Malësia rrezikohet nga boshnjakëzimi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3262
Këshilltari i Lidhjes Demokratike në Kuvendin komunal të komunës urbane të Tuzit Nikollë Camaj mendon se Partia Boshnjake në Tuz po favorizohet shumë. Ai po ashtu  shprehu shqetësimin së Tuzi dhe krejt Malësia po kërcënohet nga boshnjakëzimi dhe mund të ketë fatin e Plavës dhe Gucisë, shkruan e përditshmja malazeze Dan.

“Partia Boshnjake po kushtëzon pushtetin lokal. Së pari nisen me vendosjen e flamurit boshnjak në Kuvendin e Komunës urbane, pastaj na sollën sekretarin, person i cili nuk e flet gjuhën shqipe. Boshnjakët kanë mëndim krejtësisht ndryshe për organizimin e referendumit për fitimin e Komunës së plotë dhe emërtimit të saj. Kësaj popullate i pengon emri Malësia. Kjo është Malësia dhe këta zotërinj nga do që kanë ardhur  duhet ta dinë se kanë ardhur në Malësi.

Administrata e KU Tuz është e gatshme të pranoj të gjitha kushtëzimet vetëm që atyre mos të ju rrezikohen pozitat“, ka deklaruar Camaj.
Nikollë Camaj/Ulqini-Online.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/11/2011. Filed under Mali i Zi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Malësia rrezikohet nga boshnjakëzimi

  1. ZOGU

    23/05/2013 at 07:54


    O Nikolle nese kete mendim qe ke shkruar eshte e ktyre muajve te fundit ateher nuk do te them se ja ke qelluar, sepse kah moti eshte pa se ky problem po i kanoset Malsis. Ne mendesine e grupeve te tilla ne rrafshin lokal dhe global nenshtrohen lehte por asnjhere nuk pushojne per te pushtuar territor, dhe ne ate moment kur ata kan numrin kane njefije pushtet dhe kane pushtua territor, per ta nuk ka ma marrveshje, gjithcka bjen poshte, Kjo po ndodh si ne aspektin lokal po ashtu edhe global, Besa me vetdije apo pa, me mundesi apo pa, Malsis i ka dal gjumi pak vone ne kete drejtim. Edhe pak nuk e di kush ka me pranua se kush ku ka ardhe,

Komento