Ministri i brendshëm Lulzim Basha në Komisionin Hetimor: Prokurorët futën në xhep predhat e viktimave

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3613
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka dëshmuar ditën e sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngjarjeve të 21 janarit, për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave dhe fakteve duke hedhur dritë mbi mënyrën sesi jo vetëm institucioni që ai drejton por dhe institucionet e

tjera kanë vepruar në raport me Kushtetutën e Republikës dhe ligjet e vendit dhe në raport me aktet e tjera ligjore dhe nënligjore për të përballuar situatën para gjatë dhe pas 21 janarit. Ministri i Brendshëm theksoi se të ndalurve, pjesëmarrës në demonstratë dhe në dhunim e institucioneve, u janë gjetur rreth 200 mijë lekë në xhep kryesisht euro. Po ashtu, Basha gjatë deklarimit të tij në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngjarjeve të 21 janarit ka deklaruar se prokurorët kanë marrë predhat nga trupi i viktimave dhe i kanë futur në xhepat e tyre. “Më është raportuar nga policia se prokurorët kanë marrë predha dhe i kanë futur në xhep. Prokurorët e çështjes, kanë administruar 2 predha për tre viktimat, në një rast predha është futur në xhep pas nxjerrjes së autopsisë. Rrobat janë mbajtur të kyçura nga prokurorët. Nuk e paragjykoj si veprim, por me aq njohuri akademike sa kam predhat nuk duhen futur në xhep. Së dyti, nuk e kuptoj pse rrobat nuk i janë nënshtruar ekzaminimit me trupin e viktimave”, u shpreh ministri.

Fjala e Lulzim Bashës në Komisionin Hetimor Parlamentar
E nis këtë dëshmi para jush duke thirrur në vëmendjen tuaj dhe qytetarëve çastin tronditës të fillimit të dhunës më 21 janar. Çdo qytetar dhe kanë qenë me qindra e mijëra që e kanë ndjekur këtë ngjarje nëpërmjet mediave të pranishme po kështu ekspertë, gazetarët, diplomatë, i gjithë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar mban mend fare mirë dhe kujtdo që mund ti jetë mjegulluar kujtesa mund të rikujtohet duke parë pamjet filmike të nisjes së ngjarjes së 21 janarit. Ndonëse ishte njoftuar për tubim nga PS, ndonëse kishte marrë përmasa kombëtare i angazhuar dhe vet kryetari i PS, Edi Rama masa e njerëzve që sapo u vendos para rreshtimit të forcave të rendit, nisi mesazhi i vetëm i 21 janarit, dhuna. Pas mbërritjes së furgonit të parë pa asnjë lajmërim, pa asnjë provokim, elementët kriminalë të gjendur e grumbulluar përpara kordonit të forcave të policisë nisën goditjen e forcave të rendit në fillim me çadra, hunj, mjete të tjera të forta e më pas dhuna u përshkallëzua. Vetëm pak minuta nisën të lëvizin pllakat e bulevardit dhe të godasin me furi mbi punonjësit e rendit çka kërkoi nisjen e planit të masave, që konsistonte largimin e uniformave të blu dhe daljen e forcave të veshura me mjete mbrojtëse. Në valën e parë të dhunës mbetën të plagosur dhjetëra e dhjetëra efektivë të policisë duke përfshirë drejtues të lartë të cilët u goditën në kokë, gjymtyrë dhe trupo nga mjete të forta. Dhuna vazhdoi përshkallëzimin edhe pas ndërhyrjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë që pati rezultat të shkurtër kohor të shpërndarjes e cila e gjendur përballë një qëndrimi të vetpërbmajtur të policisë, jo vetëm që nuk u përgjigj thirrjeve të drejtueseve, por vazhduan të godasin efektivat të rrëzuar tashmë nga mjetet e forta me të cilat godisnin. Për pesë orë skena e parë u përshkallëzua. Selia e këshillit të ministrave u mbajt e rrethuar nga qindra huliganë, të armatosur me lëndë plasëse, bomba molotov, armë zjarri si dhe mjete të tjera goditëse. Nga informacionet paraprake dhe analiza u identifikuan 10-15 grupe, të cilët sipas analizës rezultojnë të mirëorganizuar, të trajnuar, të droguar me drogë sintetike dhe me detyrë specifike që jepeshin në sheshin përballë selisë së Këshillit të Ministrave, shtabi i sulmit që vepronte përballë selisë së kryeministrisë, që njihet si Dy Kullat.

Në mesin e turmës ka persona me armë zjarri dhe lëndë plasëse, persona të dënuar për krime të d dhunshme dhe krime të kryera me armë zjarri në periudhën 97-2011. Për pesë orë forcat e rendit dhe garda përballuan me vetëpërmbajte përshkallëzimin e organizuar me efektivitet dhe operacionalitet të plotë nga një turmë e organizuar, e drejtuar dhe e komanduar. Pas 5 orësh sulmesh, pas thyerjes së perimetrit të sigurisë, shkallmimit të derës tentativës për të përdorur mjetet motorike, nxjerrjes së efektivit të policisë jashtë funksionit, goditjes së punonjësve të gardës brenda territorit. Edhe nga informacionet e mbledhur nga policia, personat me pozita të veçanta midis udhëheqjes për të marrë institucionet e vendit dhe banditëve që ekzekutuan këtë përpjekje të mundshme janë shprehur se do të djegin Këshillin e Ministrave me 21 janar dhe do të marrë fund kryeministri. Policia e shtetit mblodhi dhe grumbulloi informacione që sugjeronin se më 21 janar do të kishte skenar të ndryshëm që konvertonin me një pikë të vetme provokimin e forcave të rendit. Qëllimi kryesor i operacionit të 21 ishte marrja me forcë e selisë së Këshillit të Ministrave, pas nxjerrjes jashtë loje të efektivave të rendit, pas goditjes së gardës, dhe objektivi dytësor në pamundësi të marrjes së kryeministrisë, shkatërrimi me qëllim krijimin e një gjendje anarkike për të rrëzuar këtë qeveri dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kam telefonuar prokuroren dhe më tha se do të pyeteshin gardistët
Në 6:30 më njoftoi se urdhër ndalimet ishin për komandantin e gardës dhe zinxhirin komandues operativ të gardës së republikës. I ndodhur para një situate të tillë, ku policia dhe garda kishin përballuar një sulm ndaj kryeministrisë, ku i kishim bërë thirrje prokurorisë për të hetuar. Pas thirrjes vetëm katër orë më parë të kryetarit të PS se të nesërmen do të kishte demonstratë për horrat e gardës nuk mund të mos shprehja habi dhe shqetësimin tim për këtë që e konsiderova të nxituar. Eliminimi i zinxhirit do të thotë demoralizim, është sinjal i qartë për gardën dhe policinë se duhet të keni kujdes, se do të ndaloheni. Ky ishte mesazh shkatërrimtar për çdo efektiv komisariati në çdo komisariat të vendit. Një situatë e papranueshme. Prita orën tetë të mëngjesit dhe bëra një lidhje telefonike me kryeprokuroren. I shpjegova situatën dhe shqetësimin tim, i thashë se është situatë eksplozive që mund të çojë në përshkallëzim të dhunës duke nxjerrë jashtë funksionit gardën, i kërkova sqarime duke i thënë se ka pasur shumë kamera, se armët e përdorura nga garda ishin në funksion të prokurorisë, urdhrat janë të regjistruara dhe ishte e pajustifikuar dhe e dëmshme që komanda të ndalohej. Pas kësaj informova kryeministrin dhe kërkova takim me presidentin e republikës, të cilin e vura në dijeni mbi këtë çështje dhe për çështjen tjetër të mos ardhjes së informacionit nga SHISH për ngjarjen e një dite më parë.
Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/02/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.