Mjekët: Ndotja e Tiranës, rritet impotenca te meshkujt

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5782
Ndotja e ambientit në Tiranë nuk po shkakton vetëm probleme që kanë të bëjnë me anën estetike. Ky i fundit, është një problem fare i papërfillshëm në krahasim me pasojat e rënda që ndotja i shkakton organizmit tonë. Bëhet fjalë për probleme serioze që lidhen me raportet seksuale pasi në mënyrë të drejtpërdrejtë, dukuria problematike e metropolit shqiptar po shton rastet e impotencës te meshkujt. Mjekët specialiste në Drejtorinë e Shendetit Publik, pohojnë se impotenca seksuale te meshkujt, po vjen si pasojë e faktorëve stresues që lidhen direkt me ndotjen e ambientit në zonat ku ata banojnë në kryeqytet.

Kjo ndotje, konstatohet të jetë e ardhur nga ndërtimet, pluhurat dhe industrializimi i çorganizuar i metropolit tonë. Jo vetëm kaq, por ndotja në kryeqytet po shkakton dhe sëmundje të tjera, që nga alergjitë e shoqëruara me komplikacione, e deri te sëmundjet malinje, me pasoja fatale për shëndetin. Mjeku pneumolog Ilir Peposhi evidenton sakaq, se po shtohen nga dita në ditë rastet e pacienteve që vuajnë nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes.

 

Studimi

Sipas një studimi të para pak kohëve, ndotja e mjedisit në kryeqytet është shkaktari që 57 për qind e fëmijëve, vuajnë nga infeksionet e rrugëve frymëmarrëse. Burime pranë Drejtorisë së Higjenës, bëjnë të ditur se 26 për qind e nxënësve vuajnë nga infeksione  të rrugëve frymëmarrëse të sipërme dhe të poshtme, rreth 11 për qind e nxënësve kanë pasur vështirësi në frymëmarrje dhe rreth 20 për qind e tyre, janë prekur nga këto alergji. Studimi, i cili përfshin moshat shkollore, është bazuar në matjen e treguesve mikroatmosferikë, tregues fizikë dhe mikrobiologjikë, si dhe tregues shëndetësor. Po sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik, faktorët që kontribojnë në ndotjen e ajrit jane te shumtë. Mjetet motorike janë faktori kryesor dhe që luajnë rolin më të madh në ndotje e ambientit. Ndërsa sektoret e ndryshëm të industrisë kanë një kontribut në ndotje, po ashtu edhe sektori i ndërtimit luan një rol të lartë në ndotjen e ambientit. Duke pasur një trafik të ngarkuar dhe lëvizje të ngadaltë e shpeshherë të shoqëruar me ndalime, bëhet e mundur që në ambient, të krijohet me shumë ndotje se sa do të kishim në rastin kur makina do të ecte me shpejtësi konstante. Gazrat që çlirohen nga automjetet, benzina apo nafta, janë disa herë më të rrezikshme se ato të pluhurit, pasi këto gazra futen lehtësisht në organizëm dhe shkaktojnë sëmundje të rënda.

 

Alergjitë

Sipas mjekut Peposhi, nuk ka ende statistika të sakta, por gjatë viteve të fundit është vënë re dyfishim i pacientëve që janë paraqitur në spitalin “Shefqet Ndroqi” me komplikacione. Ai thotë se situata është aq problematike, saqë po të mos ishte virusi i HIV/AIDS-it, i mbiquajtur “virusi i shekullit”, atëherë këtë “status” do ta kishte marrë alergjia. “Shekulli i 20-të do t’i përkiste shekullit të alergjisë, e cila shkaktohet kryesisht nga ndotësit e ambientit. Kemi një rritje të incidences marramendëse të azmës bronkiale, të sëmundjeve të tjera alergjike, të infeksioneve të rrugëve frymëmarrëse dhe të sëmundjeve malinje”, thotë mjeku pneumolog, Ilir Peposhi. Ai rrëfen se, sipas statistikave të OBSH-së, rreth 2 milionë fëmijë para se të lindin humbin jetën si pasojë e këtyre shkaktarëve. “Rolin kryesor për këto pasoja fatale për jetën, e luan industrializimi, makinat e vjetruara, pluhurat e ndryshëm, ndërtimi pa kriter, që dhe në vendin tonë nuk mund t’i lemë pa prekur”, – tha Peposhi.

Ndotja, 2 milionë foshnje në botë vdesin ende pa lindur

Mjekët thonë se nga studimet e bëra në botë, nga ndotja ndodhin rreth 2 milione vdekje premature në vit, ndërsa në vendin tonë statistikat zyrtare mungojnë. Kështu, efekti i substancave toksike prek seriozisht edhe fëmijët akoma të palindur, çfarë tregon dëmtimin e shkaktuar që në fazën e embrionit. Monoksidi i karbonit është një rezultat i djegies se produkteve dhe është kryesisht i çliruar nga makinat e fabrikat. Ai është pa erë dhe pa ngjyrë, prandaj edhe njerëzit nuk mund ta nuhasin atë. Ozoni i gjendur në nivelin e ajrit që thithim prodhohet nga reaksione fotokimike, substanca të tjera toksike dhe rrezet ultraviolete të diellit.

Studimi

Pasojat e ndotjes së mjedisit”

26% e nxënësve kane kaluar infeksione respiratore

11% e nxënësve kane pasur vështiresi në frymëmarrje

20% e nxënësve ishin alergji

 

Alergjitë, sëmundja e shekullit pas SIDA-s

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se, nëse nuk do të ekzistonte HIV/AIDS, sëmundjet nga ndotja do të zinin vendin e parë gjatë shekullit të 20-të. Më e keqja është se ato sa vijnë e shtohen, pasi edhe ndotja sa vjen dhe tejkalon çdo kufi. Një problem i tillë është akoma me shqetësues në kryeqytetin tonë ku mungojnë hapësirat e gjelbra dhe ku mbizotëron betonizimi. Kështu, nëse nuk merren masa, atëhere pasojat do të jenë të pariparueshme duke dëmtuar shëndetin e çdo njërit prej nesh, pa kursyer askënd.

 

PD: Rama e shndërroi Tiranën në kryeqytetin më të ndotur në Europë

Partia Demokratike ka akuzuar dje kryebashkiakun e Tiranës, se e ka shndërruar në kryeqytetin më të ndoturin në Europë. “Kreu i bllokmenëve të rinj, sërish shprehu dëshpërimin e tij për goditjen e kontrabandës së naftës “Virgine”, të cilën qeveria e tij e shiti per 8 vite rrjesht, firmave me paratë e të cilave, paguan protestat por edhe mediat që vetë ai kontrollon”, ka deklaruar zyra e shtypit të Partisë Demokratike. Sipas saj, kreu i bllokmenëve të rinj që vetë banon në Pezë, larg ndotjes së tmerrshme që ka krijuar në Tiranë, derdhi “lot krokodili” për shëndetin e kryeqytetasve, pasi ka shndërruar këtë qytet sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, në qytetin me ndotje më të lartë në Europë, ndotje që po sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me sëmundjet e rënda që shkakton, ka shkurtuar jetën e banorëve të qytetit me rreth 2 vjet. “PD, deklaron se 8 maji është dita për t’i dhënë përgjigjen e merituar z. Rama, njeriut që ngriti me lejet e ndërtimit në Tiranë, monumentin me grotesk të korrupsionit dhe shpalli kryeqytetin shqiptar si qytetin me ndotjen më të lartë në Europë”, përfundon deklarata e zyrës së shtypit të PD-së.
Luljeta Ndoka/Koha Jonë
Redaktoj: Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/03/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Mjekët: Ndotja e Tiranës, rritet impotenca te meshkujt

  1. Qani

    21/03/2011 at 09:06


    Edvin kristaq Ramën e ka tredhë enveri e tashi ky gangster me punën konkrete duke e ditur shumë mirë ka vendosë t’i tredhi edhe meshkujt e Tiranës nga mosdisiplinimi i plehrave që edhe sot digjen midis Tiranës. Tredhja ka pasojën e saj. Punime në një kohë të panevojshme në qendrën e Tiranës.
    Duke qenë të tredhur patjetër shoqata e homove rritet në raporte gjeometrike.
    Kështuqë Edvin që pas 8 majit 2011 nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë, por kryetar i homove të Tiranës. Dhe këtu ka para sepse Sorosi me këtë ushtri do të financoji. Paratë dhe b….i duhen Edvin Ramës.
    Nuk ka dalë me humbje kryetari në pension Edvini. Rroftë b…. dhe Sorosi.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.