Maqedonia zgjedhje të parakohshme

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5491
Gruevski ftoi Cërvenkovskin në zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri i vendit Nikolla Gruevski dhe njëherësh kryetari i partisë më të madhe Maqedonase VMRO-DPMNE, publikisht ftoi Branko Cërvenkovskit liderin e LSDM-së në zgjedhje të parakohshme.

“Në kushtet kur LSDM i bënë dëmë shtetit,e ftoj Branko Cërvenkovskin që nesër të vij në Parlament, ta votojmë ligjin për zgjedhje të parakohshme dhe të shpallen zgjedhjet” – deklaroi Nikolla Gruevski në një intervistë televizive.

Ai gjithashtu theksoi se partitë në pushtet kanë qenë kundër zgjedhjeve të parakohshme me qëllim që koha të shfrytëzohet për të mirën e vendit.

“As VMRO-DPMNE dhe as BDI nuk ishin për zgjedhje, ishim të mendimit që të shfrytëzojmë vitin për të shënuar progres në shtetin tonë drejtë rrugës për në BE dhe NATO, për zgjedhjen e emrit, reformat ekonomike, mirëpo ajo që bëhet si dëm nga ana e jashtme dhe që prishet imazhi i shtetit, ajo është që më bënë të ndjej përgjegjësi që ti jap fund” – deklaroi Gruevski.

Mbetet dilema se përse, menjëherë pasi arriti në Maqedoni pas takimeve me përfaqësues të lartë të SHBA-së si Biden dhe Clinton, mbetet i qëndrimit që Maqedonia duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Koha e Re

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/02/2011. Filed under Maqedoni. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Maqedonia zgjedhje të parakohshme

  1. agim

    21/02/2011 at 10:54


    Maqedonia esht shtet absurd. Cohen socialistët të kërkojn zgjedhje kur situata ka agravuar, pra shfrytëzojnë momente konfliktesh midis nacionalitetit shqiptar dhe qeverisë maqedonase.Pra në një kohë ku përplasen shqiptarët prej provokimeve të akteve antishqiptare të qeverisë dhe në vend që socialistët të ndërhyjnë për të zbut tensionet ndërnacionale menjëherë i hedhë zjarrit maqedonas benzinën duke mos ndikue për të mirë, por duke e lënë konfliktin të hapur për t’u rivene në lëvizje sipas situatave të maqedonasve braktisë parlamentin dhe shkakton krizë politike.
    Pra në të dy krahët e politikës dallojmë sjellje absurde për përfitime direkt të interesave vetëm të nacionalitetit maqedonas.
    Gruevski ka manifestuar një sjellje politike dhe ultranacionaliste tej diabolike me pranimin e solucionit të zgjedhjeve të parakohëshme, duke e ditur se Gruevski i rifiton zgjedhjet prej kartës ultranacionaliste dhe socialistët me djallëzi humbin, por dalin të fituar në interesat nacionale duke u dukë se po ndihmojnë shqiptarët në një anë dhe në anën tjetër e lejnë konfliktin në gjendje latente.
    Kësaj i thojnë ”Shumë zhurmë, për asgja”.
    Lojrat nacionale të maqedonasve luhen nga e djathta dhe e majta me hile, pasi pala shqiptare janë të etur për para e pushtet dhe cështjen nacionale i kanë në planë terciare, duke i përdorë sipas situatave të lëkundjeve të pozicioneve karriere të tyre në pushtet.
    Pra loja vazhdon e maqedonasve bukur, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të degjenerojnë duke u bë vegla qorre të tyre.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.