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.