Maqedonia humb 15 milion euro nga bllokadat greke

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3017
Shoqatat e transportuesve të Maqedonisë ka vlerësuar se nga bllokadat më shumë kanë pësuar transportuesit të cilët kanë si destinacion portin e Selanikut.

Maqedonia po shënon humbje nga bllokimi i pikave doganore greke nga grevat e organizuara.

Sipas vlerësimi paraprake të Odës Ekonomike të Maqedonisë, nga bllokimi i deritanishëm i pikave kufitare greke, për shkak të grevave periodike disaditore të doganierëve grek, vendi dhe ekonomia kanë shënuar humbje prej rreth 15 milion euro.

Shoqatat e transportuesve të Maqedonisë ka vlerësuar se nga bllokadat më shumë kanë pësuar transportuesit të cilët kanë si destinacion portin e Selanikut. Nga bllokimi i tre pikave kufitare nga pala greke, dëmet e transportuesve vlerësohen të jenë deri tani rreth 2 milion euro.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në Shkup javën e ardhshëm pritet ti dorëzojë një notë proteste Zyrës ndërlidhëse greke në Maqedoni, për të shprehur reagimin lidhur me bllokimin e kufijve nga grevat e vazhdueshme.

Nga muaji korrik, autoritetet doganore greke filluan grevat, duke intensifikuar ato vazhdimisht, në shenjë revolte nga kriza ekonomike dhe restrikcionet e bëra financiare që kanë goditur edhe doganën greke. Me grevën e tanishme që ka filluar prej dje, ndalohet për 10 ditë kalimi i makinave dhe transportuesve, ndërsa lejohen vetëm këmbësorët që kalojnë kufirin.
INA

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/11/2011. Filed under Ekonomi Politike,Maqedoni. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento