Mikpritja shqiptare mposht frikën e çekëve, turistët: Na pëlqen Shqipëria

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 730
TuristeLEZHE – Me dhjetëra turistë çek kanë zbarkuar prej disa ditësh në qytetin e Lezhës, për të eksploruar bukuritë natyrore që ka ky rajon. Ajo çfarë i tërheq më shumë ata janë kampingjet, por nuk ngurojnë të frekuentojnë edhe pishinat në këtë qytet.

Ndërkohë që shijojnë rrezet e diellit dhe klimën e mesdheut, turistët shprehen se nuk kanë asnjë frikë apo pengesë që të vijnë në Shqipëri. Atë çfarë ka ndodhur me dy turistët e vrarë e quajnë një incident që mund të ndodhë në të gjithë vendet e botës.

“Ne po shëtisim vende të ndryshme prej 60 ditësh në Shqipëri duke vizituar vendet më të bukura malore dhe kështjellat, pasi na pëlqejnë shumë dhe Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Nuk kemi frikë të vijmë këtu pasi njerëzit janë shumë mikpritës dhe ne po kalojmë perfekt që prej ditës së parë kur kemi shkelur në këtë vend. Ja vlen që të vizitohet dhe ne do vijmë sërish”, – thotë një prej turistëve.

“Këtu në Lezhë është një vend shumë i bukur. Të ofrohet gjithçka dhe kjo na ka tërhequr shumë ndaj dhe ne e vizitojmë. Na pëlqejnë shumë kampingjet dhe pishinat siç dhe kjo ku jemi ndaluar prej dy ditësh. Ngjarja që ka ndodhur 2 javë më parë nuk na ka frikësuar, pasi shqiptarët janë një popull shumë mikpritës dhe ne do të vazhdojmë ta vizitojmë këtë vend”, – shprehet një tjetër.

“Kemi ardhur këtu, pasi ndihemi shumë mirë, na pëlqen ajo çfarë të ofrohet në vendin tuaj dhe ne nuk do ta braktisim. Vrasja e dy turistëve çek nuk na frikësuar, pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende të botës dhe një popull nuk mund të identifikohet me një individ, ndaj ju bëjë thirrje të gjithëve ta vizitojnë Shqipërinë, pasi është një vend ideal”, – thotë një nga turistët çek.

Operatorët turistik në Shëngjin nga ana tjetër thonë se numri i turistëve të huaj është gjithnjë në rritje dhe ngjarja e fundit nuk ka ndikuar negativisht në këtë drejtim.

Mire është turisti të shkojë me një agjenci turistike jo si të thuash kty aty vend e pa vend. Me doemos ndodhin ngjarje të ndryshme sikur ka ndodhur dhe kjo e fundit. Ta respektojmë ashtu si duhet. Respektoje ashtu siç duhet sepse një turist të heq 1 mijë, një turistë të bie 10 mijë“, thotë Arben Fusha

Ajo çfarë të ofron rajoni i Lezhës në turizëm ka tërhequr vëmendjen e mijëra turistëve të huaj të cilët nga viti në vit numri i tyre është gjithnjë në rritje.
Gre.M/Shqiptarja.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/07/2015. Filed under Turizmi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.