Mësimi i gjuhës shqipe në emigracion i pamundur për mungesë fondesh

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2149
Femijet e emigranteve shqiptare ne Greqi dhe ne Itali do te vazhdojne te vuajne mosnjohjen e gjuhes meme. Edhe pse te gjithe titullaret e meparshem te arsimit kane premtuar sipas oreksit se do te hapnin disa shkolla publike shqipe jashte vendit, e disa te tjere dhuruan disa abetare, gjendja aktuale paraqitet mjaft shqetesuese. Emigrantet kerkojne tekste shkollore dhe mundesimin e hapjes se shkollave per femijet e tyre, te cilet nuk dine te lexojne e te shkruajne. Me nderhyrjen e diplomateve tane ne vendet perkatese, Ministria e jashtme propozoi financimin e librave, ne menyre qe femijet e emigranteve te mesonin abc-ne, por Ministria e Arsimit duket se nuk e perballon dot koston financiare, edhe pse shifra nuk behet e ditur.

Ne fakt, premtimet per te mesuar gjuhen ame e kane pasur fillesen qe ne vitin 2001, kur ish-kryeministri Ilir Meta u premtoi emigranteve 300 abetare. Vetem tre vjet me vone, ish-ministri Luan Memushi justifikohet se per shkollat shqipe ne diaspore shteti yne nuk ka fuqi financiare per te investuar njelloj si vendet e tjera. Ne vitin 2006 ish-ministri i arsimit Genc Pollo deklaron se ne pese qytetet me te medha te Greqise do te hapen shkolla shqipe. Ndersa me 27 nentor 2007 Presidenti Topi kerkoi nga parlamentaret greke qe shteti helen te lehtesoje procedurat per emigrantet shqiptare me hapjen e shkollave shqipe per femijet e emigranteve.

Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 16/05/2010. Filed under Gjuha Shqipe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.