Nazizmi e pati Nurembergun e vet, komunizmi jo!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2785
Pranimi i Shqipërisë në NATO është një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, e cila nga një anëtare anormale e kampit socialist, u kthye në nje partnere e besuesheme pro perendimore, edhe pse ende e pastabilizuar. Nuk dua të bej analizen e faktit, pse ende e pastabilizuar, mbasi argumentat për këtë problem janë të shumta dhe vijne nga pothuajse gjithë sektoret e shoqërisëshqiptare; kryesisht nga mentaliteti drejtues politik i vendit. Reformat që janë ndërmarrë deri diku tësuksesshme kanë qenë një përpjekje serioze e qeverisjes së djathtë edhe pse mendësia politike mbizotëruese eshte një faktor determinat për suksesin e pjesshëm.

Kjo mendësi politike e trasheguar e shtrirë në vazhdim edhe në procesin e reformimit drejt njëmentaliteti politik perendimor po ecën më ngadale se integrimi fizik i shoqërisë shqiptare drejt vlerave perendimore dhe kjo, ndodh si rezultat i rezistencës qe bëjne forcat politike dhe sidomos ato me trashgimi të drejtpërdrejtë nga PPSH për të pranuar nje koncept drejtimi politik deri më parë tëetiketuar si dekadent dhe denigrues.

E keqja më e madhe eshte se sektoret e caktuar të shoqerise që mbështesin ose duhet tëmbështesin linjat kryesore politike te drejtimit në kapercimin e kesaj pengese jane ato qe vazhdojne ta ushqejne klasen politike shqiptare me mendesi kundërvënëse.Ende në mediat shqiptare këta elementë vazhdojnë të percjellin mesazhin e vazhdimësise në mbështetjen e koncepteve të vjetra të drejtimit.

Ata shprehin qartë nostalgji për për këtë njollë historike kaq të errët dhe të dhunshme për tëcilën shoqeria jonë, duke marrë shembull nga shoqeria Gjermane duhet të flaseë sa më pak, me qëllim qe brezat dalngadale ta shuajnë kujtimin e dhimbshem të saj si edhe urrejtjen dhe marazin qe ajo prodhoi.

Duke iu referuar publicistit dhe komentatorit politik Italian Enzo Biagi i cili shprehet se:

“ Nazizmi e pati N?rembergun e vet ndersa krimet komuniste të kryera per 50 vjet me rradhëjanë harruar nëpër sirtare zyrash..”, dua t’i mëshoj faktit se të gjitha vendet e ish bllokut socialist ne Evropen Juglindore që në momentet e para të shkeputjes fizike nga ky bllok filluan reformat per deindoktrinimin e shoqërisë, evidentimit teë dëmit kolosal qe ky system shkaktoi në nivel politik, ekonomik e shoqëror si dhe hartimin e paketave ligjore per kapërcimin e pengesave që erdhën si rezultat i performances së linjës së drejtimit me elementë që bartinin mentalitetin e trasheguar.

Vende si Çekia, Slovakia, Slovenia, Bullgaria dhe Rumania, gjeografikisht më larg perendimit se vendi ynë arriten suksese të shpejta pasi implementuan drejt politika integruese qe i mëshonin më tepër integrimit të mendesisë politike sesa integrimit fizik te shoqerise drejt vlerave perendimore. Eshtë e vërtetë se më lehtë është të shkatërrosh nje qytet por shumë e veshtirë për të reformuar njëmentalitet dhe këto vende, kuptuan drejt rëndesine që kishte nje mentalitet i reformuar per të lehtësuar integrimin fizik. Rezultati? Të gjitha vëndet e përmendura më sipër janë anëtare te NATO-s shumë mëparë se Shqipëria dhe anëtare te Bashkimit Europian shumë herë meë parë se në të ardhmen Shqiperia.

Abandonimi i politikës së vjetër është tregues i qartë i shkeputjes nga konceptet komuniste tëdrejtimit por kjo nuk mjafton. Çdo përpjekje për të sjellë qoftë edhe në forma nostalgjie apo përkujtimi këtë mentalitet politik të dalë mode do te ishte një minim i perpjekjeve per të integruar klasën politike dhe shoqërine shqiptare drejt vlerave dhe mendësisë politike perendimore. Vetëemancipimi i shoqërisë do të jetë një instrument i cili do të shërbejë në balancimin e nevojës se percjelljes së mesazheve te qarta pro perendimore dhe mbrojtjes së vlerave të të shprehurit hapur pa deformime nostalgjikësh apo revokime antivlerash.

Perpjekjet e qeverise aktuale që po bëhen në kuadrin e reformave integruese për rehabilitimin e asaj pjese të shoqerisë që ka qenë me e dëmtuar si rezultat I implementimit te politikes famëkeqe tëluftës së klasave, janë për tu lavdëruar edhe pse vazhdoj të insistoj se këto perpjekje janë të vonuara. Vendet e tjera bashkëvuajtese nga ky mentalitet terrori kanë bëre hapa madheshtore krahësuar me hapat e vogla dhe të sabotuara nga nostalgjiket ne Shqiperi.

Po te analizosh nevojen e krijimit te NATO-s sic pershkruhet ne nje tekst perendimor analize:

“The North Atlantic Treaty Organization itself that is the structures underpinning the Treaty only came into being after the outbreak of the Korean War in June 1950 when the threat of attack by Soviet forces in Central Europe appeared imminent.”

Kjo organizatë u krijua për të mbrojtur interesat e shteteve perëndimore nga rreziku sovjetik që i parë në këndveshtrimin politik ishte burimi i mentalitetit komunist dhe i perhapjes se ketij mentaliteti në vendet satellite.

 

Ishte prioritet i saj kohe i Bashkimit Sovjetik qe vendet qe perkrahen kete mentalitet drejtimi te perdornin elementët standarde te implementimit te ketij mentaliteti sic ishin dhuna, vrasjet, internimet, burgosjet dhe pushkatimet pa gjyq, te testuara dhe me rezultate te kenaqshme nga drejtuesit kanibale si Lenini, Stalini, Xherxhiskey, Beria e me rradhe.

Mendësia e drejtimit që i shkatoi kaq vuajtje Shqipërisë ishte nje tjetersim i natyres dhe mentalitetit politik perendimor që drejtuesit politikë shqiptarë kanë pasur dhe aplikuar që në krijimet e shtetit shqiptar. Eshtë me se e drejtë të themi se antarësimi yne ne NATO duhet konsideruar si pike kthese dhe me saktë kthim në identitet, kthim në vlerat tona të vërteta dhe përpjekje për të çrrënjosur mishin e huaj qe artificialisht ju Imponua por qe ne Shqiperi hodhi rrenje me te forta se ne te gjitha vendet e ish-bllokut komunist.

Sfida e shoqërise shqiptare do të jetë në interpretimin e drejtë të fakteve historike duke u zhveshur nga indoktrinimet komuniste të cilat per fat të keq i shohim ende pas 19 vjetesh të rrëzimit tëmurit të Berlinit.

 

Filozofi Indian Tagora thote që nese përpiqemi të fshehim gabimet që kemi bere duke i varrosur ato, ne do të varrosim gjithashtu edhe të verteten. E verteta per nje vleresim objektiv per rehabilitimin e figurave te shquara te kombit tone shpirtrat e te cileve enden te shqetesuara ne zbraztesi pa gjetur prehje, duhej të ishte hapi i parë që të ndërmerrej.

Vleresimi objektiv i histories, i pare ne kontributet që janë dhënë në aspektin kombetar dhe jo ne aspekt te kontributeve politike dhe per me keq kontributeve politike te injektuara dhe pa identitet kombetar, eshte nje domosdoshmeri per të parë vlerat perendimore si pjesë e vlerave shqiptare dhe jo si perjekje per t’u integruar artificialisht tek ato.

Do te ishte nje gabim të mendonim per vlerat si një koncept abstract dhe të pa lidhur me burimin që prodhon keto vlera sic do te benim gabim te mendonim per mentalite, vleresime dhe politika pa analizuar njerezit qe jane te lidhur dhe etiketuar me to.

Fakti qe ata qe u goditen më tepër nga terrori komunist ishin ata që përbënin elitën e mendimit politik dhe intelektual te vendit tregon shumë. Politikat e tyre per hir të interesave kombetare dhe ndenjave të thella antikomuniste u drejtuan neper shtigjet e veshtira të mbijeteses kombëtare duke bartur mbi shpatulla vleresimet tendencioze dhe etiketimet malinje të klikës komuniste në pushtetin e pasluftës.

Vlerat perendimore te cilat shoqeria shqiptare kërkon t’i bëjë pjesë të veta kanë qenë të njejtat vlera të cilat këta martire të ceshtjes kombëtare kanë dashur të implementojne qe në krijimet e shtetit tone dhe duke mos u stepur perpara terrorit te kuq kane parashikuar si profete se e ardhmja e Shqiperise është Perëndimi.

Shoqeria shqiptare duhet te vendose sot qe ka rastin më të mire si antare e një organizate si NATO, deri dje e cilesuar si organizate armike, te bëjë një vlerësim real te vetvetes dhe të gjithe atyre qe kontribuan ne arritjen e kesaj dite. Eshte per të ardhur keq që perpjekjet e Qeverise per te ecur paralel me integrimin fizik dhe reformat integruese ne krijimn e paketave ligjore qe do te konsolidojne pozicionin a favorshem duke pranuar te verteten, vazhdojne të pengohen nga politika dhe intervista nostalgjikesh qe bejne interpretime pa sens.

I quaj pa sens pasi reformimi i mendimit politik nuk eshte më një opsion që mund të zgjidhet por një domosdoshmeri për të gjithe klasën politike dhe shoqerine shqiptare prej nga ku burojnë kontribuesit politikë. Te permenden fakte që në shtetin më anti komunist te botes siç jane Shtete e Bashkuara kanë qenë mbajtur qëndrime objektive edhe ndaj figuarve të shquara të këtij shteti kur këto figura kanë dalë nga linja e mendimit kombëtar dhe të mos nxirren mësime është vërtet dritëshkurtërsi.

Nëse ky vend antikomunist mbylli ne “kafaz” edhe nobelistë të famshëm pasi propagandonin politika ekstreme pse Ju “shokë” interpretues të ketyre fakteve nuk gjeni kurajën qoftë dhe ne mediokritetin tuaj të dënoni veten duke u mbyllur në shtepitë tuaja dhe të kerkoni pendim pasi keni propaganduar per 30 vjet me rradhë komunizmin duke i shërbyer klikës më gjakatare në historinë shqiptare? A nuk mendoni se ky do te ishte kontributi i vetem që ju mund të jepni në kete kohe nëse vërtet e ndjeni se ju kane mbetur sadopak vlera?

E ardhmja e Shqiperise ështe gjithashtu integrimi në Bashkimin Evropian pa nostalgji për të shkuaren komuniste, me krenari për patriotet, intelektualet dhe politikanët largpames që sakrifikuan gjithçka që vendi i tyre i dashur të rradhitej mes vendeve që ndanin të njejtat vlera me shpresen se brezat që do te vinin do të etiketoheshin me keto vlera dhe jo me kujtimet e dhimbshme, urrejtjen dhe marazin qe ato prodhuan për pesë dekada.
Everest Haxhi/Gazeta Dielli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/08/2011. Filed under Analizë,Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Nazizmi e pati Nurembergun e vet, komunizmi jo!

  1. Valentina

    28/08/2011 at 16:48


    Tragjedia e Dytë në Shqipëri ishte dhe mbeti Ngritja e Monumentit të Mbrojtjes dhe Heshtjes ndaj Mosndëshkimit të Gjenocidit Komunist në Shqipëri nga Partitë Djathta si dhe nga Superstruktura e Shtetit pas 1991.
    Nën hijen e këtij monumenti të zi lulëzojnë në megapasuri dhe në poste ish njerëz të Sigurimit të Shtetit Komunist.
    Këto fytyra i sheh me kollare në krye të presidencës aktuale 2011, në ndërtesën e zh/drejtsisë, në parlament, në poste ministrore e kudo dhe në krye të Shërbimit Sekretë të Sotëm.
    Di të them:
    Zoti i gjykoftë, se loti dhe vuajtjet e shumta të torturuarve, të burgosurve, të vdekurve për Liri dhe Fe,për Demokraci dhe Kulturë nuk i dërgoi të Dera e Pendesës!
    Mjerë këta mbrojtës të Barbarizmit orientalo- sllavë-komunist për vete, për familjet dhe brezë pas brezi seç do të vuajnë në këtë jetë me siguri dhe me atë jetë nën dhe!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. volluna

    22/08/2011 at 09:39


    mos ndeshkimi i krimineleve komunist , tregon se kush e ka pushtetin tani ne vazhdim …

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.