Mirsevjen në Shqipëri Papa Françesko

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1293
Platforma e Altarit ku do mbaj meshe Papa FrançeskoImagjinoni për një moment, sikur njerëzia të ngjante njëlloj në gjini, moshë, pozitë, opozitë, e në pasuri, por të dalloheshin në dy kategori, nga lart, engjëj dhe djaj…
Unë, nuk do guxoja të parashikoja si do ishte ky raport në Shqipëri, e cila do ishte ngjyra që do dominonte kufinjtë, por jam i bindur që nuk do ishte një raport që do fliste në favorin e të bardhes si popull.
Zoti, Krishti, Muhamedi, Papa dhe të tjerë… e falshin dhe e ndihmofshin këtë vend që na ka zgjedhë për banorë të shpirtit e të trupit… por lejomëni të mbetem i bindur, që më shumë se e përtejshme, ky duhet të ishte një mision i çdo qytetari të këtij vendi.
Pikë së pari, Zoti është dashuri, e si e tillë, çdokush tjetër duhet të vinte si kënaqësi shpirtërore dhe jo si zgjidhje taktike. E presim Papen me shumë si një alternative gjeopolitike, gjeostrategjike, gjeoklasore, e shume gjeo të tëra… sesa si gur shtese themelor të kështjellës se paqes mes njëri-tjetrit.

Kjo vizite duhet të shihet e të ndjehet si thellim i ndjenjës sonë atdhetare, thellim i besimit tonë tek e bukura, thellim i prosperitetit tonë shpirtëror, thellim i bindjes dhe premtimit që këtë vend do ta ndërtojmë për fëmijët tanë… e asesi si “strument” kundër “syrit te keq”… i cili ka ngritur çerdhe, fole, pallate, merimanga, urrejtje, smirë në shumicen e zemrave tona.

Miresevjen Papa Francesco, e bashkë me ju ardhtë edhe ai bekim që ne nuk ditem kurre me e rroke si duhet… me ja marrë mbrapsh djallit Shqipërinë!
Pjaver Kroni/FB

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/09/2014. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.