Mbi debatin fetar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3890
“Fanatizmi asht antifetar”
(Nga Fjalimi i At Anton Harapit mbajtë me 17 maj 1944 në Kinema “Kosova”, Tiranë)
Po e sjell ma hollësisht atë fragment fjalimi të At Anton Harapit: “Fanatizmi asht antifetar. Për rrjedhojë ai asht antishoqnor. Për rrjedhojë ai asht antikombtar”.

At Anton Harapi asht ndër ata Fatosa të këtij Kombi gurthemel Atdhetarie e Besimi, para të cilit duhet  të rrimë me përvujtësi. Si e ka thanë në gjyqin famëkeq që i kurdisen turpshëm komunistat, “Klerin katolik shqiptar mund ta fajosojsh për shumëçka, edhe se kah nji herë ka lanë mbas dore punët e fesë, po nuk mund të akuzohet kurrë se la mbas dore fatet e Atdheut”.

E ja, sot mbas 66 vjetëve, gjendemi para një fanatizmi rrënimtar, në mos edhe ma keq. E kur them para një fanatizmi rrënimtar, askush të mos keqkuptohet: asht ekstremizmi islamik edhe i institucionalizuem, por asht edhe ekstremizmi katolik e ai ortodoks. Të gjithë, pa dallim, janë antifetarë, antishoqnorë e rrjedhinmisht antikombëtarë.

Kjo dukuni ndjellëkeqe “mundet me u prekë me dorë” edhe në faqet e “zemrashqiptare” e të shumë sitove e gazetave në shkrimet e Olsi Jazexhiut, Mexhit Yvejsit, Illiricum sacrum, fjalimet e Janullatos, të Tërnavës e jo pak të tjerëve.

Po përpiqem me shtjellue në vijim këtë qendrim antifetar, antishoqnor e antikombëtar të disa prej tyne tue u nisë prej disa shkrimeve pikërisht tek “zemra shqiptare” ashto edhe sito të tjerë.

Mbi shkrimin e Yvejsit “KATEDRALE KATOLIKE APO POLITIKE?

Vëreni me kujdes si e fillon shkrimin e tij mbi përurimin e Katedarales “Nanë Tereza” Yvejsi:

“Në Prishtinë, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit të bekuar Ramazan, në prag të Natës së Madhe të Kadrit, u përurua katedralja me emrin e Nënë Terezës”.

Konteksti i ngjarjes duket sikur nuk asht vendosë në Trojet tona Arbnore, po diku në “Arnautistanin” e z. Yvejsi: “…. dita e 26 e muajt të bekuar të Ramazanit, në prag të natës së Madhe të Kadirit…”. Shkurt, ajo Faltore e Shejtë Katolike duket sikur asht ngritë diku në shkretinat arabike.

E matej:

“…… vënien e gurthemelit të Katedrales katolike e ka bërë ish kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili, ndër të tjera, tha:

“Ne jemi të bindur se ndërtimi i Katedrales “Nëna Tereze” do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i mirëkuptimit…”

A qëndron kjo? Jo! Po, çka tregon kjo? Kjo tregon, përveç të tjerave, papjekurinë fetare. Papjekuria fetare, siç thoshte Kanti (1724-1804), është jo vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha.

Vneri rrjedh lumë. Do të citohet për të saten herë Bibla, do të citohet pra edhe Kanti, si e si me përligjë urrejtjen e tij për gjithçka që asht e krishtenë, për gjithçka që asht mirëfilli shqiptare . E nuk asht e para herë: Jazexhiu, Yvejsi, Ternava, Baleta, Feri e lloji i tyne kishin me dashtë me fshi nga historia jonë gjithçka na ban krenar, Gjergj Katriotin e Nanë Terezen, Pjeter Bogdanin e Ibrahim Rugoven, Isa Boletinin e At Fishten, Faik Konicen e Luigj Gurakuqin; ata po, do të donin që të fshihej njëherëemirë Historia e Shqipnisë e të nbetej ajo e “Arnautistanit” të tyne, Sulltan Murati e Haxhi Qamili e gjithë ata që, si e ka thanë Mjeda, ishin të atillë sa meritojnë të njejtin mallkim si Mustafa Pasha:

Del, mizuer, kendenaj,

del, prej merzitije,

zgaq i përbuzëshëm

Shqipnia të volli,

ty shpina e detit,

ai vend robnije,

t’pret Anadolli.

Nuk ma do mendja se gjithë ky vner rrjedh vetëm prej mendjesh të errësueme prej fanatizmit. Nuk përjashtoj që mbas këtij qendrimi antikombtar të jenë edhe forca të tjera të errta, kryekëput antishqiptare.

Një komentues i shkrimit të Selim Hasanajt thotë se nuk asht e drejtë me i akuzue të tjerët si tradhëtarë pa pasë fakte. Gjithçka asht relative. Varet çka kupton zotnia me sintagmen “tradhëtar”. I tillë nuk asht vetëm ai që i kundërvihet me armë Atdheut të vet, apo vihet në sherbim të të huejve në rrugë të fshehtë, por edhe ai që tradhëton IDEALET ATDHETARE. E në publiçistikë ka një thanje të artë: “unë e di, por nuk kam fakte”.  Nuk ke si të mos e dijsh kur lexon shkrimet e tyne të përgjakuna me shpatë ostomane.

Illiricum Sacrum apo prokurori inkuizitor?

Kohët e fundit asht shfaqë në sito të ndryshme edhe ky personazh enigmatik me pseodonimin tingëllues “Illiricum Sacrum”. Edhe ky, si Yvejsi, sjell citime prej Ungjijve, prej enciklikave të ndryshme papnore, por në asnjë rast nuk sjell një citim prej Papës Gjon Pali II mbi bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjelltë në mes besimeve monoteiste. Asnjë citim prej njenit prej telogëve ma të mëdhej e ma përparimtarë të mbas Luftës së Dytë Botnore, Kardnal Martinit.

Ai lëshon “rrufetë e Zeusit” mbi të gjithë ata që nuk janë basimtarë të Jezusit, gjithmonë simbas “metrit” të “Illiricum Sacrum”, taman si një prokuror inkuizitor. Ai harron se janë bijë të Zotit si besimtarët, ashtu edhe ata që nuk besojnë. Se përçamja e urrejtja ndërfetare asht fanatizem antifetar.

Kur dikush e qortoi Jezusin se rrinte shpesh me fajdexhijtë e prostitutat, Ai u përgjegj: “Të smuetit kanë nevojë për mjekun”.

Por jo, “Illiricum Sacrum” lëshohet rryeshëm mbi heretikët që na paskan zanë udhën me gjamë e bubullima citatesh.

Ja disa citate të sjella rishtas e komenti im për ta:

34 Pyetje . A eshte Kisha Katolike e pagabueshme ?

Pergjigje. Po, Kisha Katolike eshte e pagabueshme, dhe ata qe mohojne vendimet [percaktimet] e saja, ata humbasin Fene [katolike] dhe behen heretike.

Komenti: Papa Gjon Pali II kërkoi ndjesë për djegjen e Giordano Brunos. A duhet ta shpallim Papen Gjon Pali II heretik?

60 Pyetje. Kur eshte percaktuar se Papa eshte i pagabueshem ?

Pergjigje. Pagabueshmeria e Papes u percaktua nga Kisha Katolike ne Konçilin e Vatikanit (1870), dhe nese ndokush do te pretendonte te kundershtonte kete percaktim [kete vendim], atehere ai do te behej heretik dhe do te ishte i çkisheruar. (jashte Kishes Katolike).

Komenti: Vatikani asht detyrue edhe t’i fshijë nga historia e tij disa Papë, si bie fjala Papen Gjoni XXIII (Baltasare Cosa), aq gjakatar ishte.

Illiricum Sacrum: Por, ky vllazerim, kjo dashuri e ky unitet kombetar nuk mund te behet dosido dhe ai ka nje çmim qe duhet paguar.

Ai nuk mund te behet me metodat e judeo-masonerise nderkombetare qe udheheq sot Europen dhe boten mbare. E keto metoda planifikojne te shkaterrojne se pari Fene shenjte Katolike dhe pastaj te gjitha sektet e tjera te rreme, te shkaterrojne te gjitha kufijte dhe unitetin nacional te kombeve me parudhen e njohur “Perça e sundo”, dhe te bashkojne te gjithe njerezit, si bagetia, ne nje vllazerim boteror, me nje fé boterore (ku nuk ka me asnje dallim midis katolikut, myslimanit, budistit, shizmatikut orthodoks, etj) dhe me nje ekonomi boterore.

Komenti: Lum si ju që i njihni vetes të drejtën të jepni gjykime universale! Kështu nuk kemi pse lodhemi e të shfletojmë ma as teologë, as filozofë të tjerë. Kjo sentencë e jueja tashma mund të konsidrohet kërthiza e urtësisë njerëzore, kështuqë, me çelësin që na jepni, do të kemi mundësi të çelim dyer për ne toksorët të panjohuna e të marrim udhën që na këshilloni.

Zotni, si e kam thanë edhe në një koment të shkrimit tuej të datës 09.09.2010 te “zemrashqipatre”, kjo asht hera e fundit që u përgjigjem.

Deliri juej asht fatkeqësija juej.

Kandvështrime të tjera.

Natyrisht, ka të tjerë që kanë dalë haptas me antishqiptarizmën e tyne, jo vetëm nëpërmjet një fanatizmi mjeran fetar, si Jazexhiu, Feri, Baleta etj. Nuk ia vlen të merrsh me ta. Ata e kanë shpallë haptas antishqiptarizmën e tyne, pa ndje nevojen e citimit të Bibles si Yvejsi, edhe pse, ndoshta, si shpjegon historiani Hamdi Bushati, mund të rrjedhin prej mbetjeve osmane ndër shekuj, ardhë prej Firifistunit.

Në raste të tilla, këta turq apo jemenitë, le të botojnë në gazetat e tyne arabisht, jo në sitot shqiptare.  Ashtu sikundër nuk do të kishin vend Jankoviçët apo Papalopiditis në këto faqe.

Këtu e kam fjalën për ata që ndjejnë shqiptarisht, por që harrojnë se ekstremet takohen e në vend të dobisë sjellin dam.

Unë i kuptoj dhe i mirëkuptoj shqetësimet e shfrimet tronditëse të Ilir Dardanit për çka po ndodh në trojet tona, po nuk jam i një mendje me urrejtjen e tij.

Po përpiqem me thjeshtësue konceptin. Doemos duhet t’u kundërvihemi ideve të vnerta të Yvejsit, po jo të kalojmë në urrejtje për Yvejsin. Unë, të kisha rast, do të ulesha e të pija kafe me te me kënaqësi, pse besoj ende se asht shqiptar, por me mendje të errësueme. Do t’i thoja edhe se Baki Ymeri në Bukuresht apo Naser Aliu në Gjermani, Selim Hasanaj e Gjergj Kabashi në Norvegji, Fritz Radovani në Australi e Daniel Gàzulli në Lezhe – atje ku ka vorrin Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti -, nuk shqetësohen për të ardhmen e Arbnisë, pse ate nuk mund ta rrënojë asnjë sulm i vnertë islamik, po pse jemi të trishtuem si po bjerrim vëllaznit tanë kështu, tek i shohim në shërbim të ishpushtuesëve ma gjakatarë për pesë shekuj me radhë. Do t’i thoja po këto fjalë që po rrjeshtoj këtu, po në fund do t’i shtërngoja dorën dhe do t’i uroja shëndet.

I shkruej këto radhë ndërsa gjendem jashtë shteti për kurim. E kur je larg Atdheut, keqardhja për baltosjen e Historisë Kombëtare e të Simboleve të tij të Shejtë randon ma shumë.

Daniel Gàzulli
Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/09/2010. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.