Mauzole per A. Zogun?!- edhe një tjetër marrëzi e Politikës shqiptare

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2552
Nuk kanë kaluar jo më pak se 22 vite nga rrëzimi i bustit të Diktatorit dhe heqjes së relikeve të tij në të gjithë vendin, kur një tjetër budallalëk i politikës shqiptare është duke ndodhur këto ditë të nxehta gushti: propozimi për ngritjen e një Mauzoelu për …kë do të thoni ju? për të ashtuquajturin mbret Zog. Propozime të tilla po vijnë gjithmonë po nga ajo pjesë e klasës politike e cila dikur si formë e nomeklaturës së kuqe i bënte elozhe dhe I servilosej dhe sigurisht e përkrahte me c`të mundëte ish diktatorin e atëhershëm duke I thën fraza pompoze si :..i u bëftë dita 1 mijë… marrtë nga ditët tona… etj, etj.

Po përse kjo dashuri e papritur për Ahmet Zogun? A nuk mjaftoi që i u vendos emri i bulevardit? A nuk mjafton një bust i zakonshëm p.sh., në Burrel? Përse kjo mani e cmëndur për të bërë mauzolera të tjera në Shqipëri?
Me sa duket mentaliteti ish-komunist vazhdon të veprojë edhe këtu duke e patur zanafillën tek Mauzoleu i Leninit në Moskë. Dihet që sot zërat në Rusi po vijnë e po shtohen që Lenini i balsamosur të varroset njëherë e mirë në një varr si gjithë të tjerët , pavarësisht se (sipas tyre) ka qënë babai i republikës së parë ruse. Po Politikanët tanë c`kanë që kërkojnë ti bëjnë Mauzole Zogut?
Po të ishte për një vënd të nderuar -do të ishte varri i Skënderbeut, ose dhe për Ismail be Vlorën Kryeministrin e parë të Shqipërisë.
Duhet të shikohet eksperienca e perëndimit dhe e vëndeve të BE dhe të SHBA; nga kjo, del se të gjithë udhëheqësit e shteteve qofshin ato president apo kryeministra, qofshin ligjëvënës të nderuar apo shtet-formues, janë të varrosur në varre ku prehen përkatësisht njerëzit e respektuar të shtetit përkatës, dhe historia e veprës së tyre gjëndet nëpër muzeume shtetërorë apo privatë, porn ë asnjë rast nuk kanë bërë Mauzoleume apo Piramida sic ka tentuar të bëjë politika shqiptare. As vetë Ahmet Zogu nuk bëri ndonjë mauzole por bëri në vënd të kësaj një pallat mbretëror (ish pallati i pionerëve) –një tip oriental Mauzoleu që në të gjallë të tij.
Po kështu Enver Hoxha krijoi dicka më ndryshe por që në thelb ishte një tip pallati mbretëror të cilin populli e quajti `Blloku`. Tahmaja e diktatorëve ishte që të izoloheshin nga populli sepse populli binte era djersë, populli vinte era përc, populli ishte turmë , prandaj le ta dinte që drejtuesit qofshin ata të tipi mbret Zog , qoftë ata të tipit Enver kishin në thelb- totalitarizmin dhe diktaturën ; Zogu diktaturë të djathtë, Enveri diktaturë të majtë, dhe si të tillë në mëndjen e tyre gëlonte idea orientaliste e përjetësimit.
Atëhere del pyejta e thjeshtë: përse kërkojnë një marrëzi të tillë për Ahmet Zogun? A nuk do të mjaftonte një pavion në Muzeun historik, një rrugë me emrin e tij, një varr si gjithë të tjerët, ndonjë bust (sepse ai ka qënë e mbetet personazh historik)?
Njihen bëmat e Ahmet Zogut, krahas idesë se ai formoi shtetin shqiptar gjë që nuk është e vërtetë, sepse paketë kushtetuese ka patur që pas Kongresit të Lushnjës, ai do të mbetet si një person hajdut që vodhi thesarin e vëndit ( cfarë rastësie, se ku e kemi dëgjuar më vonë këtë problem me thesarin edhe në kohën e demokracisë?!!!), jo vetëm që braktisi ushtrinë dhe popullin e tij duke ikur si një tradhëtar nga vëndi, por Zogu sikur të ishte pronar i Shqipërisë së asaj kohe guxoi të shkëmbejë toka dhe t`ua japë dhurata fqinjëve (cfarë rastësie, se ku e kemi dëgjuar këtë hyner edhe tani në kohët e demokracisë). Pra nëse do të ishte Shqipëria pjesë e Perandorisë turke pot ë kishte një vezir si Zogu apo si Enveri, pao si Ali Pashai, atyre do tu ishte prerë koka dhe jo tu bëhej Mauzole dhe piramidë. Po ta shikosh nga ana ekonomiko-financiare dhe demografike Zogu e la Shqipërinë me 800.000 banorë, me rreth 100.000 banorë të larguar, me ekonomi e financa për faqe të zezë. Atëhere del përsëri pyetja: për cfarë do ti bëhej këtij njeriu Mauzole?

Sa për Enver Hoxhën nuk po zgjatemi se dihen gjërtat.
Mendoj se arësyet e kësaj marrëzie janë më të thella dhe i kanë rrënjët tek mentaliteti orientalist lindor (dhe sigurisht të ndërthurura me dogmën e komunizmit për kultin e individit). Mendoj se politikanët e sotëm duan të lënë gjurmë edhe për vehten e tyrë kur të vijë koha e pashmangshme e ndarjes nga jeta.

Politikanët tanë të marrosur pas 3 `P`-ve (dikur pas 2 P`-ve: pushtet-para- seks), me të njëjtën mëndësi si pararendësit e politikës shqiptare (me përjashtim të Nolit) ëndërrojnë të përjetësohën pas vdekjes packa nuk e thonë.
Por harrojnë se për veprime të tilla duhet vota e popullit, e sovranit; dhe dihet që u bënë 22 vjet që kjo votë nuk është transparente, nuk është ashtu si e do populli, nuk ka shkuar atje ku e do populli. Këtë e kanë vërtetuar deklaratat e komisionerëve dhe të përfaqësuesve të KE dhe të përfaqësisve perëndimore në Shqipëri, në të cilat është thënë që në asnjë rast votimet parlamentare nuk kanë qënë as të rregullta dhe as transparente, por kanë qënë ose `të pranueshme por jo të rregullta`, ose `të pa pranueshme` (si zgjedhjet e 1996), ose ` me problem dhe të debatueshme`. Këtë e vërtetojnë gjithashtu ndërhyrjet e pareshtura në Ligjin për zgjedhjet dhe për Komisionin qëndror të zgjedhjeve. Vota e Sovranit do të tregonte se nuk mund të vendoset nga një njeri, nuk mund të vendoset as ndonjë një formë e pushtetit, pavarësisht të drejtës ëpër të qeverisur.
Në Shqipëri një nga të metat kryesore të politikës është idea e marrë se kur merr pushtetin mund të bësh c`të duash pa e pyetur më sovranin.
Por eksperineca dhe legjislacioni në vëndet perëndimore ka treguar se për probleme madhore përsëri kërkohet mendimi o sovranit. Po tek ne? A mundet që pjesë të politikës së majtë apo të djathtë të kërkojnë pa teklif të përjetësojnë `heronjtë` e majtë apo të djathtë, pa një consensus të plotë midis të dy palëve? A mundet që pjesë të politikës shqiptare të anashkalojnë sovranin për vendimarrje të mëdha? A mundet që pjesë të politikës shqiptare të injorojnë analizën historike dhe faktet historike, të anashkalojnë profesionistet dhe teknokratët për sa I përket personazheve historikë? Referendumi i 97 tregoi se sovrani nuk e deshte mbretërinë. Apo jo?
Cdo pjesë e politikës ka heronjtë e vet, cdo komunitet fetar ka heronjtë e vet. Atëhere del pyetja: Kush do të caktoje se kush është hero, dhe kush është personazh historic? Kryeministri? Presidenti? Akademia shtetërore? Klanet politike?
Shikoni zotërinj se si e kanë zgjidhur këtë problem perëndimi , vëndet e BE, dhe SHBA. Atëhere do të kuptoni të vërtetën për heronjtë, personazhet historikë dhe se cfarë i ndan ata nga Kulti i Individit.

Pirro Prifti/Proletari.Com
priftipirro@hotmail.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/09/2012. Filed under Analizë,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Mauzole per A. Zogun?!- edhe një tjetër marrëzi e Politikës shqiptare

  1. sokoli

    13/12/2012 at 09:43


    LEKA I
    Nga Anne Matheson, Madrid
    Monarkë në ekzil, mbretër të kurorëzuar dhe mbretëresha në fron, përfaqësues shtetesh nga të gjitha anët e botës, do të mirëpresin celebrimet festive të dasmës së Mbretit Leka I të Shqiptarëve me Susan Cullen-Ward në Francë, në fund të shtatorit. Gjithashtu, do të ketë më shumë se 1000 vetë që përfaqësojnë 76 komunitetet shqiptare të diasporës të shpërndarë ngado në botën e lirë. 34-vjeçarja Sue Cullen-Ward do të jetë kësisoj dy herë e martuar dhe tri herë e bekuar për shqiptarët, duke i shtuar edhe një bekim të katërt që ajo do ta marrë nga pastori i Kishës Anglikane. E para nga dy ceremonitë e saj të dasmës do të jetë civile. Tjetra, në përputhshmëri me kushtetutën mbretërore shqiptare, do të bëhet nën prezencën e Avokatit Selim Beu, Kryekancelar mbretëror. Sue do të njihet nga shqiptarët si Mbretëresha Suzani ( shën.: duket qartë se emri Suzani është vetëm perceptim i gabuar i shqiptimit të emrit Suzanë, që ngjan disi i vështirë për anglishtfolësit e që gjatë gjithë materialit, vijon të shkruhet si i tillë nga autorja), siç shqiptohet ajo në shqip. “Unë nuk vendosa ta ndryshoj emrin tim në martesë, siç më sugjeruan, thotë ajo. Ajo shpreson të mësojë mjaftueshëm shqip, një gjuhë që ajo e mendon se është e lehtë për tu shkruar, porse e vështirë për tu shqiptuar, në mënyrë që të jetë e aftë të mirëpresë njerëzit e bashkëshortit të saj gjatë ceremonisë së dasmës zyrtare, që do të mbahet tri javë pas asaj civile në kështjellën mesjetare të Markezit të Kalderonit (Marquis de Calderon) në Toledo të Spanjës. Mbreti Leka dhe e shoqja do të bekohen nga myslimanët(ai është mysliman, pasi 75 % e shqiptarëve janë të tillë), Kisha Orthodokse e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe ajo Anglikane. Nëna e Mbretit, Mbretëresha Geraldinë, është një nga 10 përqind e shqiptarëve që mbartin besimin katolik. Sue do të vijojë të mbetet një anëtare e Kishës Anglikane. Fakti se ajo është e divorcuar (ajo ka qenë martuar para pesë vjetësh me një anglez, Richard Williams, por ata u divorcuan katër vjet më parë) nuk përbën ndonjë pengesë për martesën me një Mbret mysliman. “Profeti Muhamed u martua me një të krishterë dhe pastaj pati një divorc”, na thotë një zëdhënës i Mbretit, “kështu që e kemi një preçedent”. Sue do të mbajë veshur pjesërisht kostumin kombëtar shqiptar përgjatë ceremonisë së dasmës, si dhe simbolet e familjes mbretërore e bizhutë e dhuruara asaj nga Nëna Mbretëreshë, Geraldinë. Fustani i dasmës, është i këndshëm dhe elegant; i zbukuruar me qëndisje në fije ari, modeluar nga stilistja australiane, Zonja Hughes, që po bëhet gati në Madrid. Ajo nuk do të mbajë një kurorë mbretërore. Mes të parëve që i dërguan urimet më të mira për lumturi çiftit kur u shpall fejesa, ishin miqtë më të afërt të Mbretit. Mbreti Boduin dhe Mbretëresha Fabiola e Belgjikës. Të tjerë koka nën kurorë që kanë nisur urimet dhe lajmëruan se do jenë në ceremoni, ishin edhe Shahu i Persisë dhe Mbretëresha Farah Diba, Mbreti Hussein i Jordanisë dhe Mbretëresha Alia, si dhe Mbreti Bhumibol dhe Mbretëresha Sirikil e Tailandës.

  2. Shpendi

    25/09/2012 at 10:02


    Prandaj sala don me e modernizue Shqipninë me arin e zi të çallmave arabë sipas modelit arkitektonik arab, që nuk bahen kurrë miqë me qytetnimin euro-amerikan. Dhe dihet se sa bëma po bajn kta për ditë kundër qytetnimit. Por perëndimi i vëzhgon kto lloj portretesh aspak shqiptare me kujdes dhe me durim e afron për hir të racës shqiptare europiane dhe asaj gjeografike. anë.Nuk di çtë them tjetër se po shkumoj për kta fundçet e qenefeve. Duke i sjellë ksi portretesh andikapësh me ftyr të vrerosun e mustaqe miut të përçudnuem(se shqiptarët e vërtetë i mbajnë bukur mustaqet) nëpër sallone europianësh e amerikane u tregon se ne shqiptarët nuk ju duem, se zemra na rrah te rexhep tahiyp erdogani e te konferenca terroriste islamike. Dhe dy parti tashmë i financon direkt banda e erdoganit si ajo e bamir top-tanit dhe e muhaxhirit të Kosovës, kreshnik spahiziu. Ke një tjetër portret islamik si ai lulzim basha, që kaloi një kohë të pazbardhun në vendet arabe, adashi trashëgimtar i fronit të salës dhe kujdestar i familjes të sulltan novruzit sali rahm–ham–ham,…
    Atëher me kët sfond aziatik shtetnor e partiak si mund të na afroji shpirtnisht Europa dhe SHBA?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.