Mustafa Qemal Ataturku – shqiptari që themeloi Turqinë moderne

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 8054
MUSTAFA QEMAL ATATURKU – BURRI  I MADH SHQIPTAR QE SHPETOI TURQINE NGA ZHDUKJA E HARTES.

Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli per te firmosur nje list me emrat e disa shqiptareve, qe do te shpernguleshin nga Turqia.

Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe ne krye te listes vuri emrin e tij.
– Zoteri, nuk e kuptoj perse e vute emrin tuaj ne krye te listese! – pyeti sekretari i habitur.
– E vura, sepse i pari qe duhet te shpernguleme nga Turqia, duhet te jem une sepse edhe une jam shqiptar, – ia ktheu Ataturku.

Nga teksti ne vijim e shohim se Mustafa Qemal Ataturku, sipas veprimit te tij tregon se edhe ai eshte me origjine shqiptare. Ta leme kete, edhe pse kjo eshte nje fakt i pamposhtur. Sipas njohurive te mia te gjuhes turke, per baba edhe turqit thuan baba ose babush. Fjala Ataturk perkthehet ose e ka kuptimin e fjales baba i Turqise. Epo pse atehere thuan Ataturk dhe jo Baba turk ose babushturk? Duke analizuar emrin ATAturk, ose me konkretisht vetem ate -ata- erdha ne konstatim se fjala at ka domethenien shqipe baba. Geget e veriut, Shkodres, Kosoves, etj., mendoj se akoma e perdorin kete fjale, dhe fjala ataturk me se tepermi perkthehet ne shqip sesa ne turqisht ose gjuhe tjeter. Nuk du a te them se teza ime eshte e verteta, por i permbahem vetem fakteve te logjikes.

Mustafa Kemal Atatürk (Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. – 10. nëntor 1938.), eprorë ushtarak turk, udhëheqës polullor dhe themelues i Republikës Turke dhe kryetarii parë i sajë (1923-1938 Mustafa Kemal Atatürk). Mustafa është lindur në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtarë.Në moshën 12 vjeqare është regjistruar në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Kemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 në Samboll, akademinë e kreu në vitin 1905. Për shkak të aktivitetit të tij ilegal me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristocrat të mbretërisë otomane Ataturkun regjimi u vendos në Siri. Në Damask formon organizatën Vatan ve kurriiet(atdheu dhe liria). Pasi që në vitin 1907 është transferuar në Selanik iu bashkua shoqatës Bashkimi për bashkim dhe progress, të cilën e kishte themeluar Revulucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk, por edhe shef i shtabit të Mahmut Shefket-pashës në shuarjen e kondërrevulucionit të Abdyl Hamidit në Stambollnë vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912). Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve, pastaj ka qenë këshilatr ushtarak në Bullgari.Gjat Luftës së Parë Botrore kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë , Tataturku kishte arritë një autoritet të pa kontestueshëm në fushën e luftës afër Galipolit në vitin 1915, ku arriti ti kthej mbrapa forcat Aleate.Përveç kësaj morri pjesë edhe në Kaukaz në armaten e Kaukazit si oficier i armatës së Dytë(1916-1917).Në këtë luftë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe pasha. Mandej është transferuar nëv frontin Palestinez dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqë kthehet në Stamboll.

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të lëvizjes nacionale turke kundër okupimit grek dhe i lëvizjes për pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Mretërisë Turke në fund të Luftës së Parë botërore e kan rreziku forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe .Krejt kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilës Britanija e Mamdhe aktivisht e kishte ndihmuar. Ushtria greke kishte okupuar Izmirin dhe bregdetin e Anadollisë më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punoj në bashkimin lëvizjes nacionale turke dhe krijimin e ushtrisë për të mbrojtur vendit. Por së pari është dashur të luftoj kundër rgjimit të Sulltanit Otoman në Stamboll i cili kishte lejuar me dëshirë coptimin e teritorit. Atëherë kurë qeveria e komprimituar kishte lejuar Aleatëve të okupojnë disa pjesë të Turqisë , Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte vendosë qeverinë e përkohshme dhe kuvendi i madh popullor e zgjedh kryetar qeverie me 2 maj të vitit 1920.

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithëate i shkoi për dore të shënoj fitore në betejat vendimtare te vendi Sakarya( korrik të vitit 1921) dhe në Dolupin(korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me grek e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu eviton implementimin e marrëveshjës nga e cila Greqisë i ipeshinn disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi që evitoi rrezikun Grek , Ataturku iu kthye rrezikut të mbrendëshëm – dhe e largoi nga pushteti sultan Ahmetin e e VI-të. Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafë Kemal shpallet për kryetarë të parë të sajë. Kuvendi ia dha edhe nji titull Gazi ( që do të thot fitues). Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i madh popullorë ia jep emrin Ataturk (baba i Turqisë) në shënjë faleminderimi që ka bërë për popullin turk. Mandej në muaji ngusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore i cili ishte edhe udhëheqësi ideor i sajë( ma vonë ia ndrron emrin në Partinë Popullore Republikane ) dhe me këtë vendosë sistemin njëpartiak i cili ka zgjatë deri në vitin 1945( përveq dy eksperimenteve të shkurtëra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetarë i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Historia Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Mustafa Qemal Ataturku – shqiptari që themeloi Turqinë moderne

  1. Lulu Kurtesi

    23/05/2016 at 19:40


    It was Ismet Nunu who wanted to throw out all forigners from Turkey. Mustafa Qemal then said give me my boots. Why? said Ismet Nunu. Because I’m a forigner too.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.