Meidani kunder Rames: Nuk e mbeshtes greven e urise

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1720
Kane filluar te dalin nje nga nje, figurat qe shprehen kunder greves se urise se deputeteve dhe simpatizanteve socialiste, te iniciuar nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama. Ka qene ish-presidenti Rexhep Meidani ai qe nga kryeqendra e Kosoves ka leshuar sinjale negative ne drejtim te ngujimit te deputeteve socialiste. “Nuk e mbeshtes greven e urise ne te cilen jane futur anetaret e Partise Socialiste”. Keshtu u shpreh ne Prishtine ish- presidenti i Shqiperise, Rexhep Meidani, gjate nje ligjerate te mbajtur perpara studenteve te universitetit privat “Fama”, duke shtuar se “greva e urise duhet te shfrytezohet vetem ne situata te jashtezakonshme per te arritur rezultate te medha”. “Per rastin konkret, mendoj se eshte me shume se sa nevoja qe ky proces transparence te gjente pergjigjen e duhur qofte permes dinamikes, qofte permes nderhyrjes se institucioneve te tjera apo rritjes se ndjeshmerise qytetare. Keto elemente jane realizuar pergjithesisht, ky element i fundit ne mendimin tim eshte i tepert dhe mund te sjelle shqetesime relativisht serioze per zhvillimet demokratike dhe per stabilitetin politik dhe ekonomik ne Shqiperi”, tha Meidani. Ish-presidenti Meidani u shpreh me tone kritike ndaj qendrimit qe po mban Partia Demokratike rreth kesaj ceshtjeje. Nuk eshte hera e pare qe drejtues te kesaj parti shprehen kunder vendimeve te kryetarit socialist Rama, ne lidhje me luften politike.

Me se njehere ata jane shprehur kunder qendrimit te PS jashte Kuvendit, dhe per pjesemarrjen ne miratimin e reformave integruese. Kjo ka sjelle jo pak perplasje ne kete parti, qe ka filluar me shfaqjen e LMN, por dhe me deklaratat e herepashershme te Pellumbit dhe Agollit kunder bojkotit parlamentar, madje dhe kunder bojkotit te kushtezuar dhe idese se hedhur tashme per mosbindje civile. Flasin njerez te kultures dhe sportit Fatos Kongoli, shkrimtar: “Qendrime te tilla te paarsyeshme, te palogjikshme, demtojne opoziten si dhe imazhin e Shqiperise. Une jam kunder metodave revolucionare te zgjidhjes se problemeve. Nuk mund te biesh pre e nje demagogjie te tille qe i doli boja. Po veprohet shume gabim nga kreret e opozites. Edhe Fule i tha shqip dhe qartazi, se faji qendron teresisht ne anen e opozites”. Suela Konjari, Soprano: “Flas si nene, sa shume e kemi pritur per femijet tane, qe te hapen dyert. Mbi cdo parti, ne duhet t’i shohim femijet tane, te shkojne lirisht ne Evrope. Te mos pengohet ky proces”. Klodiana Shala, rekordmene: “Edi Rama nuk mund te nderprese liberalizimin e vizave. Greva e socialisteve kercenon kete arritje historike te Shqiperise, liberalizimin e plote te vizave. Nje proces, qe eshte nje enderr e te gjithe shqiptareve”.

Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/05/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.